PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Datong dhe thesaret e tij
2015-07-06 14:26:44 CRI Komenti juaj Printoni

I ndodhur në veri të provincës Shanxi, pranë kufirit të Mongolisë së Brendëshme, Datong qyteti i pasur në qymyr, ndoshta është i fundit në të cilin mund të mendohet të zhvillohet turizmi. Por ky qytet është i njohur historikisht si kryeqytet i Dinastisë së Veriut Wei (386-534). Në ditot e sotme Datongu, i njohur për minierat e tij të qymyrit, është i vizituar nga turistë të shumtë të cilët tërhiqen nga panorama fantastike e Shpellave të Yungang-ut dhe nga Tempulli Hanging, por edhe tempuj të tjerë të shumtë prej druri, të rindërtuar anembanë tij si dhe muret e lashtë që rrethojnë qendrën e tij.

Krahas kryeqytetit të Dinastisë Wei të Veriut, Datong, ishte dhe një kryeqendër krahinore gjatë dinastive Liao (916-1125) dhe Jin (1115-1234), të formuara nga popullsia nomade e veriut të vendit. Pikërisht këtu qëndron dallimi midis tempujve të vjetër dhe arkitekturës prej druri që takohet shpesh në qytet. Qendra e qytetit rrethohet nga një kullë, si dhe muri rrethues i ndërtuar në Datong gjatë dinastisë Ming (1368-1644), por ky mur u shkatërrua në disa pjesë të tij gjatë shekujve të 19-të dhe 20-të.

Shpellat e famshme të botës

Si pjesë e Trashëgimisë Botërore e listuar nga UNESCO , dhe një nga 3 shpellat më të famshme budiste, Yungang është një nga vendet më të njohura në Datong, e cila tërheq vëmendjen e shumë turistëve vendës dhe të huaj.

Ky vend është i mbushur me shpella dhe statuja gjigande të Budës ose statuja në forma normale. Më impresionueset janë shpella e 7 dhe ajo e 8, pasi hyrjet e tyre janë me structure druri të veshur në ar. Në brendësi të shpellave ndodhen statuja gjigande të Budës, si dhe murale të pikturuara, sipas subjekteve të legjendave budiste. Në brendësinë e disa prej shpellave nuk lejohet fotografimi. Po këtu ndodhet një muze i vogël, disa tempuj dhe faltore, si dhe një tempull i rinovuar i cili ndodhet në anë të një liqeni të vogël.

Jashtë qytetit Datong ndodhen objekte interesante si Tempulli Hanging dhe Pagoda prej druri, vetëm disa km në jug të tij. Thuhet se Pagoda prej druri ose e njohur me emrin Sakyamuni është 900 vjeçare dhe ndër të parat e ndërtuara në Kinë. Pavarësisht kalimit të shekujve dhe kushteve atmosferike, pagoda prej 67 metrash është ndër ndërtesat më të larta prej druri në botë. Për arësye sigurie nuk lejohet që vizitorët të ngjiten në lartësi të Pagodës. Ajo ndodhet në qendër të një kompleksi të vogël dhe vizitohet gjatë gjithë kohës.

Tempulli Hanging

Tempulli Hanging, ose injohur si Xuankong, ndodhet në anë të një shkëmbi. Thuhet se mosha e këtij tempulli është 1500 vjeçare. Tempulli Hanging është më tërheqës nëse e viziton realisht se sa ta shohësh në fotografi. Vizitorët mund të hyjnë në brendësi të tij duke përdorur shkallët prej druri, të ruajtura mjaft mirë pavarësisht vjetërsisë së tij. E veçanta e këtij tempulli qëndron në faktin se në të kombinohet budizmi me konfucianizmin dhe taoizmin.

Ndërtimi i tempullit në anë të shkëmbit shpjegohet me mbrojtjen nga elemente të ndryshëm natyrorë, por edhe nga shiu, era dhe dielli, si dhe nga përmbytjet e mundëshme.

Pranë Tempullit Hanging ndodhet një luginë e vogël , nga e cila mud të soditet pamja magjepsëse e maleve Hengshan, një nga malet e shquar budistë të Kinës.

Në brendësi të qytetit ndodhen dy tempuj të famshëm. Tempulli me përmasa më të vogla quhet Shanhua dhe ndodhet pranë hyrjes jugore të murit të vjetër të qytetit. Tempulli është ndërtuar gjatë sundimit të dinastisë Tang (618-907) por ndërtesa ekzistuese e tij daton shekullin e 11-të.

Ndërsa manastiri Huayuan dhe pagoda në territorin e tij janë tempulli më i madh kinez i ndërtuar gjatë dinastisë Liao. Në sallën qendrore të tij ndodhet një statujë e Buddhas si dhe murale të shumta. Ndërsa pagoda e ndodhur në jug të tij nëse ngjitesh në majë të saj të dhuron një panorama të mrekullueshme të qytetit. Pjesa më e madhe e godinave të manastirit janë restauruar kohët e fundit dhe vetëm tre prej tyre janë ndërtime origjinale.

Manastiri ndodhet në krye të një pedonaleje dhe ngjan me zonën Qianmen të Pekinit, ndërsa në të dy anët e rrugës ndodhen dyqane dhe bare dhe në vazhdimësi ka lagje të vjetra që njihen si hutong.

Qendra e qytetit rrethohet nga muri i lashtë, i cili gjatë dinastisë Ming ishte mur mbrojtës i qytetit, por i rrëzuar plotësisht gjatë shekullit të 20-të.

Në Datong ndodhet dhe një monument tjetër interesant pikërisht në qendër, i cili njihet si Muri i 9 dragonjve dhe ka një moshë 600 vjeçare. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China