PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një varr 2 mijë vjeçar dhe objektet brenda tij
2015-11-23 18:27:50 CRI Komenti juaj Printoni

Arkeologët kinezë njoftuan se në varrin 2 mijë vjeçar është zbuluar dhe një portret që mund të jetë i filozofit të famshëm Konfuci. Në dhomën kryesore të varrit arkeologët kanë zbuluar 2 portrete dhe janë të mendimit se njeri prej tyre mund ti kushtohet Konfucit. "Hieroglifet kineze në sipërfaqe të portretit përfshijnë emrat e Konfucit dhe babait të tij Shu Lianghe, si dhe të një prej dishepujve të tij, Yan Hui," ka bërë të ditur për mediet Zhang Zhongli, zëvendës-shef i ekipit të gërmimeve në provincën lindore kineze Jiangxi.

Madje ai shton se teksti mbi portret mund të jetë një biografi e Konfucit, por do të duhet hetime të tjera për të vërtetuar shkencërisht këto hipoteza. Portretet i përkasin Kinës së lashtë dhe sipas gojëdhënave ndalonin shpirtin e keq dhe mbronin privatësinë. Këto portrete zakonisht pikturoheshin me barëra të ndryshëm dhe përmbanin hieroglife.

Portreti i gjetur ka një gjerësi prej 50-60 cm dhe gjatësi prej 70-80 cm. "Besojmë se njeri i varrosur këtu ka qenë një admirues i Konfucit dhe mbante portretin e tij, " thotë Zhang. "Pas vdekjes së tij familjarët e kanë varrosur bashkë me të ndjerin edhe këtë portret të dashur të tij, ndonëse një objekt i tillë nuk takohet shpesh në zakonet e lashta kineze të varrimit. "

Zhang, një arkeolog i njohur nga Instituti Arkeologjik i provincës Shaanxi udhëheq ekipin e kërkuesve në varrin e "Haihunhou," ose të Markezit të Haihunit, i cili ka jetuar gjatë Dinastisë Perëndimore Han (206 BC – 24e.s). 

Varri i përket Liu He, nipit të Perandorit Wu, i cili ka sunduar në një nga periudhat më të begata të historisë së Kinës. Vetë Liu He ka qenë perandor vetëm në një periudhë 27 ditore , por është larguar nga posti për shkak të mungesës së aftësisë dhe moralit.

Pas lënies së fronit perandorak Liut iu dha titulli Markez i Haihunit, që është emri i vjetër i një mbretërie në veri të provincës Jiangxi. Gjetja e portretit të Konfucit në varrin e markezit tregon se mësimet e filozofit të lashtë ishin të përhapura në klasën drejtuese të Dinastisë Perëndimore Han.

"Ky është ndër portretet më të lashta të Konfucit të zbuluara deri tani, thotë Xin Lixiang, drejtues i ekipit që kryen gërmimet arkeologjike për periudhën e sundimit të dinastive Qin dhe Han.

Para këtij zbulimi arkeologët besonin se portreti më i lashtë i Konfucit ishte ai i gjetur në një murale të një varri të lashtë në kontenë Dongping të provincës lindore Shandong, e cila daton periudhën e Dinastisë Lindore Han .

Kinezët i kanë ndjekur prej shekujsh mësimet e Konfucit, i cili konsiderohet si "mësuesi i të gjithë mësuesve". Madje më të vegjëlit nisin të mësojnë përmendësh thëniet e tij.

Varreza e Markezit Haihun ze një sipërfaqe prej 40,000 metra katrorë dhe në brendësi të saj ndodhen 8 varre. Ajo konsiderohet si një ndër varrezat më të mirëruajtura të dinastisë Perëndimore Han, të zbuluara deri tani në Kinë. Arkeologët kanë zbuluar mbi 10 mijë objekte nga kjo varrezë, përfshirë enë gatimi prej bronzi, enë për mbajtjen e verës llampa apo monedha të lashta.

Në këtë varr është zbuluar dhe një enë hotpot prej bronzi e përdorur në kuzhinën e markezit të Haihunit.

Zhang Zhongli pjesë e ekipit të zbulimit të enës në varrin e lashtë të provincës Jiangxi është shprehur për median vendëse se ena e hotpotit ka qenë e përdorur para se të futej në varr bashkë me artistokratin. Madje ai hedh idenë se të ndjerit mund ti ketë pëlqyer gatimi me hotpot dhe për këtë arsye të afërmit e kanë groposur enën bashkë me të. Në Kinën e lashtë ekzistonte një traditë që bashkë me të vdekurin groposeshin dhe sende të cilat ai i kishte patur për zemër gjatë jetës së tij.Në këtë varr aristokrat janë gjetur përveç enës së hotpotit dhe stoli prej ari e materialesh të tjera me vlerë. Sipas studjuesve 2 mijë vjet më parë enët e hotpotit mund të jenë përdorur vetëm nga familjet e pasura aristokrate dhe jo nga familjet e thjeshta, duke përbërë një luks për kohën.Këtë e shpjegon më së miri dhe fakti i zbulimit të enëve të hotpotit vetëm në varret e të pasurve.

Një tjetër studjues, Hu Dongbo është i mendimit se ndoshta kjo enë e ngjashme me atë të hotpotit të sotëm, mund të mos ketë patur këtë qëllim, por mund të jetë përdorur për mbajtjen ngrohtë të gatimeve të ndryshme. Kërkimet e tyre vazhdojnë me analizat e enës dhe të mbetjeve, që janë zbuluar në brendësi të saj. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China