PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shembull bamirësie
2015-09-28 09:18:47 CRI Komenti juaj Printoni

Zhang Guangjuan është një grua kineze që 16 vjetët e fundit çdo ditë mbledh skrap për të siguruar jetesën. Zakonisht ajo e shet materialin e mbledhur në tregun Dongantun të qytetit Changchun të provincës Jilin. Por kjo zonjë ka një shpirt shumë bujar. Ajo ka dhuruar ndër vite 45, 000 yuan ( afërsisht 7 mijë dollar amerikanë) për bamirësi.

Zonja Zhang është e varfër materialisht dhe jeton me djersën e saj, por mendon më shumë për të tjerët që janë në nevojë dhe vuajnë më shumë se ajo. Për ta ilustruar këtë mjafton të kujtojmë se në vitin 1976 ajo ka dhuruar 2 mijë yuan q ë në atë kohë kishin vlerë të madhe monetare për familjet e prekura nga tërmeti në Tangshan. Me një llogaritje të thjeshtë shuma prej 2 mijë yuanësh e dhuruar nga zonja Zhang për të dëmtuarit nga tërmeti ishte e barabartë me pagën e 6 viteve punë të saj. E pyetur nga media për këtë veprim kaq bujar,ndonëse vetë ajo nuk është e pasur, zonja Zhang thotë se " ajo mund të sigurojë jetesën e saj, por duhen ndihmuar njerëzit që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë."

Dashuri në çatinë e botës

Pasi kanë udhëtuar 4 mijë km në 6 muaj i riu kinez Ding Yizhou i dhuroi një buqetë me lule nga Gesangu të dashruës së tij Lai Min, duke i propozuar ta kalonin jetën së bashku. Propozimi nuk ndodhi në një vend të zakonshëm të udhëtimit të gjatë të çiftit të dashuruar, por në kryeqendrën e Tibetit, Lhasa, që njihet si çatia e botës. Çifti i të dashuruarve u betua për lumturi të përjetëshme pikërisht përballë godinës magjepsëse të Potala Palace.

Rreth 300 vizitorë kinezë apo të huaj që ndodheshin rastësisht në atë çast në këtë vend krijuan një gjysmërrethi dhe kur panë skenën aq romantike të propozimit për martesë të kinezit Ding për vajzën e ëndrrave të tij Lai, nisën të shkrepnin aparatet fotografikë apo celularët. Nuk munguan as thirrjet entuziaste të turistëve "Martohu me të! ".

Lai Min shpërtheu në lot emocioni dhe tha "Po-në e shumëpritur nga i dashuri i saj Ding. Mes duartrokitjeve dhe ovacioneve të të pranishmëve të rastësishëm çifti u puth në këtë atmosferë që rrallëherë e shohim edhe në filmat e dashurisë.

 

Ding Yizhou i propozoi të dashurës së tij Lai Min përballë ndërtesës së Potala Palace në Rajonin Autonom të Tibetit më 5 korrik të këtij viti dhe vajza tepër e emocionuar shpërtheu në lot gëzimi.

Në rubrikën e kaluar Hot pot ju kemi folur për këtë çift të veçantë të dashuruarish, që janë njohur në fëmijëri por vajza Lai Min është diagnostikuar me një sëmundje që do ta lerë atë në karrocë paralitikësh për gjithë jetën. Kjo sëmundje nuk e ka penguar të dashurin e saj Ding ti premtojë dashuri të përjetëshme por edhe të plotësojë dëshirën e vajzës për të vizituar vendin dhe sidomos Tibetin. Nga vendlindja e tyre Guanxi në çifti i dashuruar nisi udhëtimin nëpër krahina të ndryshme të Kinës, ndërsa vajza Lai qëndronte në karrocë. Dingu e pati vendosur karrocën e Lait në bikikletën e tij elektrike dhe kështu e realizuan ëndrrën e saj për këtë udhëtim dashurie, duke u përballur me vështirësi të trafikut apo të motit gjatë rrugës. Shume njerëz që mësuan këtë histori të bukur dashurie ofruan ndihmën e tyre për çiftin dhe ja në 1 korrik ata arritën në kryeqendrën tibetiane Lhasa. Në rrjetet sociale çifti postoi disa video nga udhëtimi i dashurisë dhe shumë përdorues të tyre ofruan shuma të ndryshme të hollash për të ndihmuar sadopak në realizimin e ëndrrës së këtyre të rinjve për të udhëtuar.

Arritja në Lhasa e çiftit me sa duket nuk është destinacioni i fundit i udhëtimit të tyre, pasi Dingu thotë se ata dëshirojnë të vazhdojnë ecjen në autostradën Qinghai-Tibet.

 

Të pyetur nga media për planet e ardhme, të rinjtë e dashuruar thonë se do të kryejnë procedurat për martesë zyrtare në Liuzhou dhe shpresojnë të kenë një jetë të lumtur së bashku. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China