PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ningbo-Jo vetëm një nyje tregtare(2)
2015-06-23 16:23:49 CRI Komenti juaj Printoni

Rruga e vjetër Nantang

Rruga e vjetër Nantang është ndërtuar sipas arkitekturës tradicionale dhe gjatë gjithë kohës është plot vizitorë që ndalen në lokalet e saj të shumtë. Lumi që kalon përmes saj mund të kalohet me ura të vogla prej guri, ku shëtitet mjaft këndshëm në çdo stinë të vitit.

Shtëpitë e këtushme janë rehabilituar sipas stilit tradicional tepër të veçantë të zones.

Restorantet e rrugës së vjetër shërbejnë gatime tradicionale të Ningbo-së. Shumica e tyre kanë të njejtët pronarë gjatë brezave. Edhe baret janë të shumta në rrugën e vjetër. Në këtë rrugë që bart shekuj historie zhvillohen shpesh veprimtari kulturore dhe artistike.

Hangzhou Bay Wetland Park

Për ata që pëlqejnë kampingun apo piknikun në natyrë vendi ideal është Hangzhou Bay Wetland Park, në veriperëndim të qytetit Ningbo. Parku me sipërfaqe 43.5 km katrorë, gjysma e të cilit ujë është një ndër më të njohurit në Juglindje të Azisë.

Çdo vit mijëra zogj migratorë e përshkojnë këtë park në fluturimin e tyre nga Siberia drejt Australisë. Parku ka 10 zona turistike, por ndër to më i famshëm është Korridori Zigzag i Ujit me një projekt që u dhuron vizitorëve një pamje të mrekullueshme të bimësisë nënujore.

Në ujrat e parkut lundrojnë anije tradicionale prej druri, shumica në ngjyrë të zezë, tepër të favorshme për të shëtitur në këtë mrekulli të natyrës. Kopshtet e parkut janë me bimësi të egër apo të kultivuar, por kudo ka lehtësi për vizitorët që duan të shëtisin, të organizojnë piknik apo të kalojnë natën në këtë oaz.

Liqeni Dongqian në Ningbo është mjaft i frekuentuar nga turistët dhe komentohet si kombinim i magjisë së Liqenit Taihu me liqenin Perëndimor, sipas poetit Guo Moruo (1892-1978).

Në afërsi të liqenit ndodhet tempulli Xiayu, i cili ka një sallë të rinovuar për besimtarët budistë.

Qyteti i vjetër Shipu

Qyteti i vjetër Shipu është shembull klasik i një qyteze peshkatarësh, ku ruhet edhe në ditët tona ndikimi i dinastisë Ming.

Në shtëpitë karakteristike të qytezës vërehet ndikimi i traditës dhe jeta në këtë zone duket si e paprekur prej shekujsh. Peshkimi është një ndër profesionet më të përhapura të zones dhe gatimi i peshkut një ndër traditat e vërejtura në restorantet e këtushme. Për turistët vizita në këtë qytezë është një përvojë e veçantë e traditës kineze të peshkimit dhe jetës së peshkatarëve.

Në vitin 1933, qyteza u bë e njohur nga xhirimi i filmit klasik kinez "Kënga e peshkatarit" , të regjizorit Cai Chusheng, i cili është shfaqur në 84 ditë rresht, duke shënuar atëkohë një rekord. Në këtë qytezë është dhe muzeu ku vizitori mund të shohë traditën e peshkimit dhe varkat e përdorura ndër shekuj nga peshkatarët e zones. Madje këtu ndodhet dhe skeleti i një balene të peshkuar në vitin 2007. Kjo qytezë është e njohur dhe si vendlindja e atletit Ko Shou-liang, i njohur si "Njeriu fluturues i Azisë", i cili në vitin 1950 u shpërngul bashkë me të atin në Tajvan. Ai nderohet dhe me foto në muzeun e qytezës.

 

Në lindje të lumit Yangtze ka një sërë qytezash turistike, ku vizitori sheh pagoda të lashta, por dhe mjedise moderne. Qyteza e lashtë Qiantong e ka fillesën në shekullin e 13-të dhe këtu ndodhen 1 300 shtëpi karakteristike të ndërtuara gjatë dinastisë Ming dhe Qing. Qyteza ka formën tetëkëndore, e preferuar nga tradita kineze që numrin 8 e quan fatsjellës.

Parku Yuehu

Për ata që duan të shpëtojnë nga qytetet e zhurmshme, Parku Yuehu është vendi i duhur. Ai ndodhet pranë qendrës së qytetit dhe është krijuar në vitin 636 p.e.s Parku është plot kulla, tarraca dhe në brendësi të tij ndodhet Liqeni i Hënës. Këtu ka barka të shumta për të shëtitur në liqen, por në breg të liqenit ndodhen dhe lokale të shumta për vizitorët që kalojnë ditën këtu.

Në orë të ndryshme të ditës këtu sheh çifte të moshuarish që kalojnë orë të tëra në bnatyrën e bukur dhe të qetë, prindër me fëmijë të vegjël që i gëzohen freskisë dhe gjelbërimit, çifte të dashuruarish por dhe të rinj që vrapojnë dhe bëjnë sporte të ndryshme në natyrë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China