PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shopping në Pekin-2
2015-11-02 15:18:52 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini si kryeqytet por dhe një nga metropolet e mëdha botërore ofron shumë mundësi për blerje të artikujve të të gjitha llojeve. Sigurisht përveç qendrave më të mëdha tregtare dhe firmave të njohura ndërkombëtare, në Pekin mund të bësh shopping dhe në qendra tregtare me çmime të diskutueshme me shitësit, si dhe që janë të përballueshme për të gjithë.

Silk Market

Çdo shqiptar që e ka vizituar Pekinin me siguri ka qenë në Silk Market për të blerë suvenire karakteristike kineze, por dhe artikuj sportivë të firmave të njohura me çmime të arsyeshme, veshje lëkure, ora, syze, bizhuteri, veshje për meshkuj, femra dhe fëmijë. Fare pranë "The Place" ndodhet rruga tregtare Xiushiu, në të cilat ka produkte të ndryshme për konsumatorët, ku mbizotërojnë veshjet por edhe artikuj ushqimorë. Shumica e pronarëve të këtyre dyqaneve flasin anglisht dhe turistët e huaj që vijnë këtu për të blerë mund të diskutojnë edhe për ulje çmimi. Në këtë qendër tregtare arrijnë mjete të ndryshme transporti si metro, autobusë urbanë dhe sigurisht taksi, ndaj kjo shpjegon frekuentimin e saj të madh gjatë gjithë ditës. Ky treg njihet gjerësisht si Silk Market dhe frekuentohet çdo ditë madje deri në 21.00 nga turistë të huaj që vijnë me grupe për të vizituar Pekinin, të huaj që jetojnë në Pekin si dhe nga vendës.

Qendra tregtare në katin e parë të saj është plot fast-food, bare dhe restorante kineze por edhe turke, italiane, meksikane. Pas blerjeve që mund të zgjatin me orë të tëra në katet e ndryshme të qendrës klientët zakonisht ulen për tu clodhur në një bar por edhe për të drekuar e darkuar në restorantet e këtushme. Artikujt janë nga më të ndryshmit, tradicionalë kinezë si veshjet prej mëndafshi për meshkuj, femra dhe fëmijë, veshjet prej kashmiri, artikujt artistikë për suvenire që tërheqin shumë vëmendjen e të huajve. Por në këtë qendër tregtare të shumtë janë veshjet për meshkuj dhe femra të firmave të njohura perëndimore, çantat, këpucët,orët etj. Edhe këtu mund të diskutohet çmimi.

Pearl Market

I ngjashëm me Silk Market është dhe një qendër tjetër tregtare ajo e quajtur Pearl Market i njohur edhe si Hongqiao Market. Qendra ka marrë këtë emër pasi këtu shiten shumë artikuj bizhuterie prej perlash të të gjitha llojeve dhe çmimeve. Por qendra tregtare ofron dhe artikuj të tjerë si veshje prej mëndafshi për meshkuj femra dhe fëmijë prej mëndafshi, artikuj të telefonisë celulare, elektronike etj.Gjithashtu në Pearl Market diskutohet çmimi dhe është një mundësi e mirë sidomos për turistët që vizitojnë Pekinin të blejnë suvenire të ndryshme me çmime të arsyeshme.

Qendrat tregtare të kësaj zone të Pekinit janë plot bare dhe restorante ndaj në fundjavë ato më së shumti frekuentohen nga familjarë që edhe drekojnë në këto ambjente, ku përveç kuzhinës kineze klientët mund të zgjedhin dhe restorante me gatime perëndimore. Në dyqanet e kësaj qendre klientët gjejnë dhe artikuj veshje të firmave perëndimore të njohura.

Chaoyang

Në Parkun Chaoyang të Pekinit ndodhet një zonë ndërkombëtare shopping-u, e cila ka një atmosferë vërtet të veçantë pasi këtu mbizotëron stili europian i ndërtesave. Në një ditë pushimi kryesisht femrave u shijon mjaft kërkimi nëpër dyqanet e kësaj zone, blerja apo edhe qëndrimi në bar për një çaj a kafe si dhe frekuentimi i ndonjë restoranti. Këtu ka mjaft vende argëtuese edhe për familjarët që janë të shoqëruar me fëmijët e tyre.

Tregu i Antikuareve Panjiayuan

Për klientët e interesuar në veprat e artit të Kinës këtu ndodhet Tregu i Antikuareve Panjiayuan. Në këtë treg mund të gjesh antikuare nga më të ndryshmet, si sete filxhanësh çaji prej porcelani, vepra në kaligrafinë kineze dhe punime në pikturë të artistëve të lashtë kinezë, statuja të Buddhës dhe objekte të tjera me vlera artistike. Diskutimi i çmimit në këtë treg antikuaresh është i lejuar dhe madje i rekomanduar për klientët. Për ata që kanë përvojë në njohjen e veprave të artit ky treg përbën vërtet një mundësi të gjetjes së objekteve me vlerë.

Të gjitha këto qendra tregtare arrihen lehtësisht me përdorimin e metrosë, me autobusët urbanë, por sigurisht edhe taksitë e kudondodhura në kryeqytetin kinez. Eshtë vërtet një kënaqësi e veçantë të bësh shopping në Pekin, pasi gjithmonë suveniret do të jenë të mirëpritura dhe interesante, por edhe artikujt e veshjeve, bizhuve e sidomos ato elektronikë e të telefonisë celulare do të gëzojnë çco blerës.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China