PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinezët dhe tatuazhet
2015-11-30 16:57:17 CRI Komenti juaj Printoni

Tatoo- Nga tabu në modë

Tatoo apo djegia e lëkurës për vizatime shpesh lidhet me njerëz të dhunshëm,të parë me dyshim nga shoqëria, por tashmë ato janë përhapur shumë edhe në Kinë, thjesht për modë. Ashtu si dhe në Shqipëri edhe në Kinë ka ekzistuar dhe ndoshta ekziston ende ideja që tatoo kanë gangsterat. Për këtë ka ndikuar shumë dhe stereotipi i krijuar nga filmat e ndryshëm, ku shpesh huliganët, njerëzi nga bota e krimit mbajnë tatoo me kafka apo dragonj. Por me kalimin e viteve ky perceptim ka ndryshuar.

Vitet e fundit është rritur numri i të rinjve kinezë që mbajnë tatoo, duke e konsideruar si një stil modern apo reflektim artistik të indentitetit të tyre.

Shen Weiguo është pronare e Studios së tatoove Canglong në Shangai. Ajo thotë se në këtë studio kanë bërë tatoo njerëz të shtresave dhe profesioneve të ndryshme, pa përjashtuar nëpunës, punonjës policie apo edukatorë kopshti.

Huang Xiaodi, një 27 vjeçare nga Shangai është pronare e një zinxhiri studiosh tatooje. Ajo vetë ka një tattoo në sup, ku duket një zemër me krahë engjëllia Sipas saj kjo tattoo simbolizon karakterin e saj të forte por dhe të dashur me njerëzit.

Huang tregon se që në moshën 20 vjeçare dëshironte të bënte një tattoo në trupin e saj por këtë e vendosi kur studjonte në Paris. Madje kujton se 3 vjet pasi e kishte bërë tatoonë në supin e saj e ëma erdhi ta vizitonte në Paris, por nuk u mërzit kur e pa tatoonë e së bijës, pasi kjo ishte diçka normale në kryeqytetin francez.Huang duke buzëqeshur thotë se e ëma e porositi të mos bënte tattoo tjetër, por vetë ajo mendon se për trupin e saj vendos vetë.

Artistja Zhuo Danting e konsideron përhapjen e tatoove si një art modern që tregon përparimin shoqëror dhe sigurisht e ndikuar nga personalitetet e njohura të artit. E cilësuar nga CNN si "Zonja e pare kineze e tatoove" 32 vjeçarja bie në sy për ngjyrën e gjelbër të flokëve, stilin ekstravagant të veshjes si dhe trupin e mbuluar me tattoo.

Fare pranë Universitetit të Harbinit, në departamentin e arteve vizuale Zhuo ka një studio tatooje dhe punon si dizenjues i tyre. Ishte ndër të parat që hapi një studio të tillë në qytetin verilindor Harbin. Pasi nuk pati shumë sukses me këtë veprimtari ajo u zhvendos në 2006 në Shangai ku shpejt u bë ndër tatooistet më të njohura të qytetit.

Ajo thotë se njerëzit gabojnë me mentalitetin e tyre se tattoo mbajnë kriminelët apo huliganët. Për të vërtetuar këtë Zhou sjell në vëmendje protagonistët e garës së famshme Formula 1, yjet e NBA, futbollistët e njohur botërorë apo aktorët e dashur të publikut në mbarë botën.

Mjafton të kujtojmë për këtë aktorin hollivudian Johnny Depp, apo futbollistin britanik David Beckham.

Sipas të dhënave nga studio e tatoove në Kinë pjesën më të madhe të klientëve të tyre e përbëjnë të huajt që jetojnë këtu por edhe kinezë. Madje vitet e fundit është shtuar ndjeshëm dëshira e të rinjve kinezë për tattoo.

Duhet ti kushtohet rëndësi vendit ku dëshironi të bëni tatoo, para se ta kryeni atë, thotë Zhou. Sipas saj femrat që punonjë në zyra dhe mund të paragjykohen mund ta bëjnë tatoo-në në vendin ku mbajnë orën apo ndonjë byzylyk, ku edhe nuk bie në sy. Por një vend i përshtatshëm për tatoo është shpatulla. Madje shumica e femrave e preferojnë këtë pjesë të trupit për tatoo, pasi me një bluzë sipër nuk është e dukshme. Por tatootë bëhen edhe në pjesën e qafës, barkut, këmbëve, gjoksit. Sipas Zhuo djemtë e rinj preferojnë tattoo që zenë pjesën më të madhe të krahut. Llojet e vizatimeve për tatoo varen nga preferencat personale të atyre që i duan.

Kjo prirje moderne mbarëbotërore sigurisht që është përqafuar dhe nga të rinjtë kinezë, por më së shumti të prirur për to janë adoleshentët e sidomos artistët e rinj, që shprehin në këtë mënyrë dhe identitetin e tyre artistik, por dhe grupin shoqëror të cilit i përkasin. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China