Festivali i 60-të i Këngës në Eurovizion ka qenë më i diskutuari nga publiku, mediat por edhe rrjetet sociale në Shqipëri. Dy ditë pas finales që renditi Shqipërinë në vendin e 17-të kjo ngjarje duket më shumë mediatike se sa muzikore. A ndikoi euforia dhe më pas kritikat e rrjeteve sociale tek interpretimi i Elhaida Danit në Eurovizion ? Pas vendimit të Eurovizionit për rishqyrtimin e pikëve a ndikohet rezultati i Shqipërisë ?
Për këto dhe emocione të tjera të edicionit të sivjetëm të Eurovizionit ndjekim intervistën e komentatorit shqiptar të tij, gazetarit të RTSH-së, Andri Xhahu për Radio Ejani 106 FM. (Eda Merepeza)