PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Made in China", imazh i ri në botë
2015-07-15 11:27:43 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, vagonët e metrosë së qytetit Rio në Brazil pritën një vizitor të veçantë, kryeministrin kinez Li Keqiang. Një drejtues brazilian i metrosë i tha kryeministrit kinez se me kapacitet të madh, teknologji të përparuar dhe funksionim të qëndrueshëm, vagonët e prodhuara nga Kina mirëpriten nga banorët e Rios.

Rio de Janeiro me një popullsi prej 6.5 milionë banorësh do të organizojë Lojërat Olimpike Verore në vitin 2016. Prandaj, metroja ka rëndësi të jashtëzakonshme për rritjen e aftësisë së transportit të qytetit.

28 vjeçari Li Tiezhengu ka qenë vjet në Rio gjatë zhvillimit të Kupës së Botës. Si turistët e vendeve të tjera ai shkonte në stadiume me metro. Kur pa vagonët e prodhuar në Kinë plot tifozë futbolli nga bota, Li ndjeu krenari të veçantë pasi ai vetë punon në Koorporatën e Kinës CNR dhe u dërgua në Rio për të ndihmuar në mirëmbajtje, gjatë fluksit të udhëtarëve.

Në majin që sapo kaloi, qeveria kineze publikoi programin 10 vjeçar të zhvillimit "Manifaktura Kineze, 2025", me pritshmërinë që nëpërmjet zbatimit të kësaj strategjie, të nxiten më shumë ndërmarrjet prodhuese kineze në tregun ndërkombëtar.

Tani, në Brazil, vagonët e metrosë dhe trenat elektrikë të prodhuar në Kinë po ngarkohen me 80% e vëllimit të transportit me binarë të qytetit Rio. Në ShBA, smartfonët e ZTE-së zënë vendin e katërt në treg, dronët e kompanisë kineze DJI mirëpriten nga përdoruesit, madje reklamohen dhe në telenovelat më popullore të këtushme.

Në Azi, kur ndodhi incidenti i shkarkimit të lëndëve radioaktive të centralit bërthamor Fukushima Daiichi, pala japoneze kërkoi ndihmën e ndërmarrjes kineze Sany për pajisjet e trajtimit të pasojave. Në Pakistan, një central elektrik me energji diellore me kapacitet prej 100 megavat u ndërtua me teknikat kineze.

Në Europë, marka kineze kozmetike "Herborist" ka hapur një njësi të madhe tregtare që ofron metodat e lashta të kozmetikë. Ndërsa, në Kukës të Shqipërisë, punonjësit e Huawei-t garantojnë një funksionim të mbarë të linjës së telekomunikacionit.

Në Afrikë, hekurudha që ndërtohet nga CRCC-ja(China Railway Construction Corporation) do të përurohet brenda këtij viti. Hekurudha do të përshkojë itinerarin nga perëndimi deri në lindje të Angolës, duke u bërë pjesë e linjës hekurudhore që lidh Oqeanin Atlantik dhe atë Indian.

Në Oqeani, korporata Yili po ndërton në Zelandën e Re bazën më të madhe në botë për prodhimin e produkteve të qumështit. Ndërsa, dega e kompanisë së minierës Yanzhou pritet të futet në industrinë vendore me teknikat e përparuara të pastrimit të qymyrgurit.

Nxitja e shitjeve të pajisjeve dhe e bashkëpunimit me botën po bëhet prirja e re në zhvillimin ekonomik të Kinës. Gjatë vizitave nëpër botë, kryeministri Li Keqiang shpesh vepron si " një reklamues" i produkteve kineze të manifakturës, si trenat e shpejtësisë së lartë, centralet bërthamore etj. Për sa i përket trenave, ai i njohu liderët botërorë me fjalët: "Në të njëjtin nivel të cilësisë, kam besim të plotë që përdorimi i pajisjeve kineze mund të kursejë më shumë kohë me koston më të ulët".

