PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
6 Profesionet më të paguara në 3 vitet e ardhshëm në Kinë
2015-12-07 15:02:49 CRI Komenti juaj Printoni

Pas njohjes me planin e 13-të pesëvjeçar (2016-2020) kinezët kanë nisur të interesohen për aspekte të veçanta të zhvillimit të vendit, ndër të cilat sektorët me paga më të larta. Lidhur me këtë ekspertët e tregut të punës kanë evidentuar se gjatë të paktën 3 viteve të ardhshëm 6 profesione to të jenë më të mirëpaguara.

Njihemi me to!

Inxhinier software-sh

Strategjia e re "Internet Plus" që do të nisë të zbatohet gjerësisht në Kinë tashmë ka nisur të promovojë profesionet më të kërkuara. "Gjatë zbatimit të planit të 13-të 5 vjeçar profesione që janë të lidhura ngushtë me internetin dhe sektorin e komunikimit do të kenë një shans të madh për paga të larta, " thekson Mo Rong, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore pranë Ministrisë së burimeve njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore të Kinës.

Zhao Peng, ish drejtor ekzekutiv i uebsajtit zhaopin.com thekson se "kjo strategji e re ka nevojë për një brez të tërë ekspertësh në fushën e big data dhe inxhinerisë së softwareve. Sipas të dhënave një inxhinier softwaresh në kompani internet në Kinë ka të ardhura vjetore prej 350,000 yuan ose 54,915 dollarë.

Talente në finance dhe internet

Ekspertët thonë se do të ketë kërkesa të shumta gjatë kësaj periudhe nga kompani të ndryshme për punonjës që përveç formimit të tyre në fushën e finances të kenë dhe talent në fushën e internetit. "Në epokën e "Internet plus" është e vështirë të gjesh profesionistë që mund të mbulojnë dy fusha njëherësh me veprimtarinë e tyre.

Sektori i financave dhe ai i internetit zhvillohen me shpejtësi të madhe dhe punonjës që i zotërojnë të dyja fushat kërkohen shumë në Kinë. Shembull për shpërblimin e lartë financiar të këtij profesioni të ri është rroga mujore prej 35,000 yuan e një menaxheri të risqeve financiare pranë një banke, apo kompanie.

Inxhinier hardwaresh

Industri të tilla si ajo e komunikimit, robotëve apo pajisjeve aerohapësinore kanë nevojë për inxhinierë hardwaresh. "Nga prodhimet smart të Xiaomi deri te Apple Watch, hardware do të përdoren gjithnjë e më shumë në pajisje të ndryshme, por janë të pakta talentet në këtë fushë. Megjithatë mendohet se në 5 vitet e ardhshëm do të rritet ndjeshëm numri i tyre dhe sigurisht një motiv për këtë është dhe shpërblimi financiar për këtë profesion deri në 30,000 yuan në muaj, afërsisht 5 mijë dollar amerikanë.

Fermerë profesionistë

Kina në 5 vitet e ardhshme, siç parashikohet dhe në planin e 13-të 5 vjeçar do të shënojë një modernizim të dikshëm të sektorit të bujqësisë për të cilin do të nevojiten fermerë profesionistë.

Zhang Weiguo, drejtori i Institutit Ekonomik të Akademisë së Shkencave Sociale të Shandongut thotë se shkalla e industrializimit të zonave rurale të vendit do të ketë nevojë për fermerë profesionistë në këto zona.

"Gjatë planit të 13-të pesëvjeçar Kina do të vazhdojë ti kushtojë një rëndësi të madhe rolit të bujqësisë, çka do të ndikojë në rritjen e pages së fermerëve profesionistë," shprehet Zhang.

Një shembull konkret është ai i një fermeri në kontenë Gaotang të provincës Shandong i cili zotëron një fermë prej 40 ha dhe të ardhurat e tij këtë vit arritën në 300,000 yuan, afërsisht 50 mijë dollarë.

Dizenjues

Plani I 13-të pesëvjeçar nxit rritjen e numrit të biznesmenëve të rinj bazuar në risi teknologjike, si dhe të industrisë dhe aktivitetit tregtar. Zhao Peng thotë se tregu i punës ka shumë nevojë për dizenjues industrial, dizenjues në sektorin e modës, web dizenjues dhe dizenjues të grafikës, numri i të cilëve do të rritet ndjeshëm në 5 vitet e ardhshëm. Rast domethënës për këtë është ai i një të riu të sapodiplomuar i cili pas 5 vjet pune në një kompani dizenjimi industrial të makinave tashmë ka një rrogë vjetore prej 1 milion yuan.

Mamitë dhe infermieret

Kina miratoi kohët e fundit ligjin për lejimin e 2 fëmijëve për çdo çift. Kspertët janë të mendimit se do të ketë një rritje të numrit të lindjeve, pasi shumë çifte kineze dëshirojnë të kenë një fëmijë të dytë. Pikërisht kjo do të nxitë rritjen e kërkesës spitalore për mami profesioniste dhe infermiere në pavijonet e nënës dhe fëmijës nëpër spitalet apo klinikat private obstetrike-gjinekologjike. Rasti konkret është ai i mamisë Liu Aiqun, nga province Henan, paga mujore e të cilës në një spital të Pekinit është 11,000 yuan ndërsa e të bijës shitëse në province është 1,000 yuan.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China