PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Big Data, rol më i madh në administratën kineze
2015-08-24 14:51:28 CRI Komenti juaj Printoni

Big Data është një term teknik për shifrat dixhitale, që tejkalon aftësinë e pajisjeve të mëparshme. Me këto teknika, njerëzit jo vetëm mund të mbledhin, analizojnë, kërkojnë, ndajnë, rezervojnë, transferojnë shifra në përmasa të mëdha, por edhe mund të "parashikojnë" rezultatet në bazë të vlerave të të dhënave. Nga ana teorike, Big Data mund të ndihmojë në marrjen më me efektivitet të vendimeve të sakta, duke evituar gjykimet e gabuara. Pritet që teknikat e përdorimit të Big Datave të përhapen gjerësisht në parashikimin e prirjes së biznesit, parandalimin e përhapjes së sëmundjeve, luftën kundër krimeve, studimet shkencore etj. Tashmë që kjo teknikë e re po testohet, qeveria kineze ka nisur vënien e saj në praktikë.

Në korrik, sistemi i parë për analizën e të dhënave në nivel province nisi funksionimin zyrtar në provincën Hubei të Kinës Qendrore pas një vit prodhimi dhe dy muaj eksperimentimi. Administratata e provincës ka grumbulluar një sërë të dhënash fushën industriale dhe tregtare për kompani, zbatimib e ligjit, raporte të monitorimit të tregut, ankesa të konsumatorëve etj. Mirëpo, me kalimin e kohës, këto informacione izolohen, sepse pas dokumentimit, futen në depo kompjuterike dhe harrohen shpejt.

"Nëse marrim si shembull sektorin e ankesave të konsumatorëve, në të kaluarën pasi i trajtuam veç e veç, regjistruam çdo rast. Por, tani, me sistemin Big Data, mund t'i përmbledhim dhe të zbulojmë vlerat e tyre ", thotë z. Shen Jun, zv.drejtor i qendrës së informacionit të qeverisjes vendore të provincës Hubei.

Sipas tij, me këtë sistem, tani mund të raportohen nga 10 burime informative ankesat e konsumatorëve brenda 2 muajve për produkte të së njejtës kompani. Pas marrjes së këtyre informacioneve formohet ekipi hetimor që kryen veprime të mëtejshme. Përveç këtyre, ky sistem përbëhet edhe nga tre sektorë për regjistrimin e subjekteve, zbatimin e ligjit dhe kontrollin e tregut. Përdoruesi mund të kërkojë sipas dëshirës çdo informacion që i duhet për fushën industriale dhe tregtare në nivel province dhe të dhënat nxirren në formatin e një tabele.

"Gjatë provave eksperimentale që zgjatën dy muaj, kolegët tanë u habitën nga analizat e kryera. Në një farë kuptimi, ky sistem ka nxitur krijimtarinë e tyre nëpërmjet ofrimit të mjeteve të fuqishme për kërkim të plotë dhe të lirë", shtoi zv.drejtori Shen Jun.

Tani informacionet industriale dhe tregtare duhet të vendosen dhe përditësohen në rrjetin dixhital të provincës Hubei. Sipas Shen Zhiliang, kryeanalist i kompanisë Dameng Database me seli në qytetin Wuhan(kryeqendër e Hubeit), mbledhja e të dhënave nuk mund të barazohet me teknikën Big Data. "Informacionet janë pa vlerë nëse nuk mund të gjejmë konkluzione të vlefshme as të zbulojmë prirje zhvillimi", tha ai.

Në fakt, zhvillimi i teorisë së Big Data-s dhe inovacioni në teknikat e "përzgjedhjes " së informacioneve tani është i mundur në punën e përditshme administrative të vendit. Një punonjës qeveritar tha se në fund të çdo viti, zyra e tij duhet ti dorëzojë autoriteteve provinciale raportin mbi gjendjen e përgjithshme të ndërmarrjeve. Në të kaluarën, kjo kërkonte të paktën një muaj kohë për tu realizuar. Por, me sistemin e ri, shumica e diagramave mund të kryhen automatikisht brenda një minute. Big Data ndihmon në kryerjen e punës rutinë, duke kursyer më shumë kohë dhe energji për zhvillimin e sektorëve të tjerë të tregut.

