PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, turizmi kundër varfërisë
2015-12-16 11:32:53 CRI Komenti juaj Printoni

Në 5 vjetët e ardhshëm, Kina synon të ndihmojë 12 milionë banorë të dalin nga varfëria nëpërmjet zhvillimit të turizmit.

Krahas zhvillimit ekonomik dhe rritjes së të ardhurave të banorëve, struktura e konsumit të tregut të brendshëm në Kinë po pëson ndryshime. Turizmi rural është bërë një mënyrë e re çlodhjeje e qytetarëve kinezë. Sipas të dhënave statistikore, deri në vitin 2014, ishin regjistruar mbi 2 milionë familje fshatare që ofronin shërbime turistike. Ndërkohë, 100 mijë fshatra turistike pritën 1.2 miliard vizitorë, sa 1/3 e numrit të përgjithshëm të turistëve në Kinë, në të njejtin vit.

Kjo e bën turizmin rural një formë të rëndësishme për zhvillimin e zonave të prekura nga varfëria. Sipas z. Wu Wenxue, zv. drejtor i Administratës Kombëtare të Turizmit, nga viti 2010 deri në vitin 2014, 10% e popullsisë së varfër, e barabartë me 10 milionë banorë ka përmirësuar nivelin ekonomik nëpërmjet zhvillimit të turizmit.

"Fshatarët në vështirësi ekonomike mund të përmirësojnë jetesën e tyre nëpërmjet pjesëmarrjes në disa shërbime turistike, si hapje e motelesh ose kopshtesh, duke u punësuar në ndërmarrjet turistike, duke shitur prodhime bujqësore vendore, duke marrë me qira tokën për ta shfrytëzuar për turizëm etj,", tha z. Wu.

Sipas tij, Administrata Kombëtare e Turizmit do të përsosë politikat, do të nxitë risitë e sistemit, do të integrojë burimet, duke shtuar investimet për të forcuar rolin e turizmit në fshatra dhe për pasojë në shtimin e të ardhurave të fshatarëve.

"Do të publikojmë masa të reja për rritjen e cilësisë së turizmit rural. Administrata e Turizmit do të rrisë investimet për të krijuar një mjedis më të pastër, duke përmirësuar nivelin e shërbimeve", u shpreh z.Wu Wenxue.

Aktualisht, mbi 70 milionë kinezë jetojnë nën nivelin e varfërisë. Lidhur me këtë, Administrata Kombëtare e Turizmit dhe Këshilli i Shtetit i Kinës vendosën që para vitit 2020 të pakësohet 17% e të varfërve, nëpërmjet zhvillimit të turizmit në fshat.

Sipas planifikimit, deri në vitin 2020, në Kinë do të krijohen 150 mijë fshatra turistike, tëcilat do të presin mbi 2 miliardë vizitorë, me më shumë se 1 trilionë juanë të ardhura, në dobi të 50 milionë fshatarëve.

Në një kohë kur turistët kinezë radhiten në vendin e parë në botë jo vetëm nga numri, por edhe nga aftësia e konsumit, vendet e ndryshme të botës po konkurrojnë për të tërhequr më shumë turistë kinezë.

Nga 2 deri më 3 dhjetor, me ftesën e Ministrisë së Turizmit të Izraelit, 4 kuzhinierë të famshëm kinezë vizituan këtë vend për t'iu mësuar homologëve në Lindjen e Mesme gatimin e kuzhinës kineze.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit të Izraelit Amir Halevi i tha gazetarit:

"Tregu kinez është shumë i rëndësishëm për ne. Vitin tjetër, kompania ajrore Hai'nan Airlines do të fillojë një linjë të re direkte me Izraelin. Për të plotësuar kërkesat e vizitorëve kinezë duhet të përgatitemi nga të gjitha anët, si hotele, guida dhe ushqim. Prandaj ftuam kuzhinierë të njohur kinezë t'iu mësojnë kuzhinierëve izraelitë gatime të ndryshme".

Më 2 dhe 3 dhjetor, 4 kuzhinierë të famshëm kinezë Chen Qing, Li Xiaoming, Ma Jianping dhe Zhang Wei organizuan kurse mësimore në 4 qytete të Izraelit. Ndër ta, z. Chen dha kurse gatimi të kuzhinës së Sichuan mbrëmjen e 2 dhjetorit në shkollën e kuzhinës "Gan Gourmet" të Tel Avivit.

Z. Chen thotë se kjo është vizita e tij e parë në Izrael për kurse gatimi të kuzhinës kineze. Sipas tij, pala izrealite sheh mundësi të madhe konsumi të klientëve kinezë. Megjithatë, ushqimi vendor mezi përshtatet me shijet e shumicës së turistëve. "Izraelitët janë kryesisht besimtarë të Judaizmit, i cili ka rregulla të rrepta për zgjedhjen e ushqimit", tha z. Chen.

Pasi provuan gjellët e gatuara nga z. Chen, shumë pjesëmarrës izraelitë të kursit vlerësuan lart shijen e veçantë të kuzhinës kineze.

Shumë prej pjesmarrësve mbanin shënime me vëmendje dhe shpesh bënin pyetje. Ata u shprehën se është një shans i mirë për të njohur nga afër kuzhinën kineze.

"Është një shans shumë i mirë për ne. Po përgatitemi me një mjeshtër të kuzhinës kineze dhe po shkëmbejmë përvojat profesionale. Kam mësuar shumë. Megjithëse në vende perëndimore ka shumë restorante kineze, gatimet e atjeshme nuk janë ashtu siç gatuhen në Kinë. Është një eksperiencë shumë interesante", tha kursanti Eli.

"Kjo është shumë e shijshme. Ka një shije të re. Më pëlqen ky gatim pikant, por shumë i shijshëm. Na kanë ardhur shumë turistë kinezë. Duam të njohim gatimet tradicionale kineze dhe t'i përgatisim për turistët kinezë. Kjo është shije dhe kulturë e re", tha kuzhinieri Nor.

Sipas të dhënave, në vitin 2014, numri i turistëve kinezë në Izrael kaloi për herë të parë 30 mijë. Kurse vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, kjo shifër ishte mbi 25 mijë, me një rritje 30%.

Për këtë, z. Amir Halevi, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit të Izraelit u shpreh se vendi i tij po merr më shumë masa për të ngritur nivelin e shërbimeve turistike ndaj vizitorëve kinezë.

"Kemi thjeshtuar procedurat e marrjes së vizave turistike. Kemi bërë shumë punë për fillimin e linjës Pekin-Tel Aviv. Po përgatisim më shumë guida, njohës të gjuhës kineze. Shpresojmë që brenda 3 vjetësh, numri i turistëve kinezë në Izrael të arrijë deri në 100 mijë", tha z. Halevi.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China