PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina me numrin më të madh të studentëve jashtë vendit
2015-07-20 15:28:16 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka traditë në studimet e të rinjve jashtë vendit. Breza të tërë të rinjsh kinezë ndër vite kanë frekuentuar universitetet perëndimore, si ato europiane por edhe në SHBA. Por me hapjen e Kinës dhe zhvillimin dinamik të shoqërisë kineze kjo prirje ka patur një dimension të ri. Tashmë në universitetet perëndimore ka një numër gjithnjë e më të madh studentësh nga Kina, në degë të ndryshme. Një pjesë e tyre studjojnë me bursë, por vërehet se pjesa më e madhe e të rinjve kinezë përballojnë tarifat studimore me shpenzime personale.

Gjithnjë e më shumë të rinj kinezë studjojnë jashtë vendit, duke e bërë Kinën burimin më të madh të studentëve të huaj, raportoi këto ditë media Global Times. Sipas një raporti të Pittsburgh-based Whole Ren Education, numri i studentëve kinezë jashtë vendit në vitin 2014 u rrit në 459.800, pjesa më e madhe e të cilëve në SHBA.

Ndërsa statistikat e Institutit të Arsimit Ndërkombëtar me seli në Nju Jork bëjnë të ditur se që nga viti 2009, Kina ka shënuar numrim më të madh të studentëve të huaj jashtë vendit. Në vitet 2013-2014, 31% e shkollave amerikane kanë pritur një numër të përgjithshëm prej 274,339 studentë kinezë, duke shënuar vit pas viti një total fitimi prej 16.5%.

Dallimet mes brezit të ri dhe të vjetër të studentëve

Gjatë 3 dekadave të zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe hapjes së Kinës ka shënuar rritje numri i të rinjve studentë jashtë vendit dhe dallimet e kushteve ekonomike kanë krijuar lloje të ndryshme studentësh.

Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar pjesa më e madhe e studentëve kinezë jashtë vendit kanë shkuar me shpenzimet e familjeve dhe vetëm 4.6% e tyre me bursat e shtetit.

Drejtori i Qendrës së Globalizimit të Kinës Wang Yaohui thotë se profili i studentëve kinezë jashtë vendit varion nga elita tek shtresa e përgjithëshme e popullsisë. Sipas tij brezi i vjetër i studentëve kinezë jashtë vendit i përkiste më së shumti atyre që shkonin në SHBA për specializim pasuniversitar dhe numri i tyre ishte shumë i vogël. Pjesa më e madhe e tyre ishin të rritur në moshë dhe të lidhur ngushtë me vendlindjen. Ndërsa mosha e studentëve të brezit të ri të kinezëve që arsimohen jashtë vendit është shumë më e re. Pjesa më e madhe e tyre u përkasin familjeve të pasura dhe janë të rinj me personalitet të spikatur, thotë Wang.

Sipas vëzhgimit të WholeRen Education reth 8 mijë studentë kinezë humbën vitin akademik në kolegjet apo universitetet amerikane në 2014, ndërsa 80.55% e tyre patën rezultate të ulta në provime.

Sipas Chen Hang drejtues i një Instituti Studimor për Arsimin në SHBA, shumë prej studentëve kinezë të ardhur për studime të larta në universitetet amerikane nuk mundën të kalonin kurset përgatitore të gjuhës angleze. Sipas Cheng ka dallime në sistemin arsimor amerikan dhe atë kinez. Madje ai shton se rrallë herë në Kinë studentët nuk arrijnë të kalojnë provimet e diplomimit, kurse në SHBA kjo ndodh shpesh. Ai u bën thirrje prindërve kinezë që para se të bëjnë shpenzime kolosale duke i dërguar fëmijët për studime jashtë, duhet të jenë të sigurtë për nivelin e përgatitjes së tyre.

Duke bërë një krahasim midis brezit të studentëve kinezë në SHBA në vitet 90-të të shekullit të kaluar dhe brezit të sotëm, Chen thotë se ata ishin shumë të përgatitur dhe këmbëngulës për të arritur nivel të lartë studimor, duke qenë dhe të bashkuar mes tyre. Chen me krenari thotë se ndonëse ishin të varfër ekonomikisht dhe të dërguar me bursa shtetërore për studim, brezi i parë i studentëve kinezë në SHBA ka arritur rezultate të shkëlqyera duke nderuar edhe kombin. Ndërsa lidhur me brezin aktual të studentëve kinezë në SHBA Chen shprehet i shqetësuar. Ai thotë se prindërit e të rinjve kinezë që frekuentojnë universitetet apo kolegjet amerikane paguajnë 50 mijë deri në 60 mijë dollarë për një vit akademik, por ky investim material në shumicën e rasteve nuk shpërblehet me rezultatet e fëmijëve të tyre studentë.

Një tjetër dukuri shoqëruese e studimeve universitare të të rinjve kinezë jashtë vendit është se ata pas përfundimit të niveleve master apo doktoraturë në shumicën e rasteve rikthehen në atdhe për të dhënë kontributin e tyre në shoqërinë kineze. Veçanërisht vitet e fundit ku në vendet perëndimore janë shtuar problemet e punësimit për shkak të krizës financiare globale, të rinjtë kinezë të diplomuar jashtë zgjedhin atdheun për të krijuar karrierën e tyre. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China