PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vajzat IT të Kinës dhe barazia gjinore
2015-12-07 15:02:22 CRI Komenti juaj Printoni

Chen Ningjing është mësuar të konsiderohet "pakicë" në mjedisin mashkullor të inxhinierëve të teknologjisë së informacionit, që shpesh i quajmë shkurtimisht IT. Ajo është ndër të paktat student të shkencave kompjuterike dhe një ndër dy vajzat e cila ka përfunduiar studimet për master në këtë fushë që konsiderohet e vështirë. Aktualisht Chen është ndër të paktat femra inxhiniere e software-ve pranë një kompanie të teknologjisë së informacionit në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm.

"Në mbarë botën profesionet e lidhura me shkencat kompjuterike duket se janë monopol i meshkujve . Por mendoj se ka vende punë në këtë sektor ku mbizotërojnë femrat", kështu është shprehur për median kineze 31 vjeçarja Chen, nga provinca Zhejiang.

Barazia gjinore në vendet e punës ka filluar të zbatohet vitet e fundit, por me vështirësi ajo po gjen zbatim në industrinë IT.

Në Kinë pjesmarrja e femrave në kompanitë e IT në vitin 2014 ishte vetëm 20%.

Ndërsa në ShBA femrat zenë 50% të vendeve të punës në profesione të ndryshme, por nëse i referohemi shkencave kompjuterike, inxhinierisë dhe matematikës së avancuar ato zenë vetëm 25%. Këto të dhëna janë publikuar nga Departamenti i Tregtisë dhe Ekonomisë pranë Zyrës së Statistikave të ShBA-së.

Pas viteve 80-të të shekullit të kaluar u rrit interesimi i femrave për shkencat e komunikimit informatik, sin ë programim, inxhinieri apo sektorë të tjerë të informatikës.

Tejkalimi i stereotipeve gjinore

Hendeku gjinor në sektorin e IT e ka zanafillën që shkolla, ku shpesh qarkullonte mendimi se djemtë janë më logjikë dhe të prirur për shkencat e sakta. Por protagonistja e rubrikës sonë, inxhinierja kineze Chen thotë se ajo ka qenë studentja më e mirë e kursit në matematikën e avancuar. Ajo kujton se gjithmonë është përballur me mentalitetin që vajzat nuk janë aq të zonjat sa djemtë në shkencat matematike.

Nëse u referohemi të dhënave në vitin 1990 përqindja e femrave amerikane në industrinë kompjuterike ishte 35%, por ajo ka shënuar rënie, pasi në vitin 2013 ishte 26%.

Ndërsa në Kinë në vitin 1981 numri i vajzave student në shkencat kompjuterike pranë Universitetit Tsinghua ishte 20%, ndërsa në 2013 ai ka rënë në 10%.

Sa Boya, është një 23 vjeçare e cila ka kryer studimet master në shkencat kompjuterike në Universitetin e Pekinit. Ajo shprehet se hendeku gjinor në këtë degë universitare ushtron presion psikologjik tek vajzat që kryejnë këto studime.

Në rrjetin social kinez WeChat ekziston një forum ku vajzat e sektorit software-ve shprehin mendimet e tyre për barazinë gjinore. Disa prej tyre komentojnë se vajzave u duhet më shumë kohë për të zgjidhur programet kompjuterike, gjë që i dekurajon ato. Por disa komentuese të tjera sjellin ngjarje reale nga përvoja e tyre në studimet universitare apo dhe në vendet e punës. Njera prej tyre tregon se si profesorët në universitet preferonin më shumë djemtë në punime shkencore se sa vajzat, ndonëse rezultatet e tyre ishin të njëllojta. Por sipas këtyre komentueseve ekziston mendimi i gabuar se djemtë janë më profesionistë në IT.

Edhe përsa i përket punësimit në sektorin e IT femrat pranohen jo aq lehtësisht sa djemtë. Vendet e punës në këtë sector janë më së shumti të zëna nga meshkujt, ndaj dhe shumë prindër i këshillojnë vajzat e tyre të ndërrrojnë degën nëse duan të studjojnë në shkencat informatike. Duke u përjashtuar nga studimet shkencore në universitet dhe nga pjesmarrja massive në industrinë kompjuterike, vetë vajzat frenohen në këtë përzgjedhje, duke mos mundësuar krijimin e modelit femëror në këtë sektor që i paraprin zhvillimit ekonomik të vendit.

Femrat nuk janë të promovuara sa duhet në sektorin e IT-së, për shkak të mentalitetit se djemtë janë superior në këtë degë. Kompanitë e softwareve dominohen nga meshkujt, madje në Kinë disa kompani private shmangin rekrutimin e vajzave në këtë sektor.

Nga studjuesit e këtij sektori në tregun e punës është hedhur ideja e promovimit nga vetë kompanitë IT që në universitet të vajzave student me rezultate të larta, për tu punësuar më pas në to.

"Rails Girls China është një organizatë jofitimprurëse e cila zhvillon kurse promovuese për vajzat në sektorin e IT-së. Ajo organizon kurse me 3-4 vajza për krijimin e web-eve, duke shtuar kështu njohuritë e tyre në këtë sektor. Përfaqësues të kësaj organizate shprehen se dita ditës po rritet numri i vajzave pjesmarrëse në këto kurse, ku vullnetarë profesionistë të IT-së orientojnë vajzat kursante drejt integrimit në tregun e teknologjisë së avancuar. Një nga prurjet e reja në skenën e teknologjisë së avancuar është Karlie Kloss, një ish supermodele e Kompanisë së njohur të veshjeve intime , e cila ka marrë pjesë në kursin e organizuar nga Shkolla Flatiron e Nju Jorkut, ku kryhen trajnime për web-in. Në këtë shkollë ka studjuar dhe kinezja 22 vjeëare Chen Yuwang, e cila tashmë punon për Google. Kur e pyesin për këtë zgjedhje ajo thotë se është në hapat e pare të karrierës në industrinë e software-ve dhe se i pëlqejnë sfidat. Chen thotë se ndjehet me fat që Google ka një kompani kulturore e cila mbështet femrat në fushën e teknologjisë së avancuar. Një nga këto veprimtari të mbështetura nga Google është dhe WTM (Women Techmaker) , e cila ndihmon kryesisht femrat të avancojnë në sektorin e IT-së. Në studimet e kryera deri tani në tregun e punës mëshet se deri në vitin 2025 numri i femrave në industrinë e teknologjisë së avancuar në Kinë do të rritet ndjeshëm,sepse do të shtohen dhe mundësitë e punësimit të tyre brenda kësaj industrie që përparon vazhdimisht. Madje sipas një raporti të publikuar së fundmi deri në vitin 2025 parashikohet që 46% të dyqaneve online në Kinë të drejtohen nga femra.

Lidhur me dallimet mes formimit professional të meshkujve dhe femrave në industrinë e IT, sociologët janë të mendimit se ndërsa meshkujt shquhen në ndërtimin e database-ve, femrat janë më të afta në web design. Kjo sipas tyre lidhet ngushtë me saktësinë logjike të meshkujve dhe kreativitetin emocional të femrave, që duke u ndërthurur sjellin përmirësim në teknologji.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China