PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Brezi kinez i mijëvjeçarit të ri
2015-06-29 16:00:14 CRI Komenti juaj Printoni

Harley Qu bleu një apartament në vitin 2010 me ndihmën financiare të prindërve kur ishte 27 vjeç. Para kësaj i diplomuari i Universitetit të Pekinit me origjinë nga provinca Heilongjiang kishte jetuar në konvikt, në një dhomë të paguar nga kompania ku punonte. Jeta në një apartament prone të tij do të thotë pavarësi për këtë të ri kinez.

"Më pëlqen shumë kjo pavarësi që më ka siguruar apartment im, pasi bëj çfarë të dua, qysh nga luajtja në kompjuter e deri te netët e vona të kaluara me miqtë e mi", thotë Qu.

Ky djalë i përket brezit të ri të kinezëve të lindur në vitet 1980- 2000, që njihet në SHBA, si "Brezi Y". Në Kinë të rinjtë e këtij brezi po luajnë një rol të rëndësishëm për rolin transformues të shoqërisë.

"Brezi i mijëvjeçarit në Kinë është mendjehapur dhe përkon me zhvillimin e vrullshëm ekonomik të vendit si dhe liberalizimin e politikës së një fëmije. Ky brez gjithashtu është më i fuqishëm ekonomikisht dhe i hapur ndaj diversitetit kulturor." Ky është mendimi i psikologut Duan Xinxing, nga Universiteti i Teknologjisë.

Sipas një raporti të shkurtit të Financial Times, në Kinë jetojnë 300 milion të rinj që i përkasin brezit të mijëvjeçarit. Mbi 25% e tyre janë të arsimuar dhe gëzojnë më shumë mundësi të brezat parardhës për të punuar dhe integruar në qytete, si dhe për të patur një page më të lartë. Psikologu Duan thotë se në epokën e internetit edhe jeta është lehtësuar dhe veçanërisht të rinjtë e jetojnë atë me shpejtësi dixhitale.

Pavarësia ekonomike

Në Kinën e viteve 1980-1990 brezi i ri u bë një force e madhe shtytëse e tregut të pasurive të paluajtëshme për vitet pasardhës. Sipas një raporti të muajit të kaluar të Today Morning Express, të qytetit Hangzhou, në provincën Zhejiang, mbi 53.9 % e popullsisë në grup-moshën 21 -28 vjeçare kanë planifikuar të blejnë apartament në Hangzhou, ndërsa 36.7 % e atyre të grup-moshës nga 29 -38vjeç dëshirojnë të blejnë një apartament të ri për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës.

Paul Mottram drejtor i manaxhimit për Strategjinë e Integrimit të Rajonit të Azi Paqësorit si dhe PR i një kompanie këshillimi e cila ka bërë raportin për brezin kinez të mijëvjeçarit thekson se ky brez është rritur dhe fuqizuar shpejt dhe pritet një rritje e mëtejshme në të ardhmen. Sipas tij 73% e të rinjve nga ky brez punojnë në kohë të plotë. Përfaqësuesit e këtij brezi do të jenë kryefamiljarë, do të drejtojnë biznese dhe sigurisht sektorë të rëndësishëm që do të ndikojnë në përparimin e vetë Kinës si një superfuqi ekonomike.

Personazhi i rubrikës sonë, i riu Qu ka në plan të shesë apartamentin e ri dhe të blejë një tjetër që të jetë më pranë kompanisë ku ai punon. Kur e pyesin për këtë plan Qu thotë se apartamenti i ri është larg qendrës dhe kompanisë ku punon, ndaj do të blejë një tjetër kur të krijojë familje, ndoshta pas 2-3 vjetësh. Qu është optimist për karrierëne tij profesionale dhe për përmirësimin e jetës së tij në të ardhmen e afërt.

Nuk ka patur të njejtin fat me të riun Qu, 22 vjeçarja nga province Anhui, Deng Nanwei e cila ka ardhur të jetojë në Pekin. Pasi ka mbaruar studimet në provincën e saj të lindjes ajo ka ardhur në Pekin ku punon në një kompani farmaceutike dhe paga e saj mujore është 4 mijë yuan ose 645 dollarë. Ajo jeton me qira në një apartament me të tjerë qiramarrës dhe paguan 1300 yuan por nuk është shumë e kënaqur me ato që ka arritur deri tani. I ati i saj nuk ishte dakord që e bija të jetonte të Pekin, por e ëma e ka mbështetur vendimin e Deng. Ajo do të dëshironte të blinte një apartament ku të jetojë pas martese me të dashurin e saj, por mendon se pagat e tyre nuk mjaftojnë për këtë, ndaj u duhet ndihma financiare e prindërve.

Në studimin për brezin kinez të mijëvjeçarit theksohet se vetëm 46 % e popullsisë së vendit përdor internetit dhe kjo i përket zonave urbane. Krahasuar me brezin e mijëvjeçarit në SHBA apo Britaninë e Madhe kinezët, sipas studimit, shohin më shumë televizor, përdorin më shumë lojrat në internet dhe aplikimet e ndryshme online. Gjthashtu studimi nënvizon se brezi kinez i mijëvjeçarit preferon të bëjë blerje online dhe është shumë i lidhur me teknologjinë e avancuar dhe rrjetet sociale si WeChat, Youku dhe Weibo. Duke analizuar përdorimin e rrjeteve sociale nga brezi kinez i mijëvjeçarit studimi thekson se ata i përdorin më shumë ato se sa bashkëmoshatarët e tyre në perëndim. Studimi nënvizon se 1/3 e kinezëve të lindur në mijëvjeçarin e ri ndjekin lajmet dhe çeshtje me interes actual, gjë që nuk ndodh në të njejtin nivel me moshatarët e tyre perëndimorë. Një dallim tjetër mes kinezëve të lindur në mijëvjeçarin e fundit dhe bashkëmoshatarëve të tyre në Perëndim është se kinezëve u interesojnë shumë udhëtimet turistike jashtë vendit.

Wu Xiaobo, një kolumnist i njohur kinez i temave ekonomike thotë se në vitin 2015 firmat tradicionale të Kinës mund të kenë problem sepse konsumues tashmë janë të lindurit në vitet e mijëvjeçarit të ri. Kjo force e re e konsumit preferon marka të njohura dhe nuk parapëlqen mallrat e lira tradicionale, thekson raporti.

Ndryshimet shoqërore

Ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në botë, brezi kinez i lindur në mijëvjeçarin e fundit ka qëndrime moderne ndaj dukurive sociale, ndaj martesës, statusit të femrës apo profesioneve.

Të rinjtë e këtij brezi martohen në një moshë më të vonë sepse i kushtojne më shumë vëmendje karrierës, duke krijuar dhe një stereotip të ri në shoqërinë kineze të "djemve dhe vajzave të mbetur pa martuar". Madje brezat e tjerë të rinjtë përfaqësues të brezit të ri të mijëvjeçarit i quajnë egoist dhe të papërgjegjshëm. Ndërsa vetë ata pranojnë se prioritet kanë arsimimin, gjetjen e një vendi të mirë pune, karrierën, dhe kështu planet për martesë nuk janë përparësi e tyre. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China