PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Garë për të tërhequr sa më shumë turistë kinezë
2015-09-29 16:18:15 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i kinezëve që shkojnë për turizëm jashtë vendit arriti deri në 107 milionë në vitin 2014, shifër kjo e tetëfishuar në krahasim me atë të vitit 2001. Duke parë numrin e madh të turistëve kinezë jashtë vendit dhe shpenzimet e tyre, vendet e ndryshme të botës po marrin më shumë masa për të tërhequr turistët nga Kina. Ato po nhartojnë më shumë politika të favorshme për lehtësimin e marrjes së vizës apo taksat e konsumit, në mënyrë që të rritet numri i turistëve kinezë.

Një prej këtyre vendeve është dhe Japonia, e cila vuri re një bum të turistëve kinezë pas liberalizimit të kufizimit të vizave në janarin e sivjetshëm. Ndërkohë, Koreja Jugut, vendet e Azisë Juglindore, Danimarka dhe Rusia janë konkurrentet e tjera të fuqishme.

Wang Haiyang ka qenë një kliente e rregullt e dyqaneve të Hong Kongut në fundjavë. Pirja e një kafeje afër portit Viktoria, duke shijuar peizazhin e bukur bregdetar ka qenë për të një nga mënyrat e preferuara të çlodhjes.

Por, tani, kjo 29 vjeçare nga qyteti Shenzhen, qytet fqinj i Hong Kongut nuk e frekuenton më "Perlën Orientale", siç e quajnë kinezët Hong Kongun. Krahas shtimit të pakënaqësisë së qytetarëve hongkongas për numrin e madh të vizitorëve, banorët nga pjesa e brendshme nuk ndjehen si më parë.

Sipas Wang, gjithnjë e më shumë miq dhe kolegë të saj preferojnë të blejnë në vende të tjera, sesa në Hong Kong.

Ndërkohë, një raport i publikuar në fund të korrikut nga një ndër platformat më të njohura kineze për turizmin "Tuniu" thuhet se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Japonia ishte destinacioni më i parapëlqyer nga turistët kinezë për vizita të shkurtëra.

Zhang Wu'an, zëdhënësi i kompanisë "Spring Airlines" i tha gazetarëve të "Global Times" se Japonia ka zbatuar një sërë masash për të tërhequr sa më shumë turistë, duke përfshirë heqjen e disa kushteve që kufizojnë marrjen e vizave turistike për shtetasit kinezë.

Lidhur me këtë, profesor Sun Lijian, drejtor i Qendrës Studimore Financiare të Universitetit Fudan në Shangai komenton se: "Japonia po përpiqet ta shndërrojë turizmin si një ndër burimet e rritjes ekonomike, sepse konsumi nga tregu i brendshëm turistik është i dobët në këtë vend. Prandaj, tërheqja e sa më shumë vizitorëve të huaj ka rëndësi të madhe".

Ndërsa, sipas mediave japonez, çdo turist kinez ka shpenzuar mesatarisht 2430 dollarë amerikanë në Japoni në tremujorin e parë të këtij viti, shifër kjo 20.9% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rusia po bëhet një ndër destinacionet e pëlqyera nga turistët kinezë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 numri i vizitorëve nga Kina është rritur 180% në krasim me vitin 2014.

Z. Liu është një qytetar i Harbinit, të provincës Heilongjiang të Kinës Verilindore, i cili në gusht vizitoi Rusinë së bashku me 20 kolegë."Ne pamë shumë kinezë në dyqane dhe në të gjitha njësitë tregtare ka punonjës që flasin lirisht kinezisht. Na pëlqeu stili i jetës, ambjenti, mallrat cilësore dhe dashamirësia e vendësve ", tha z. Liu.