Produktet "Made in China" kanë tronditur botën që në lashtësi, kur busulla, teknika e prodhimit të letrës, baruti dhe teknikat e shtypshkrimit ngritën cilësinë e jetës së njeriut, duke ndryshuar edhe metodat që paraardhësit e popujve të ndryshëm përdornin në eksplorimin e sferave të panjohura.

Që nga fundi i shekullit të 20-të, krahas zbatimit të politikës së reformave dhe të hapjes, Kina u bë "Fabrika e Botës". Nëpërmjet ofrimit të produkteve të përditshme si këpucë, veshje, lodra, aparate elektronike, Kina u shndërrua në ekonominë e dytë botërore, duke u pasuar kjo me pasoja si ndotja e mjedisit etj.

Aktualisht jemi në "etapën e tretë" të zhvillimit të produkteve "Made in China". Kina po fokusohet te ndryshimi i statusit nga "fabrika e botës", në një prodhuese të rëndësishme të pajisjeve të përparuara të manifakturës. Mirëpo, kjo rrugë do të jetë me zigzage dhe plot vështirësi sepse tani 90% e produkteve të eksportuara nga Kina janë prodhuar me marka të huaja.

Përparimi aktual i Kinës do të mbështetet te revolucioni i ri tekniko-industrial. Strategjia "internet +" dhe programi "Manifaktura Kineze, 2025" mund të konsiderohen si drejtimet e zgjedhura nga qeveria kineze.

Ndryshimet janë të dukshme. Banorët brenda Rrethit Polar Arktik po blejnë fenerë nëpërmjet platformës online www.taobao.com, ku klientët afrikanë blejnë pajisje për peshkim dhe ata nga ishujt në Paqësorin Jugor zgjedhin këllëfin e celularit që u pëlqen. Më 11 nëntor të vitit të kaluar, aktiviteti i nxitjes së shitjes nga platforma elektronike të shitjes me shumicë Alibaba lidhi çdo minutë kontrata të reja me biznesmenët e vendeve të ndryshme.

Sipas z. Ma Yun, pronar i Taobao-së dhe i Alibaba-së, kompania e tij dëshiron që t'u ofrojë sipërmarrësve globalë më shumë shanse biznesi dhe konsumatorëve më shumë produkte alternative me çmime të arsyeshme.

Profesori Wang Haizhong në Universitetin Sun Yat-Sen tha se sfida më e madhe e globalizimit të markave kineze është si të ndryshohet ideja e konsumatorëve botërorë se prodhimet kineze janë të lira por me cilësi të dobët. "Produktet e prodhuara në Kinë ndahen në kategori të ndryshme pavarësisht nga çmimet apo cilësia. Por, përshtypja e përgjithshme është vështirë të ndryshohet. Prandaj, në këtë aspekt, duhet të kemi disa sipërmarrje të reja përfaqësuese", shtoi z. Wang.

DJI është njëra prej tyre. Brenda 10 vjetësh, ajo u bë kompania më e fuqishme botërore në fushën e prodhimit të dronëve.

Në vitin 2016, Wang Tao që ishte ende student për master regjistroi kompaninë "Dajiang Innovation" me biznesin e prodhimit të modelit elektronik të avionit.

Atëkohë avionet pa pilot përdoreshin vetëm për qëllime ushtarake dhe askush nuk mendonte të hapte tregun e tyre për konsumatorë të thjeshtë. Por, Wang Tao hodhi hapin e parë. Me përpjekje të shumta, grupi i tij teknik realizoi më në fund prodhimin e dronëve me cilësi të lartë dhe çmime konkurruese brenda aftësisë së konsumit civil. Tani, dronët "DJI" zënë gati 70% të tregut botëror.

Kjo kompani e quan veten si një sipërmarrje kineze e "variantit 2.0". Lidhur me këtë, z. Shao Jianhuo,drejtor i departamentit të marrëdhënieve publike të "DJI-së" komentoi se ndërmarrjet kineze të "Variantit 2.0" shquhen për inovacion teknologjik. "Jam i bindur se përpjekjet tona mund të favorizojnë ndryshimin e koncepteve të prapambetura në tregun botëror për produktet e prodhuara në Kinë", tha z. Shao.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China