PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tregtarët në Yiwu
2015-09-22 11:16:39 CRI Komenti juaj Printoni

Yi Wu është distrikti më i pasur në Kinë, i cili vlerësohet nga OKB-ja dhe Banka Botërore si "tregu më i madh në botë për shitjen e mallrave të konsumit të përditshëm". Në fakt, distrikti ngjan me një qendër tregtare. Njësia më e madhe tregtare vendëse "Qendra Tregtare Ndërkombëtare" zë një sipërfaqe prej më shumë se 4.7 milionë metrash katrore, ku punojnë mbi 210 mijë shitës në më shumë se 70 mijë dyqane. Në këtë hapësirë gjigante mund të gjesh çfarëdo lloj produkti të konsumit të përditshëm. Janë publikuar edhe shifra që tregojnë kohën që shpenzon një person për të vizituar të gjitha dyqanet e këtushme. Sipas njërës përllogaritje, nëse një person ndal vetëm 3 minuta në çdo dyqan të Qendrës Tregtare Ndërkombëtare, atij do ti duhet një vit e gjysmë kohë.

Kjo është vetëm njësia tregtare vendëse, pa përmendur mijëra qendra tregtare të tjera që merren me shitjen e orendive, të lëndëve të drurit, të pajisjeve të telekomunikacionit, të aparateve elektronike, të makinave etj.

Mallrat e Yiwu-së janë eksportuar në 212 vende e rajone të botës, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Në një vit kjo qendër tregtare pret mbi 10 milionë biznesmenë të huaj dhe këtu tani jetojnë mbi 15 mijë tregtarë nga vende të ndryshme. Në gjysmën e parë të këtij viti nga Yiwu janë eksportuar prodhime në vlerën prej 15.4 miliardë dollarë amerikanë.

Në këtë distrikt me popullsi prej 1.23 milion banorësh gjenden mbi 100 restorante arabe dhe koreane, mbi 3 restorante italiane, disa shkolla ku jepen mësime në gjuhën arabe, indiane dhe koreane. Këtu ka edhe mbi 30 xhami, një kishë, një tempull hindu dhe një tjetër sikh. Madje këtu të zë syri kinezë nga Yiwu-së që luajnë kriket, një sport mjaft i përhapur në vendet e Komonuellthit britanik.

Gjatë 20 vjetëve të kaluar, Yiwu mbaroi transformim të ngadaltë dhe ky proces u shpejtua pasi imigrantët e parë mbërritën në vitin 2000.

"Kur erdha këtu, shtetasit e huaj ndjenin vështirësi për të hapur llogari bankare, dyqane si dhe për të gjetur restorant për të ngrënë" tha Ahmed Tirkawy, një biznesmen sudanez, duke folur për ditët e para të mbërritjes para 12 vjetësh në Yiwu.

Pasi zgjidhi këto probleme ky 39 vjeçar, menaxher i kompanisë tregare "Blue Moon" pati sukses të madh nëpërmjet eksportimit të mallrave drejt atdheut të tij, Palestinës dhe Dubait, duke dëshmuar edhe zhvillimin e Yiwu-së nga një distrikt me pak ndërtesa të larta në një parajsë tregtare me produkte më të pasura. Pa dyshim, tani është shumë e lehtë për të që të gjejë ushqimin e preferuar në Yiwu.

Yiwu ndodhet shumë afër porteve Ningbo dhe Shangai. Kjo e favorizon atë për transportimin e mallrave nëpërmjet linjave detare. Çdo ditë, tregtarë të shumtë vijnë, bëjnë biznes dhe dërgojnë mallra për shitje me pakicë në Afrikë, Lindjen e Mesme, dhe tregjet e tjera aziatike e perëndimore.

Në vitin 2001, Kina u bë anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë. Një vit më vonë, në Yiwu u hap pjesa e parë e "Qendrës Tregtare Ndërkombëtare". Shumë shpejt, kjo qendër tregtare u zgjerua në disa lagje dhe u bë më e madhe.

Në vitet 90'-të të shekullit të kaluar, Yiwu ishte një qendër e rëndësishme tregtare për biznesmenët kinezë. Kurse, herët në vitet 80-të kur tërë Kina përballej me një mungesë të madhe të mallrave të konsumit të përditshëm, tregtia aktive në Yiwu dha një kontribut të jashtëzakonshëm, madje dhe për ekonominë e tërë rajonit të Deltës së Lumit Jance, të Kinës Lindore bregdetare.