Big Data mund të kontribuojë edhe në parandalimin e fatkeqësive. Shumë njerëz ende mbajnë mend tragjedinë që ndodhi në pritje të fundit të vitit 2014 në Shangai.

Zona Bund e Shangait ndodhet pranë lumit Huangpu dhe është e njohur për festimet e Vitit të Ri. Atë natë fluksi i vizitorëve e kishte kaluar 3 herë nivelin normal dhe si pasojë e mbipopullimit dhe shkeljeve masive u shkaktuan 36 viktima. Policia vendore u shpreh se nuk kishte patur njoftim për organizimin e aktiviteteve kremtuese në Zonën Bund, ndaj numri i policëve në këtë zonë ishte i vogël. Kurse sipas autoriteteve të distriktit njoftimi për anullimin e aktivitetit të vigjiljes së Vitit të Ri u publikua vetëm një ditë përpara. Edhe pse mbi 10 zyrtarë përgjegjës për aksidentin tragjik u ndëshkuan dhe u shkarkuan nga postet, analistët thonë se manaxhimi efikas dhe njoftimi i publikut me ndryshimin e planit janë faktorë të rëndësishëm për parandalimin e tragjedisë.

Pikërisht këto dy elementë përbëjnë epërsinë e teknikave Big Data. Tani, në zonat e hapura të metropoleve Shangai dhe Pekin, pajisjet e posaçme të kontrollit kontrollojnë dendësinë e popullsisë. Pasi kalon nivelin normal, një sinjal vohen në funksionim dhe merren masa të menjëhershme, duke ndaluar fluksin e njerëzve. Ndërkohë, njoftimet paralajmëruese publikohen edhe në platformat multi-mediale si APP në celularë, SMS dhe ekrane televizive në ambiente publike.

Përveç këtyre, roli i Big Data-s pritet të jetë më i madh në punën e administratës shtetërore. Në Forumin e Qeverisë Elektronik(E-Government) të zhvilluar në fund të korrikut, përfaqësuesit e qeverisë, ekspertë dhe kompanitë përkatëse diskutuan mbi shfrytëzimin më të gjerë të Big Data-s për një administrim shtetëror me cilësi të lartë.

Në forum u përcaktuan tre fusha kryesore zhvillimi në të ardhmen e afërt.Së pari, shfrytëzimi i platformave digjitale për përmirësimin e administrimit. Qeverisjet e niveleve të ndryshme do të krijojnë platforma digjitale, me anë të të cilave individët dhe ndërmarrjet mund të dorëzojnë të gjitha kërkesat dhe të marrin përgjigjen e shqyrtimit, të regjistrimit, të vërtetimit nga sektorët administrativë përkatës.

Së dyti, përsosja e paraqitjes në hapsirën kibernetike të të gjitha shërbimeve publike. Përdoruesit sidomos ata të moshuar, fëmijët ose personat me aftësi të kufizuara mund të mësojnë dhe të sigurojnë më lehtë shërbime si rezervimi i takimit me mjekët, përdorimi i mjeteve të transportit etj.

Së treti, përpilimi i politikave publike me ndihmën e Big Data-s. Qëllimi përfundimtar i politikave publike është favorizimi deri në maksimum i interesave të popullit. Në të kaluarën, mbledhja e opinioneve ose kërkesave për politikat mbështetej më shumë te sondazhet, gjë që harxhon më shumë kohë dhe para. Kurse me teknikat e Big Data-s, para hartimit të politikave shkurtohet koha për grumbullimin e kërkesave dhe gjatë zbatimit, përfitohen më shpejt reagimet e opinionit publik. Kështu që nga përpilimi, deri në zbatim dhe rishikim, tërë procesi zhvillohet me efektivitet më të lartë dhe në përputhje me nevojat reale të qytetarëve.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China