PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kur pedagogët kinezë takojnë studentët britanikë
2015-08-18 16:09:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ky mund të quhet më mirë si një shkëmbim kulturor sesa një eksperiment arsimor.

Në 4 javë, 5 pedagogë të përgjedhur nga shkollat më të njohura të Kinës dhanë një muaj mësime "sipas metodës kineze" për 50 studentë në Bohunt Academy të qarkut Hampshire të Britanisë.

Tërë procesi u regjistrua nga BBC-ja në një film dokumentar për të krahasuar ndryshimet e mënyrave mësimdhënëse në Perëndim dhe Lindje. Nga 4 gushti, dokumentari prej 3 episodesh u shfaq në kanalin e 2-të televiziv të BBC-së.

Sistemi arsimor kinez njihet nga bota për orare të zgjatura dhe disiplinë të rreptë. Rezultatet e vlerësimit të aftësisë së nxënësve në disa vende në një sondazh të kryer nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në vitet 2009 dhe 2012 treguan se nxënësit e shkollës së mesme të Shangait zunë vendin e parë për nga aftësia e përvetësimit të njohurive në matematikë, shkenca dhe letërsi, në një nivel më të lartë se nxënësit në Britani.

Prandaj, njëri nga punonjësit e BBC-së u shpreh se ky eksperiment zhvillohet për të testuar se nëse metoda mësimdhënëse kineze mund të kenë efekt të dukshëm te nxënësit britanikë dhe a është ideale kjo metodë për përgatitjen e talenteve.

Gjatë realizimit të dokumentarit, 50 studentë britanikë vepruan njësoj si bashkëstudentët e tyre kinezë. Ata nisnin mësimin nga ora 7.00 e mëngjesit, bënin gjimnastikën, ushtrime për sytë dhe ndiqnin programin mësimor prej 12 orësh. Çdo ditë, ata nuk kishin pushim përveç kohës për ngrënien e drekës dhe darkës. Të veshur me uniformat shkollore kineze, të rinjtë britanikë morën pjesë një herë në javë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar, përsëritnin përmbajtjen e lëndëve mësimore dhe pastruan me radhë klasën pas përfundimit të programit ditor.

Sipas drejtorit të Shkollës Bohunt Neil Strowger, pedagogët kinezë e kanë kryer me vullnet dhe dëshirë të madhe këtë detyrë. Mirëpo, studentët nuk u paraqitën në nivelin e duhur në këtë eksperiment pedagogjik dhe pjesmarrja e tyre në orët e mësimit ishte e ulët.

Siç tregohet në dokumentar,pedagogu kinez i matematikës përfundoi brenda 15 minutash mësimdhënien për formulat e disa funksioneve trigonometrike, për të cilat nxënësit britanikë duhet të studjonin të paktën 1 javë për t'i përvetësuar. Kurse nxënëset britanike bënin make-up gjatë orës së mësimit, këndonin rap, përdornin iPad dhe luanin me njëri tjetrin.

Një ndër 5 pedagogët kinezë, Yang Jun, u shpreh i habitur nga veprimet shumë emocionale dhe të pakontrolluara të nxënësve britanikë. "Një vajzë, pasi mësoi se këngëtari i saj i preferuar u largua nga grupi muzikor doli papritur nga klasa, duke qarë me zë të lartë. Kurse, në Kinë,çdo nxënës zbaton disiplinën dhe nuk është e nevojshme që pedagogu të vendosë qetësi në klasë. Këtu qëndron pjesa më sfiduese e mësimdhënies", tha z. Yang.

Ai tha se pas krahasimit të programit didaktik shkolla britanike do të hartojë programe të ndryshme sipas aftësive të nxënësve, ndërkohë që në Kinë ka vetëm një program të unifikuar që vlerëson nxënësit.

Lidhur me këtë, profesori Xia Xuelan i Fakultetit të Sociologjisë të Universitetit të Pekinit tha: "Në Kinë përdoret një metodë e ashpër mësimdhënëse për shumicën e nxënësve. Kurse në Britani, nxënësit kanë pavarësi më të madhe. Diferenca kulturore është thelbi i ndryshimit të metodave mësimdhënëse".

Ka specialistë që shprehen kritikë ndaj metodës kineze të mësimdhënies. Një pedagog i shkollës së mesme në Shangai tha për agjencinë e lajmeve Xinhua se mësimdhënia sipas aftësive të nxënësve tani përbën një objektivi edhe për sistemin arsimor kinez. Në klasa po nxitet komunikimi profesor-nxënës si dhe praktikat jashtë klasës.

"Të rinjtë kinezë kanë shfaqur epërsi të madhe në nivelin e arsimit bazë. Por përgatitja e studentëve të shkëlqyer në shkollat e larta ka shumë për t'u përmirësuar. Synojmë të kryejmë ndryshime pasi përgatitja e talenteve nuk mund të mbështetet vetëm te mençuria apo zotërimi i njohurive", tha profesori Xia Xueluan.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China