20150629Hotpot02 |
Në konkursin e sivjetëm të bukurisë Miss World, vajzat kineze pjesëmarrëse nuk do të sfilojnë me kostume banje, në respekt të femrës dhe të diversitetit kulturor. Këtë e deklaroi për mediet kineze Yu Zichuan, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Organizator të Miss China 2015. Sipas Komitetit sfilimi i vajzave me të brendshme, gjatë spektaklit nuk respekton femrën dhe keqinterpreton konceptin e konkurrimit.
Sipas Yu-së Kina ka shtyrë afatin e konkursit Miss China, i cili është bërë çdo vit në mars, për të kryer ndryshimet e nevojshme në përzgjedhjen e vajzave garuese.
Procesi i përzgjedhjes do të jetë më i hapur dhe ndërveprues këtë vit, sigurojnë organizatorët e spektaklit, duke favorizuar jetën reale të përditëshme, përmes testeve të ndryshme ndaj vajzave pjesmarrëse, apo talente të tyre, ndër të cilat dhe gatimi, thotë Yu.
Vajzat pjesmarrëse do të trajnohen nga studjuesi i kulturës dhe traditës familjare kineze Yi Zhongtian dhe profesori i mass medias Yu Dan. Mësohet se ata do të fokusohen tek libri i vjetër "Di Zi Gui" (Standarde për të qenë një fëmijë dhe student i mirë).
Komiteti organizativ më vonë do të ndërmarrë një nismë për leximin e teksteve të klasikëve të kulturës tradicionale kineze, kryesisht të konfucianizmit.
Yu ka theksuar për mediat se Konkursi i bukurisë ka misionin që të përhapë kulturën kineze në botë.
Këtë vit komiteti organizator i Miss World China po kërkon sponsor, ndër të cilët 500 kompani vendëse pritet të ndihmojnë në realizimin e spektaklit të bukurisë.
Miss World China do të kryejë përzgjedhjen e vajzave gjatë muajve qershor-gusht dhe finalja e tij do të jetë në shtator në Sanya.
Konkursi i parë i bukurisë në Kinë, i njohur si Miss China ka nisur në vitin 2002.Në qershor të vitit 2002 liçenca për zhvillimin e këtij konkursi bukurie iu dha Johnny Kao, një biznesmen i njohur kino-amerikan i cili u mor me organitimin e konkursit të bukurisë për një periudhë 5 vjeçare.
Ndërsa në janar të vitit 2011 Organizata Miss Universe i dha liçencën për zhvillimin e Miss Chian ikonës së medias dhe njëherësh biznesmenes Yue-Sai Kan. Gjatë organizimit të këtij konkursi bukurie prej saj Kina ka fituar dy herë konkursin botëror Miss World si dhe është nderuar me çmime të tjera në këtë garë të bukurisë botërore femërore.
Lehtësim i procedurave për Green Card kinez
Kina dëshiron të tërheqë sa më shumë talente të huaja, të cilave u ofron leje qëndrimi të përhershëm, njoftoi këto ditë Ministria e Sigurisë Publike. Ekspertët e huaj nga 7 lloje kompanish ose institucionesh mund të aplikojnë për green card-in kinez.
Në këtë listë përfshihen laboratoret kombëtare, qendrat e kërkimit në fushën e inxhinerisë, qendrat e teknologjisë dhe kompanitë e huaja që veprojnë në Kinë.
Aplikuesit mund të jenë të profesioneve të ndryshme, midis tyre por që kanë një eksperiencë pune 4 vjeçare në Kinë dhe të kenë paguar taksat, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Sigurisë Publike.
Kandidatët për green-card kinez mund të plotësojnë aplikimin në nivel bashkie apo distrikti ku punojnë.
Të huajt me leje qëndrimi të përherëshme në Kinë do të gëzojnë të njejtat të drejta si dhe qytetarët kinezë, në drejtim të investimeve, strehimit dhe shkollimit. Synimi i këtij vendimi është tërheqja e specialistëve të nivelit të lartë nga vende të ndryshme për të punuar dhe jetuar në Kinë dhe për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e saj.(Eda Merepeza)