Duke folur për destinacionet e pëlqyera nga turistët kinezë, nuk mund të lëmë pa përmendur Korenë e Jugut. Në vitin 2014, numri i vizitorëve kinezë në jug të Gadishullit korean i kaloi të 6 milionët, duke zënë mbi 43% të numrit të përgjithshëm të turistëve të huaj që ka pritur Koreja e Jugut. Para shpërthimit të epidemisë së "MERS-it", numri i turistëve kinezë ka ruajtur rritje të vazhdueshme. Pas korrikut, kur u shpall përfundimi i epidemisë, Koreja e Jugut nxorri më shumë politika për të rifituar besimin e turistëve kinezë. Për shembull,grupet e turistëve kinezë mund të udhëtojnë në Kore të Jugut pa viza, para fundit të tetorit. Qendrat tregtare jugkoreane do të ofrojnë skonto më të favorshme dhe procedura më të thjeshta të ribursimit të taksave etj.

Në garën për turistë kinezë, mbi 10 vende në Europë dhe Amerikën e Veriut, përfshirë Italinë, Gjermaninë, Belgjikën dhe Britaninë e Madhe kanë thjeshtuar aplikimet për viza turistike, duke shkurtuar gjithashtu kohën e trajtimit të tyre.

Këtë muaj, një fshat idilik në verilindje të Hollandës, i quajtur Giethoorn dhe 2600 banorët e tij kanë përfunduar përgatitjet, pasi 2/3 e klientëve të hoteleve të atjeshme janë nga Kina.

"Numri i turistëve kinezë është rritur vit pas viti", tha Gabriella Esselbrugge, pronare e hotel-restorantit "De Dames Van De Jonge" në një intervistë për gazetarët e agjencisë së lajmeve kineze Xinhua. Ndërsa, ajo vetë tregon se në 10 vitet e fundit e ka vizituar 5 herë Kinën.

Giethoorn pret në vit mijëra turistë të huaj kryesisht nga Kina dhe Gjermania. Sipërmarrësit në fushën e turizmit vlerësojnë se çdo turist kinez shpenzon mesatarisht 750 euro gjatë qëndrimit në këtë fshat, duke kontribuar në mënyrë të dukshme te të ardhurat vendore.

"Ne presim shumë vizitorë njëditorë kinezë. Por tani është shtuar numri i atyre që duan të qëndrojnë më gjatë. Shumica e tyre qëndrojnë 2-3 ditë në fshatin tonë. Ndonjëherë shohim se rrugët e Giethoornit mbushen nga turistët kinezë. Ata shijojnë këtu panoramën e bukur piktoreske, objektet e lashtë dhe ndërtesat tradicionale holandeze", thotë znj. Esselbrugge.

Prandaj, fshati Giethoorn ose i njohur si "Venecia e Hollandës" po merr shumë masa për të ofruar shërbime të shumta, madje dhe gjuhësore për të tërhequr sa më shumë vizitorë nga Kina.

Përveç fletë-palosjeve dhe hartave në gjuhën kineze, ky fshat ka vënë në funksion edhe një uebsajt të posaçëm për transportim ditor në gjuhën kineze. Madje ata kanë modifikuar dhe prodhimin e biçikletave, tiganëve më të vegjël etj., që të përshtaten sa më mirë për vizitorët kinezë. Znj. Esselbrugge pohoi se para një muaji ajo ka nisur të studjojë gjuhën kineze. "Ne kemi investuar shumë për plotësimin e dëshirave të turistëve nga Kina", thotë duke buzëqeshur pronarja e hotelit.

Ministri hollandez i ekonomisë Henk Kamp bëri të ditur se para vitit 2020, Kina do të bëhet burimi i 6-të më i madh i turistëve që vizitojnë Hollandën. Tani, ajo zë vendin e 9-të. Në vitin 2014, numri i udhëtarëve kinezë në Hollandë arriti deri në 250 mijë, 15% më shumë në krahasim me vitin 2013, sa dyfishi i vëllimit në vitin 2010. Ndërkohë, sipas të dhënave, në vitin 2014, turistët kinezë shpenzuan mbi 314 milionë euro në Hollandë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China