20151026Hotpot2 |
Vajza nga Kazakistani Anita Jumekenova nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të martohej me një kinez, para se të vinte në Kinë për të studjuar në vitin 2006. Por as Yuan Chaohui nuk e kishte menduar se do të martohej me një vajzë të huaj, ndonëse ai punonte jashtë vendit si biznesmen. Yuan kishte nisur biznesin e tregtisë online me Kazakistanin që në vitin 2001. Rastësia e solli që dy të rinjtë të takoheshin në kryeqendrën e provincës kineze Shaanxi, Xi an, pikërisht aty ku nis Brezi ekonomik i rrugës së mëndafshit.
Pak fjalë për Anitën
Anita ka lindur në Karaganda të Kazakistanit dhe në moshën 18 vjeçare erdhi në Xi an për të mësuar gjuhën kineze, e nxitur dhe nga popullariteti i madh që gëzon Kina dhe gjuha kineze në vendin e saj.Pas mësimit të gjuhës Anita u diplomua në Universitetin Jiaotong dhe më pas studjoi për master në Universitetin Veriperëndimor të Kinës.
Pak fjalë për Yuanin
Yuan ka lindur në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendëshme dhe është gjysmë mongol. Ai i ka kushtuar vëmendje të madhe tregtisë online pas mbarimit të shkollës së mesme. Pas diplimimit Yuan ngriti kompaninë e tij për shkëmbime tregtare midis Kinës dhe Kazakistanit.Kjo ide i lindi pas njohjes me Anitën dhe kur shpesh e ndihmonte për të dërguar prodhime kineze te miqtë e saj në Kazakistan.
Familjarët dhe miqtë e Anitës ishin të interesuar për prodhime kineze, por me kalimin e kohës numri i kazakëve shtohej dita ditës. Ndaj ata krijuan një agjenci në një website social. Klientët paraqesin listën e tyre të artikujve në website, paguajnë gjysmën e çmimit tek motra e Anitës në Kazakistan dhe pjesën tjetër të pagesës e kryejnë pasi marrin mallin e dëshiruar. Për një shërbim më të mirë ndaj klientëve në rritje Yuan dhe Anita ngritën një dyqan me prodhime kineze në qytetin Karaganda të Kazakistanit. Kështu banorët vendës mund të blejnë prodhime kineze në dyqan ose online. Agjencia e çiftit online vizitohet çdo ditë nga 6 mijë vetë.
Yuan gjithmonë ka dashur të ndërtojë një urë lidhëse midis Kinës dhe Kazakistanit.Ky lloj biznesi është mjaft i mirë por ka dhe sfidat e veta ndër të cilat dhe shërbimi postar, i cili në disa raste nuk është i shpejtë sa duhet. Në vitin 2013 u shpall strategjia e presidentit kinez "Brezi ekonomik i rrugës së mëndafshit" dhe " Rruga detare e mëndafshit e shekullit të 21-të", e njohur shkurtimisht si nisma "Një brez, një rrugë". Dy muaj më vonë treni i linjës ndërkombëtare Chang an nisi të veprojë në Xi an, duke përfshirë 44 destinacione rreth Azisë Qendrore. Në vetëm 6 ditë ai përshkon 3860 km duke ulur deri në 20% koston e tranportit. Në sajë të kësaj mundësie të re të transportit dhe treftisë Yuan dhe Anita përfituan shumë. Për të rinjtë tashmë distanca midis Kinës dhe Kazakistanit është shkurtuar shumë. Anita është krenare për prodhimet bujqësore të vendit të saj si dhe artikujt artizanalë ndaj i lindi idea për ndërtimin e një salle ekspozimi të tyre në Xi an.
Gjatë gjithë kohës ajo mendonte për shkëmbimin e prodhimeve kineze dhe atyre kazake. Kështu nisi veprimtaria e tyre e biznesit. Yuan si zëvendës kryetar i Dhomës së Tregtisë në Rajonin e Mongolisë së Brendëshme shfrytëzoi njohjet e tij, kurse Anita ndihmoi për palën kazake. Në vitin 2014 Dhoma e Tregtisë e Rajonit të Mongolisë së Brendshme me qendër në Shaanxi ngriti një zyrë të saj në Karaganda, duke ofruar shërbime për anëtarët e kësaj dhome që dëshironin të investonin në Kazakistan. Nga ana tjetër Dhoma e Tregtisë e Kazakistanit ngriti zyrën e saj në Parkun Ndërkombëtar të Logjistikës në Xi an për të ndihmuar sipërmarrësit kazakë të investonin në Shaanxi. Me përparimin e këtij bashkëpunimi në janar të këtij viti Kompania e tregtisë online Xi an Rruga e mëndafshit zgjodhi Yuan si drejtor ekzekutiv të saj, ndërsa Anita u emërua këshilltare. Kompania ofron papushim shërbime këshillimore për investime në të dy anët e kufirit, bisedime biznesi, organizon veprimtari si panaire apo ekspozita tregtare, duke u shndërruar në një platformë të vërtetë të tregtisë online, që ndihmon kompanitë kineze të kërkojnë bashkëpunim jashtë vendit dhe ato të huaja, kryesisht të përfshira në nismën e Rrugës së Mëndafshit, që të vijnë për biznes në Kinë. Në fund të shtatorit të këtij viti në Xi an u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi me qytetin kazak të Karagandës, si dy qytete të përfshira në Brezin Ekonomik të Rrrugës së Mëndafshit, pjesë e rëndësishme e Forumit Ekonomik Azi-Europë 2015.(Eda Merepeza)