Tregtarët që erdhën në Yiwu para 19 vjetësh ishin nga Jemeni dhe Pakistani. Në fillim, mjedisi vendës nuk ishte i mirë sa ai në Guangzhou të provincës jugore Guangdong. Por, krahas përmirësimit të produkteve, Yiwu nisi të njihej nga më shumë njerëz. Sipas Pradip Sheti, menaxheri pakistanez i kompanisë Yiwu PS Fashion Trading, tani ai dhe miqtë e tij blejnë më shumë nga Yiwu sepse në këtë qytet të vogël "banorët vendës janë më miqësorë".

Arabët dhe jugkoreanët përbëjnë dy grupet më të mëdha të tregtarëve të huaj në Yiwu. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-jugkoreane në vitin 1993, lidhjet ekonomike midis dy vendeve filluan të forcohen. Por, Yiwu atëkohë nuk ishte shumë i njohur në gadishullin korean. Ndryshimi ndodhi në vitin 1998, ose katër vjet para bashkëorganizimit nga ana e Japonisë dhe Koresë së Jugut të Kupës së Botës. Shumë mallra që përdoreshin në këtë miting madhështor sportiv u prodhuan në provincën Zhejiang, duke përfshirë edhe fabrikat në Yiwu. Kështu që, në fazën përgatitore Yiwu i vogël u bë mjaft popullor në rradhët e tregtarëve jugkoreanë.

Aktualisht gati 6 mijë biznesmenë jugkoreanë jetojnë në Yiwu, dhe çdo ditë merren me tregtinë e artikujve të konsumit, veshje, stoli etj. "Klientët kryesorë janë amerikanë", tha 50 vjeçari Han Ki-jung, kryetar i degës së Shoqatës jugkoreane të Tregtisë me Kinën, për distriktin Yiwu.

Në të kaluarën, restorantet arabe dhe jugkoreane ofronin alternativa të kufizuara për biznesmenët e ardhur nga vende të ndryshme. Por, tani, situata është përmirësuar dukshëm. Kështu shprehet 46 vjeçari britanik Nigel Cropp. Restoranti i tij i stilit italian dhe bari i hapur në vitin 2012 ndodheshin në qendër të Yiwu-së. Ai ka punuar për eksportimin e pajisjeve hidro-sanitare drejt Australisë, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. Edhe pse nuk kishte asnjë përvojë në biznesin e restoranteve, Cropp është i kënaqur me gjendjan aktuale dhe ka pasur përfitime të konsiderueshme. Sipas tij, modeli i mëparshëm i zhvillimit ekonomik vendës duhet të ndryshonte. "Sinjalet janë të dukshme, për shembull po rritet kostoja për materiale dhe punëtorë", tha Cropp.

Bashkia e Yiwu-së po përpiqet ta shndërrojë qytetin në një qendër të shitjes së produkteve ndërkombëtare për konsumatorët e brendshëm. 350 milionë banorët kinezë të shtresës së mesme përbëjnë një ndër grupet kryesore të klientelës sepse sipas sondazhit, ata shpenzojnë mbi 2 trilionë dollarë amerikanë për blerjet jashtë vendit.

"Ne dëshirojmë t'i shesim botës produktet kineze, por edhe të blejmë nga jashtë dhe të shesim në vendin tonë ", tha Wang Birong, shef i Drejtorisë së Tregtisë të Yiwu-së.

Në marsin e sivjetshëm, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinpingu bëri të ditur në Forumin Aziatik Boao se, Kina mund të importojë mbi 10 trilionë dollarë amerikanë mallra në 5 vjetët e ardhshëm. Nisma e Pekinit për të gjallëruar Rrugën e lashtë të Mëndafshit është një shans i mirë për Yiwu-në.

Sipas z. Wang, vitin e kaluar, nga Yiwu u eksportuan 23.7 miliardë dollarë amerikanë produkte dhe u importuan produktet me një vlerë prej 480 milionë dollarësh amerikanë."Nga këto shifra, mund të shohësh sa i madh është disniveli. Prandaj, që nga fillimi i vitit, kemi filluar të nxisim zhvillimin e importimit për lëndët e para, makineri me teknologji të lartë, ushqime, pije etj. Ndryshimi po ndodh edhe në fushën e tregut, por gjithsesi na duhet më shumë kohë", tha drejtori Wang.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China