20150601Hotpot_1.06_P |
Në provincën Hunan të Kinës Qendrore ndodhet vendbanimi më i madh i ujgurëve, jashtë Rajonit Autonom i Xinjiang Ujgurit në veriperëndim të Kinës, ku kjo pakicë kombëtare jeton në harmoni me popullsinë Han prej afro 6 shekujsh. Me kalimin e kohës kjo popullsi minoritare ka humbur shumë nga traditat e saj, por qeverisja qendrore dhe ajo vendore bëjnë përpjekje për të ruajtur kulturën dhe besimin fetar të kësaj pakice.
Këto kohë në fshatin Fengshu, të provincës Hunan po zhvillohet një fushatë e gjerë për ruajtjen e traditave të pakicës ujgure.
Në fshatin Fengshu, pjesë e kontesë Taoyuan, banojnë mijëra ujgurë, të parët e të cilëve janë shpërngulur këtu nga pjesa lindore e Xinjiang-ut rreth 600 vjetë më pare. Me kalimin e shekujve kjo popullsi u përshtat me kulturën bujqësore të zones dhe nisi të asimilohet nga shumica vendëse Han. Shumica e ujgurëve të kësaj zone nuk veshin kostumet tradicionale popullore dhe as nuk flasin në dialektin ujgur, madje nuk praktikojnë as fenë islame.
Megjithatë këta banorë dallohen lehtësisht nga ata Han për shkak të tipareve të fytyrës , por edhe sepse burrat e moshës së mesme mbajnë në kokë kapelen e quajtur " doppa", një nga simbolet e identitetit të tyre etnik.
Me synim rigjallërimin e kulturës tradicionale ujgure, qeverisja vendore ka marrë masa për kurse të mësimit të dialektit ujgur, mbledhje fondesh për rindrëtimin e xhamive apo shtëpive të tyre karakteristike.
Sipas Ma Boyi, kryetar i Shoqatës Islame të kontesë Taoyuan, mbi 160 vetë përqafuan fenë islame vitin a kaluar në këtë zone. Por nga ana e tjetër me synim parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit islamik, drejtuesit vendor fetarë dhe imamët promovojnë dashurinë për mësimet e vërteta islame për paqen, vendin dhe njerëzit.
Rigjallërim i fesë dhe parandalimi i ekstremizmit
Në fshatin Fengshu i cili ndodhet 30 minuta larg me makine nga qyteti Changde , ndër të cilët banojnë 12 mijë vetë ndër të cilët 7.800 i përkasin etnisë ujgure, ndërsa 2.300 asaj Hui.
Për të ruajtur kulturën e pakicave si dhe për të zhvilluar turizmin qeverisja vendore në Taoyuan ka ndërmarë një sërë masash. Në vitin 2012, ka nisur ndërtimi i parkut " të bashkimit kombëtar", me një investim prej 480 milion yuan ($77.3 milion),ku përfshihet një kopësht me lule, në përbërje të të cilit ndodhet xhamia e fshatit si dhe rinovim i shtëpive tradicionale ujgure dhe ristrukturimi i shtëpisë së historianit Jian Bozan (1898 - 1968). Gjatë festës kombëtare të Kinës, tetorin e kaluar këtë park e vizituan 400 mijë turistë.
Rritja e numrit të turistëve krijon mundësi zhvillimi për fshatin Fengshu. Madje pronari i një restoranti me gatime tradicionale ujgure Jian Xiangdang, thotë se për shkak të turistëve të shumtë, çdo ditë rreth 100 tavolina të restorantit ishin të zëna me klientë.
Qeverisja lokale tregon një kujdes të veçantë për parandalimin e ekstremizmit fetar edhe për shkak të incidenteve të ndryshme ku janë përfshirë qytetarë të pakicës ujgure, pavarësisht se ata nuk kanë qenë banorë të fshatit Fengshu.
Në këtë konte funksionon një sistem networku i monitoruar në të cilin janë përfshirë xhamia, imamët dhe punonjës të komitetit, që paralajmërojnë çdo rast të dyshuar ekstremizmi. Madje në xhami janë organizuar dhe takime me zyrtarë të policies dhe të rendit për të diskutuar rreth zbatimit të ligjit në rastet e ekstremizmit fetar.
Në këtë qytet është shumë i përhapur mbiemri "Jian" , që sipas studjuesve daton që nga dinastia Ming (1368-1644). Sipas dokumenteve të kohës perandori Zhu Yuanzhang dhe gjenerali ujgur Hala Bashi nga Turpan, ishin dërguar në shekullin e 14-të në Hunan për të mbrojtur kufijtë jugorë të vendit nga kryengritjet.
Thuhet se gjenerali ujgur dhe ushtarët e etnisë Hui pas asaj periudhe u vendosën në këtë zone.
Sipas drejtuesit të xhamisë së Fengshu-it Jian Xiangfu, shumë prej ujgurëve që u vendosën në këtë zone ndërruan fenë islame dhe u kthyen në budistë apo taoistë. Shumë prej banorëve ujgurë janë martuar me banorë të minoritetit Hui kështu që ekzistojnë familje të përziera në fshat. Pakicat bashkëjetojnë në harmoni duke shkëmbyer tradita e zakone. Ujgurët nuk e kanë traditë përdorimin e kalendarit hënor, por duke u përshtatur në këtë bashkëjetesë etnike dhe ata kanë nisur ta zbatojnë.
Gjatë pushimeve verore në fshat zhvillohen kurse për fëmijët dhe të rinjtë për të mësuar rreth traditave dhe historisë së pakicave që banojnë në Fengshu. Madje për fëmijët e pakicës ujgure bëhen dhe kurse të gjuhës arabe. Popullsia ujgure e këtij fshati përveç zakoneve të reja të jetesës dhe modernizimit të saj ruan traditat kryesore islame të dasmave apo funeraleve. Sipas të dhënave statistikore lokale popullsia ujgure në fshat vitet e fundit ka shënuar një rritje prej 15% krahasuar me popullsinë Han.(Eda Merepeza)