20151207SHENGYU |
Në qytetin Changsha, kryeqendër e provincës Hu'nan të Kinës Qendrore, ka një rrugë, në dy anët e të cilës gjenden shumë ndërtesa. E veçanta e tij është se këtu strehohen përkohësisht çifte nga krahina të ndryshme të vendit, që shpresojnë të bëhen prindër. Në korridoret e këtyre moteleve, të sheh syri reklama në ngjyrat blu dhe rozë, që simbolizojnë foshnjet djalë e vajzë.
Çiftet jetojnë në apartamente me një qira mujore prej 190 dollarë amerikanë dhe gjatë kësaj kohe kryejnë vizita në spitalet e qytetit, për tiu nënshtruar, në rast nevoje fertilizimit in vitro. Në spitalet e qytetit Changsha mundësohet dhe vënia në përdorim të nënave të reja e bankës së spermës, duke e bërë atë një destinacion të rëndësishëm, për çiftet që duan të kenë fëmijë.
Intervistat me mjekë dhe pacientë të paviojoneve të specializuara për fertilizimin in vitro tregojnë se numri i këtyre lindjeve ka ardhur duke u rritur qysh pas vitit 1988, kur këtu lindi foshnja e parë me anë të kësaj teknike. Disa të intervistuar thonë se pas liberalizimit të politikës së planifikimit familjar në Kinë, pritet të shtohet numri i lindjeve.
Më 29 tetor të këtij viti, Kina i dha fund politikës së mëparshme të planifikimit familjar, duke u lejuar që çdo çift të ketë dy fëmijë. Kjo masë konsiderohet si një hap i rëndësishëm për përballimin e sfidës së plakjes së shpejtë të popullsisë.
Ky gjithësesi nuk është hapi i parë. Liberalizimi i politikës së planifikimit familjar nisi nga viti 2013, kur një çift i përbërë nga fëmijë të vetëm mund të kishte dy fëmijë. Para prillit të sivjetëm, 1/4 e familjeve në Changsha e barazvlefshme me 67 mijë çifte kanë aplikuar për fëmijën e dytë. Pritet që sivjet lindshmëria në këtë qytet të rritet 6% në krahasim me vitin e kaluar.
Vjet në Kinë lindën rreth 17 milionë foshnja dhe me zbatimin e politikës së "dy fëmijëve", pritet që në 5 vjetët e ardhshëm të lindin edhe 3 milionë të tjerë.
Kur fëmija e parë kinez Zheng Mengzhu u lind në vitin 1988 nëpërmjet fertilizimit artificial në Spitalin Nr.3 pranë Universitetit të Pekinit, prindërit e saj nga povinca veriperëndimore Gansu qëndruan një vit në kryeqytet.
Njëra nga grate që jeton në lagjen e sipërpërmendur në Changsha është dhe 35 vjeçarja Jian, e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë. Ajo do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë që të sigurohet për rritjen normale të foshnjes. Fqinje të saj janë Liu 35 vjeçare dhe Su 28 vjeçare, përkatësisht nga qyteza Changda dhe Yiyang në provincën Hu'nan. Liu ka kërkuar leje pa afat nga shkolla politeknike, ku punon për të siguruar fertilizim të mbarë në një spital të Changsha-së. Ajo ka shpenzuar mbi 70,000 juanë(mbi 11,000$) për qiranë e banesës, mjekimin dhe ushqimin në 3 muajt e fundit.
Kurse, Su tregon se prindërit e kanë nxitur më shumë për të ndërmarrë këtë përvojë, pas 4 vitesh martesë.
Sipas të dhënave statistikore, ndër 90 milionë femrat kineze, që dëshirojnë të lindin fëmijën e dytë, mbi 50% janë të moshës 40 vjeçare. Ndërkohë, 12.5% e femrave kineze në moshën e lindjes, mund të kenë problem të fertilitetit. Kjo përqindje është 4 herë më e lartë se 20 vjet më parë.
Lidhur me këtë, znj. Liu Ping, zv. drejtore e Qendrës Obstetrike e Spitalit Nr.3 të Universitetit të Pekinit u shpreh se kjo përqindje është sa niveli mesatar në botë. Znj. Liu është një ndër gjinekologet e grupit studimor që "prodhoi" foshnjën e parë nëpërmjet fertilizimit in vitro në vitin 1988. Sipas saj, në Kinë, 40-50% e problemeve të paaftësisë së lindjes kanë të bëjnë me femrat, kurse 30-40% raportohen me meshkuj dhe 10-20% kanë të bëjnë me të dy partnerët.
Në Spitalin Xiangya të qytetit Changsha, një ndër institucionet më të mirë për teknikat e fertilizimit artificial, sallat e pritjes janë gjithmonë plot. 33 vjeçari Zeng, është njëri prej tyre.
Ndonëse punon në një kompani të njohur financiare të Shangait, jeta e tij familjare nuk është ashtu siç do ta dëshironte, pasi ai duhet të mjekohet për të pasur fëmijë. Pasi mësoi se në Changsha ka një përvojë të mire në trajtimin e infertilitetit të femrave dhe meshkujve ai erdhi këtu për të kapur shansin e fundit.
Qiang Han, 33 vjeçar gjinekolog i Spitalit të Mjekësisë Tradicionale Kineze të Pekinit, thotë se shumica e mekujve kinezë po bëhen baballarë, në një moshë relativisht të vonë, mbi të 30-at. Puna në zyrë dhe jeta sedentare e mungesa e aktivitetit fizik ndikon aftësinë e fertilitetit të meshkujve.
Disa spitale në Kinë kanë nisur studimet e njohura si "stem cell " dhe të "inxhinierisë gjenetike" për të ndryshuar rolin e tyre vetëm si vendi i "prodhimit të fëmijëve".
Spitali Gjenetik Citic-Xiangya në Changsha është një ndër institucionet më të njohura mjekësore në Kinë që merret me teknikat e fertilizimit artificial. Ai tani jo vetëm shërben si një bankë për ruajtjen e spermës dhe embrionit, por kryen dhe diagnostikimin gjenetik të pacientëve.
Gjinekologu 76 vjeçar Lu u tregoi gazetarëve se para disa vjetësh një pacient nga qyteti Tianjin, i diagnostikuar me leucemi ruajti spermën, për të garantuar lindjen e fëmijës në të ardhmen
"Nuk e di nëse ai ende jeton apo jo, por fëmija i tij patjetër jeton. Ky shembull flet studimet tona, që të merren masat parakohe", tha gjinekologu tashmë në pension. Sipas tij, analiza gjenetike I ndihmon njerëzit të përgatiten paraprakisht për lindjen e fëmijës.