PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Profesione të rralla dhe të paguara mirë
2015-09-22 11:21:32 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit në Chengdu të provincës kineze Sichuan u zhvillua një debat lidhur me persona që sigurojnë të ardhura të mëdha nëpërmjet disa profesioneve të rralla. Ja cilat janë disa nga këto profesione.

Shpëtues martesash

Gra të tradhëtuara nga bashkëshortët e tyre të pasur që financojnë të dashurat e tyre punësojnë njerëz për të larguar të dashurat dhe për të shpëtuar martesën. Ata që e kryejnë këtë mision ndërmjetësimi përdorin metoda të ndryshme për të arritur qëllimin dhe këto kanë specifikat e tyre të veçanta. Këtë punë e kryejnë kryesisht juristë, psikologë madje dhe ish nëpunës, të dalë në pension.

Pagesa për një punë të tillë është shumë e lartë dhe për çdo rast të realizuar me sukses në shpëtimin e martesës së klientit, ndërmjetësuesi paguhet me 100 mijë yuan ose 15,630 USD. Rëndësi për bashkëshortet që u rrezikohet martesa ka vetëm ta shpëtojnë atë, me çdo kusht dhe çmim

Vlerësues hotelesh

Ky mund të konsiderohet si një nga profesionet më të mira në mbarë botën. Përgjegjësia më e madhe e personit që e kryen këtë punë është të kalojë një natë në hotele të ndryshme me qëllim vlerësimin e kushteve të hotelit dhe më pas të publikojë raportin e tij në internet.

Vlerësuesit e hoteleve duhet të jenë shumë vëzhgues dhe tu pëlqejë të jenë gjithë kohës në udhëtim. Duhet patur parasysh se kompanitë vlerësojnë hotele kryesisht me 4 apo 5 yje ndaj dhe personat që e kryejnë këtë vlerësim, nuk duket se "vuajnë" shumë gjatë orarit të punës. Përveç faktit se qëndrojnë në hotele të ndryshme, pagesat e këtyre vlerësuesve janë tepër të larta.

Modele këmbësh

Janë kryesisht modelë që përdorin këmbët e tyre për prodhime që promovojnë vetëm veshje për këmbët si përshembull çorapet për femra dhe meshkuj, çizmet, këpucët, por edhe artikuj të ndryshëm kozmetikë për këmbët e femrave dhe të meshkujve.

Në Kinë ka shumë kërkesa nga industria e modës për këtë profesion të rrallë.

Vajtues profesionistë në funerale

Në zonat rurale të Kinës ekziston edhe në ditët tona një profesion mjaft i rrallë, ai i vajtuesve në funerale. Ky term i njohur në Shqipëri si "vajtojca" na kujton ritualet e vdekjes, të fillimit të shekullit të kaluar. Në ndryshim nga vajtojcat shqiptare, vajtuesit kinezë para varrimit të një personi bëjnë makiazh të rëndë dhe vajtojnë në emër të fëmijëve të të ndjerit.

Ky profesion, ndonëse i përhapur në fshatrat e thella të Kinës sjell të ardhura të mira, për ata që e ushtrojnë. Megjithatë zhvillimi dinamik i vendit dhe i shoqërisë dhe zhdukja e zakoneve të tilla, pritet të lerë shpejt pa punë vajtuesit.

Princesha e rremë

Një grua kineze është dënuar ditët e fundit me 13 vjet e gjysmë burg pasi u gjet fajtore për veprën penale të mashtrimit në vlerën prej 2.3 milion yuan, ose 380 mijë dollar amerikanë. Ajo kishte mashtruar shumë njerëz duke u thënë se ishte parardhëse e dinastisë së fundit kineze Qing, madje njëra nga princeshat e kësaj dinastie.

Gruaja me mbiemrin Wang, në të vërtetë ishte një fermere e thjeshtë nga province Henan, por viktimave të mashtrimit të saj u kishte thënë se ishte princesha Changping, një pasardhëse e familjes Aisin Gioro, që njihet si krijuese e Dinastisë Qing, e cila ka sunduar në Kinë në vitet 1644-1911.

Zonja 49 vjeçare Wang mashtronte duke thënë se ajo kishte trashëguar 175 miliard yuan pasuri nga familja perandorake, por që nuk mund ti zotëronte për shkak se mbroheshin si pasuri kombëtare nga shteti. Ajo mashtronte njerëz të ndryshëm duke u thënë se nëse ata do ti jepnin para që ti përdorte për ryshfet për zyrtarë të ndryshëm, këto pasuri të paluajtëshme do të bëheshin prone e saj dhe u premtonte që të investonin në këto pasuri.

Pas denoncimeve policia kineze zbuloi shufra floriri të falsifikuara, dollarë fallco si dhe harta të rrema thesaresh imagjinarë, të sajuar prej vetë të ashtuquajturës princeshë. Gjyqi ndaj zonjës Wang u zhvillua në Gjykatën e provincës Shaanxi në qytetin Lianhu. Bashkëpunëtori I saj në mashtrim, një 47 vjeçar, i papunë nga i njejti qytet u dënua me 12 vjet burgim. Në periudhën shkurt 2013 deri në korrik 2014 Wang dhe bashkëpunëtori i saj kishin përfituar me anë të mashtrimit 2.34 milion yuan nga qytetarë të shumtë. Gjykata vendosi që të dy fajtorët të rikthejnë shumat e mara përmes mashtrimit.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China