PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekini përgatitet për Paradën e 3 shtatorit
2015-08-10 14:42:58 CRI Komenti juaj Printoni

Riparimi i përvitshëm i mureve të kuq të Sheshit Tiananmen dhe i rrugëve përreth sivjet ka nisur më herët, për shkak të parades së madhe të 3 shtatorit, për nder të 70 vjetorit të fitores së Luftës së Dytë Botërore. Tashmë ka përfunduar riparimi i rrugës së gurtë rrethuese të sheshit, e ndërtuar në vitin 1958.

Gurët origjinalë të kësaj rruge peshojnë 350 kg dhe janë sjellë nga Laizhou i provincës Shandong dhe aktuallisht po nga i njejti vend kanë ardhur 64 mijë gurë, thotë Zhang Aijun drejtues i Komisionit bashkiak për transportin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Rregullime të tjera janë kryer edhe në rrugët anësore të Sallës së Madhe të Popullit dhe mësohet se punimet për riparimet janë kryer pas mesnate deri në 5.00të mëngjesit për të shmangur pengesat në trafik si dhe rradhët e vizitorëve të Sheshit Tiananmen dhe Qytetit të Ndaluar. Puna për riparimin e mureve të kuq në hyrje të Qytetit të Ndaluar nisën më 20 korrik dhe përfunduan brenda një jave. Çdo vit për një periudhë njëmujore, duke nisur nga gushti në Sheshin Tiananmen kryhen riparime në prag të Festës Kombëtare të Kinës më 1 tetor. Por këtë vit punimet janë kryer më pare me rastin e Paradës së 3 shtatorit.

Në axhendën e veprimtarive të kësaj dite pritet që presidenti i Kinës, Xi Jinping të mbajë një fjalim dhe të jape medalje për veteranët e luftës ose anëtarët e familjeve të tyre. Në Paradë do të marrin pjesë dhe delegacione të huaja për here të pare.

Gjenerali Qu Rui njëherësh nëndrejtor i Grupit Zyrtar për organizimin e Paradës ka thënë për mediat vendëse se për here të pare janë ftuar të marrin pjesë në parade veteranë të Kuomintangut.

Franca synon dyfishimin e turistëve nga Kina

Franca një nga vendet me numrin më të madh të turistëve gjatë gjithë vitit, synon dyfishimin e turistëve kinezë. Autoritetet franceze të turizmit, me përmirësimin e shërbimeve synojnë të arrijnë në numrin e 5 milion turistëve kinezë në vit. Lidhur më këtë ministri francez i turizmit dhe tregtisë së jashtme Mathias Fekl në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua është shprehur se destinacionet turistike në mbarë Francën, përmes trashëgimive kulturore dhe natyrore, gastronomisë, stilit të jetës kanë si objektiv parësor që numri i turistëve kinezë të jetë 5 milion në vit. Ai shton se një rol të rëndësishëm në shtimin e turistëve kinezë do të luajnë dhe kroazierat që nisen nga brigjet franceze për të zbuluar Mesdheun dhe Atlantikun, ku më së shumti përfshihen grupe turistësh nga Kina që vijnë posaçërisht për këtë lundrim. Duke iu referuar të dhënave të vitit të fundit për eurozonën, ministri francez i turizmit thekson se në 2014 Franca u vizitua nga më shumë se 2 milion turistë kinezë. Qeveria franceze ka shtuar masat për përmirësimin e shërbimeve hoteliere, si dhe shërbime të tjera në objektet kulturore të vendit, ku vend të parë zë kryeqyteti Paris, tepër i preferuar nga turistët kinezë.

"Turistët kinezë vijnë në Francë me dëshirën për të njohur prodhimet dhe firmat tona, ndaj ne kemi përmirësuar procedurat e taksave,kemi ndryshuar oraret e punës së dyqaneve, si dhe lehtësi të tjera për ta", thekson ministri francez. Nga të dhënat zyrtare, jashtë hapësirës europiane Kina ishte vendi i dytë në tregun turistik të vitit 2013, pas SHBA-së me 1.7 milion vizitorë që sollën në Francë të ardhura prej 600 milion eurosh.

Ndërsa i pyetur nga Xinhua për masat e sigurisë për turistët, ministri Fekl thotë se janë shtuar kryesisht në Paris, si një nga destinacionet më të preferuara të turistëve nga e gjithë bota. Pavarësisht se forcat franceze të rendit kanë marrë masa të shumta, në vitin 2014 sulmet për vjedhje ndaj turistëve në Paris u rritën me 26%. Për këtë qëllim janë shtuar patrullimet e policisë vendëse në zonat më të populluara nga turistët e huaj.

Franca është vendi më i vizituar nga turistët e huaj dhe këtë e tregon shifra prej 84.1 milion turistësh në vitin 2014. Ndër stacionet turistike më të vizituara ishin kryeqyteti Paris, monumentet e tij të njohura botërisht, por edhe Riviera franceze me plazhet e famshme të saj. Ministri evidenton dhe një tjetër karakteristikë të turizmit të sivjetëm në vend. Ai thotë se koha e qëndrimit të turistëve në Francë është shtuar. Objektivi i autoriteteve franceze është që deri në vitin 2020 çdo vit Francën ta vizitojnë 100 milion turistë të huaj. Një tjetër prirje e viteve të fundit është dhe turizmi rural, përmes agro-turizmit dhe mënyrës tradicionale të jetesës në zonat rurale të vendit. Kjo prirje po shton numrin e turistëve të huaj në Francë. Turizmi në Francë ze 7% të të ardhurave kombëtare dhe në këtë sektor janë punësuar 2 milion vetë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China