PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekini në pritje të Paradës ushtarake të Ditës së Fitores
2015-08-31 17:41:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kufizime të trafikut gjatë Paradës së 3 shtatorit

Nga 20 gusht deri më 3 shtator autoritetet e transportit rrugor të Pekinit do të zbatojnë një skemë të re qarkullimi rrugor, si pjesë e masave që do të ndërmerren për garantimin e cilësisë së rendit publik gjatë zhvillimit të Paradës së 3 shtatorit me rastin e 70 vjetorit të Fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër pushtimit japonez (1937-1945) dhe të Luftës Botërore Antifashiste.

Në njoftimin e publikuar me këtë rast mësohet se 80% e automjeteve qeveritare në Pekin nuk do të qarkullojnë gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa automjetet private do të qarkullojnë sipas një planifikimi në ditë të alternuara. Skema e re e qarkullimit rrugor gjatë këtyre ditëve të Paradës do të zbatohet nga ora 00.3 e mëmgjesit deri në mesnatë. Mjetet e transportit publik si autobusët, taksitë dhe makinat e policies nuk përfshihen në skemën e përkohëshme të qarkullimit rrugor.

Në njoftim thuhet se në kryeqytet do të rritet numri i autobusëve me interval të shkurtër dhe do të përmirësohet kapaciteti i metrosë gjatë periudhës 20 gusht deri në 3 shtator. Komisioni bashkiak i transportit të Pekinit përmes deklaratës njofton se do të merren masa dhe për uljen e ndotjes së ajrit gjatë parades, të ngjashme me atë që u morën gjatë Samitit të APEC_ut nëntorin e vitit të kaluar.

Gjatë samitit të APEC-ut dendësia e qelizave PM2.5 një tregues kyç për cilësinë e ajrit u ulën në 50%, duke qëndruar gjatë gjithë kohës qielli i kaltër dhe i pastër. Në websiten e Zyrës bashkiake të mbrojtjes së mjedisit theksohet se ruajtja e cilësisë së ajrit nga ndotjet gjatë ngjarjeve të shënuara pasqyron imazhin e vendit përmes kryeqytetit të tij.

Fabrikat dhe punishtet me qymyr do të kufizohen dhe do të ndërpresin veprimtarinë gjatë kësaj periudhe dhe do të monitorohet pastërtia e ajrit me një sistem të veçantë.

Pekini ka zbatuar për here të pare masa të tilla përsa i përket qarkullimit rrugor dhe cilësisë së ajrit gjatë Lojrave Olimpike në vitin 2008.

Ndër masat përfshihet dhe mbyllja për 3 orë në intervalin 9.30 paradite deri në 12.30 paradite të Aeroportit Ndërkombëtar të Pekinit si dhe të Aeroportit të vogël të Nanyuanit më 3 shtator. Parada Ushtarake e 3 shtatorit do të jetë e para që zhvillohet jo me rastin e Festës Kombëtare, që nga viti 1949. Kina njoftoi detajet e Paradës Ushtarake në muajin qershor.

"Kopshtet e Suzhout" dhe përhapja e tyre në botë

Suzhou është shtëpia e "Kopshteve të Kinës" nga ku janë eksportuar më shumë se 40 kopshte klasike në rreth 30 qytete dhe rajone të botës.

Kopshtet angleze të Kinës u bënë të njohura në botë për here të pare në vitin 1979 kur hortikultorë dhe arkitektë kinezë morën pjesë në krijimin e Ming Xuan, ose të njohur ndryshe si Oborri Astor, në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

Në një sipërfaqe prej 400 metra katrorë Oborri imiton kopshtet e njohur të Suzhout me korridore zigzage, ku gjenden struktura shkëmbore dhe ujore. Kopshtet klasike të Suzhout e kanë origjinën nga qyteti lindor i provincës Jiangsu dhe më vonë u bënë një lloj estetik i arkitekturës klasike kineze.

Menjëherë pas shfaqjes së Ming Xuan publiku i gjerë u njoh dhe me kopshte të tjerë. Më të famshmit prej tyre janë "Ruisu Garden" në Gjenevë i cili ndodhet në selinë e Organizatës Botërore të Tregtisë, Kopshti i Bibliotekës Huntington në SHBA dhe Kopshti Yili në Paris.

Kryetari i Bashkisë së Portlandit në SHBA Charlie Hales, ku është krijuar një kopësht i tillë thotë se Kopështi Kinez Lan Su shërben si një dritare e kulturës kineze në këtë vend.

Kopshtet e Suzhout me një moshë 1 mijëvjeçare janë në Listën e Trashëgimive Botërore të UNESCO-s.

Air China nis fluturimet direkte në Rajonin Autonom të Tibetit

Fluturimet e linjës Pekin -Nyingchi, një destinacion popullor turistik në Rajonin Autonom të Tibetit me Kompaninë Air China kanë shënuar nisjen e fluturimeve direkte. Njoftohet se një avion i tipit Airbus A319 do të kryejë çdo ditë fluturimin e kthimit që zgjat 4 oër dhe dy orë më pak nëse pasagjerët bëjnë një ndalim në Chengdu, të provincës Sichuan.

Nyingchi është një destinacion i famshëm turistik për malet, lumenjtë dhe pyjet. Nëlartësinë e Tibetit kjo zone ofron temperature të këndëshme për vizitorët. Në vitin 2011 qeverisja vendore e Nyingchisë vendosi zhvillimin e tij si një destinacion ndërkombëtar turistik. Vitin e kaluar këtë destinacion e vizituan 2.8 milion turistë dhe u siguruan të ardhura prej 458 milion dollar, krahasuar me 1.5 milion turistë që ishin në vitin 2010.

Rajoni Autonom i Tibetit në vitin 2014 pati një rritje 20% të numrit të turistëve dhe 23% rritje të të ardhurave të siguruara nga turizmi.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China