PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zgjedhjet e nënave të shkolluara kineze
2015-10-19 17:11:44 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë gra të shkolluara në shoqërinë kineze ndodhen para zgjedhjeve të vështira: Të vazhdojnë të punojnë si "superwoman", duke luajtur edhe rolin e nënës, të jenë anëtare të një familjeje pa fëmijë, duke synuar vetëm suksesin e karrierës, apo të kthehen në shtëpiake duke hequr dorë nga një punë me perspektivë?

Vitet e fundit, në qytetet e mëdha të Kinës, zgjedhja e tretë sikur po gjen mbështetje më të fortë: femrat e shkolluara përfaqësojnë një numër të madh të grave shtëpiake në Kinë.

Dai Pingu banore e distriktit Haidian të Pekinit ka master për biologji nga një universitet i njohur. Një vit më parë ajo punonte për një institut studimor amerikan, por tani ajo i është përkushtuar tërësisht familjes. "Vajza ime është në vitin e parë të shkollës fillore. 1/4 e bashkëmoshatarëve të saj e kanë nënën në shtëpi", thotë Dai.

Në metropolet si Shangai, Pekini, Guangzhou etj., po shtohet numri i shtëpiakeve të arsimuara. "Për mua, kjo përqindje është e ulët tek të njohurit e mi", tha Lu Ming. Në vitin 2005 ajo dha dorëheqjen si mësuese kur ishte në muajin e 5-të të shtatëzanisë. Sipas saj, në grupin fetar të krishterë që i përket, mbi 40% janë gra shtëpiake, me arsim të lartë. Ndërsa, Lu Jing që hoqi dorë nga puna në media para 4 vjetësh kur mësoi se numri i nënave shtëpiake në klasën e vajzës së saj është gjashëfishuar gjatë këtyre viteve. Shumë prej tyre janë me gradë master, madje dhe doktoraturë. Çdo ditë, pasi përcjellin fëmijët në shkollë, këto nëna shkojnë së bashku për të blerë, apo në palestra, teatro apo kinema.

Ndërsa, në qytetet me më pak stres pune dhe ritëm më të ngadaltë jetese nuk ka rritje të numrit të grave shtëpiake. Lin Yangu nga Chongqingu thotë se ndër më shumë se 20 fëmijë të klasës së të birit, vetëm 2 i kanë nënat shtëpiake. Sipas saj, përveç arsyes ekonomike dhe mentalitetit në krahasim me banorët në metropole, vendësit në këto qytete nuk lëvizin shumë për shkak të punës dhe harxhojnë pak kohë jashtë shtëpisë. Përveç kësaj, prindërit e një çifti të martuar janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë, madje dhe punëdhënësit janë më bujarë për tu dhënë leje nënave me fëmijë të vegjël.

Emancipimi i gruas është një ndër arritjet kryesore të Kinës së Re. Tani në Kinë, femrat gëzojnë të njëjtin status ekonomik dhe shoqëror si meshkujt në shumë fusha. Para viteve 90-të, gratë shtëpiake ishin pothuajse të paimagjinueshme për femrat kineze, sepse ato ishin të mendimit se pavarësia ekonomike ishte një kontribut i madh për familjen dhe vendin.

Ndërsa, para afro 25 vjetësh, në krahinat e zhvilluara bregdetare, nisi rikthimi i grave shtëpiake, pasi në disa familje të pasura, vetëm një i punësuar mund të zgjidhë problemin ekonomik të tërë familjes. Sipas një sondazhi të kryer në vitin 2000, gati 1/4 e grave pjesëmarrëse pohuan se nëse kushtet ekonomike ua lejonin, ato do të qëndronin në shtëpi për tu kujdesur për familjen. Pjesa dërrmuese e të intervistuarave ishin me arsim të mesëm.

Në 10 vjetët e fundit, kjo prirje u përhap edhe ndër femrat e arsimuara. Në fillim të vitit 2010, Jiang Dan, studente për gradën e masterit në Universitetin Industrial të qytetit Changchun publikoi disertacionin e saj mbi identitetin e femrave intelektuale dhe rolin e gruas shtëpiake. Sipas sondazhit të saj me 283 gra , me arsim të lartë, gati 68% e të intervistuarave shprehën dëshirën për t'u bërë gra shtëpiake. Ndër to, 35 - 45 vjeçaret shprehën një dëshirë më të fortë.

Femrat në këtë grupmoshë janë në kulmin e karrierës së tyre. Për to, trysnitë nga puna dhe familja rëndojnë dhe janë bërë motivi kryesor që nxit marrjen e vendimit përfundimtar. Ato thonë shpesh se "Nuk mund të zotërosh gjithçka në të njëjtën kohë", apo "Familja është më e rëndësishme se karriera ime"

35 vjeçarja Lu Jing e kaloi periudhën e ushqimit me gji të vajzës nën stresin e afatit të dorëzimit të artikujve për kryeredaktorin. Ajo tregon se shpesh mbante foshnjë me një dorë, ndërsa shkruante në tastierë me dorën tjetër. Një shoqe e saj, tregon se pasi kishte punuar deri herët enë mëngjes, kur ishte kthyewr në shtëpi, i shoqi kishte varur tek dera një letër ku shkruhej "Mirë se erdhe punonjëse shembullore"!

Lu Jingu kur punonte bënte pak punë shtëpie, por problemet e pagjumësisë dhe lodhja nga puna e bëri të merrte vendimin e heqjes dotë nga puna dhe të qëndronte në shtëpi.   

Sa stres kanë femrat e punësuara në metropolet kineze ? Sipas "Librit Blu të Jetës së Femrave 2011", gratë profesioniste në Pekin, Shangai, Guangzhou etj., harxhojnë mesatarisht mbi 8 orë në punë çdo ditë. Koha më e gjatë shkon deri në 18 orë. Ndëkohë, mbi 85% e të intervistuarve në sondazh janë shprehur se intensiteti i punës dhe konkurrenca e madhe janë shkaku i stresit të tyre.

Znj. Fang Ying nga Shkolla e Menaxhimit Publik të Guangzhou-t, pas studimeve 8 vjeçare për gratë shtëpiake që kanë sakrifikuar karrierën shprehet se ekonomia e tregut është "një thikë me dy presa". "Para dhënies së dorëheqjes këto gra merreshin kryesisht me profesione që kërkonin përkushtim dhe energji të madhe. Por në krahasim me punonjësit meshkuj profesione të tilla, nuk përfillin përgjegjësinë e femrave për lindjen dhe rritjen e fëmijëve. Mund të themi se ana pozitive qëndron në faktin se femrat tani kryejnë detyra që më parë ishin monopol i meshkujve. Por nga ana tjetër, kur një grua zgjedh këtë rrugë, ajo duhet të heqë dorë nga balancimi midis profesionit dhe jetës familjare ", tha znj. Fang.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China