PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Guilin, një nga mrekullitë kineze
2015-05-25 17:13:57 CRI Komenti juaj Printoni

"Në Lindje apo Perëndim, peizazhi më i bukur, ndodhet në Guilin".

Kjo është një thënie kineze për Guilinin, që ndodhet në Rajonin Autonom të Guangxi Zhuang-ut, zona karstike e të cilit është shpallur pjesë e trashëgimisë botërore në vitin 2014. I ndodhur vetëm 2 orë larg Shangait, Guilini është një destinacion ideal për njerëzit që duan të shpëtojnë nga rutina e përditëshme në qytetet e mëdha.

Lumi Lijiang

Lumi Lijiang është i famshëm për këtë zone. Ai buron nga mali Mao'er dhe me një gjatësi prej 164 milje përshkon qytetin Guilin si dhe qytezat përreth tij nga veriu në jug, përpara se të bashkohet me lumin Zhujiang.

Për të soditur madhështinë e peizazhit të kësaj zone një shëtitje me barkë do të ishte vërtet rruga më e mirë. Ka lloje të ndryshme varkash në varësi të distancave të lundrimit. Përveç varkës turistët e shumtë preferojnë të udhëtojnë me traget nga një zonë e Guilinit në tjetrën.

Rruga ujore nga konteja Xingping deri në kontenë Yangdi dhe fshatrat përreth është më e bukura që të ofron peizazhi i lumit Lijiang. Nëse e realizon shëtitjen me një varkë me motorr të duhen 2 orë për të soditur natyrën e mrekullueshme përreth.

Shëtitja me varkë të jep mundësinë të soditësh reliefin interesant të kësaj zone, ku hera-herës shfaqen kodra të buta si dhe zona karstike që refletohet këndshëm në ujërat e lumit. Kodrat e këtushme janë emërtuar sipas formave të tyre,ndaj dhe nuk habitesh nëse të thonë se një kodër quhet kodra e kalit dhe tjetra kodra e peshkut. Shkëmbinjtë në anë të lumit kanë gjithashtu forma të ndryshme që me pak fantazi krijojnë figura të larmishme në këtë peisazh të rrallë.

Gjatë shëtitjes me varkë drejtuesi i saj e ndal shpesh mjetin në mënyrë që turistët të realizojnë sa më shumë foto, apo të blejnë suvenire që shiten nga ambulantët në kontetë e ndryshme si dhe për të ngrënë.

Orizoret Longji

Orizoret Longji shtrihen në malin Longji, në kontenë Longsheng rreth 80 milje nga Guilin. Ndërtimi i orizores nisi gjatë Dinastisë Yuan (1279-1368) dhe përfundoi gjatë dinastisë së fundit të Kinës asaj Qing (1644-1911). Kjo tarracë tregon dëshirën e forte të banorëve të zones për të mbijetuar, por edhe për të jetuar në harmoni me natyrën.

Lartësia e orizores varion nga 300-1100 metra dhe rrethon malin si një medallion dhe në këtë zone jetojnë pakicat kombëtare Zhuang dhe Yao.

Në fshatin Changfa (Floke të gjatë), që banohet kryesisht nga pakica kombëtare Yao, grate vishen kryesisht me ngjyra të errëta, kanë flokë të gjatë dhe mbajnë kostume të ndritshme popullore. Sipas traditës ato ipresin vetëm një here në jetë flokët. Madje thuhet se gjatësia e flokëve të femrave të kësaj pakice mund të arrijë deri në 1.7 metra. Tepër interesant është fakti se grate e moshuara të kësaj zone kanë flokë të zinj sepse ato i lajnë me ujin e përdorur për larjen e orizit.

Koha më e mirë për të vizituar Orizoren Longji është nga maji në qershor, pasi është koha e ujitjes së saj dhe gjithçka gjelbëron. Kurse në periudhën shtator-tetor orizi i mbjellë në Tarracë ka ngjyrë të artë dhe peizazhi është mahnitës.

Gatimi karakteristik i Guilinit

Noodles-at prej orizi janë një nga gatimet e famshëm të Guilinit. Thuhet se ky gatim daton që nga dinastia Qin (221-206 p.e.s),kur pernadori I pare dërgoi ushtrinë për të pushtuar pjesën jugore të Kinës së lashtë. Ushtarët nga pjesa veriore e vendit që ishin mësuar të hanin noodles, u sëmurën pasi nuk ishin mësuar me ushqimin e zones, ndaj thuhet se noodles-at prej orizi u shpikën pikërisht në atë periudhë.

Dyqanet e noodles-ave prej orizi gjenden sot anekënd qytetit Guilin, pasi janë ndër më të njohurat gatime të tij. Madje nëse shëtit në rrugët e këtij qyteti, kudo të ze syri dyqane ku shërbehen noodles me çmime shumë më të ulta se ato në qytetet e mëdha të Kinës. Një nga dyqanet zinxhir është Minggui Rice Noodle, ku një tas me noodle të freskëta orizi me hudhra të njoma, bizele dhe kikirika të pjekur kushton vetëm 3.5 yuan ($0.56).

Pasioni për vullnetarizëm

Studentët kinezë të kolegjeve janë shumë të prirur për vullnetarizëm dhe ata nuk hezitojnë të kryejnë punë vullnetare në ndihmë të të moshuarve, apo njerëzve në nevojë. Ky fakt është publikuar nga Raporti i Zhvillimit të Edukimit Ideologjik dhe Politik të studentëve në vitin 2014, ku ndër të tjera thuhet se 91.7% e studentëve kinezë dëshirojnë të marrin pjesë në punë vullnetare për mbrojtjen e mjedisit, të japin mësim në zonat e thella të vendit apo në raste emergjencash humanitare. Raporti njofton se 83.1% e këtyre studentëve kryen çdo vit veprimtari vullnetare. Ky raport është zhvilluar nga Universiteti i Wuhanit, i provincës Hubei dhe bazohet në kërkimet e kryera në 30 universitete në mbarë Kinën. Botimi i raportit vjetor ka nisur qysh nga viti 2012 nga Universiteti i Wuhan-it, me sponsorizim të Ministrisë së Arsimit të Kinës. Pyetja se cili është veprimi i duhur që kryejmë kur një i moshuar rrëzohet në rrugë është debatuar shumë, qysh nga një incident i vitit 2006, kur Peng Yu ndihmoi një grua të moshuar, që ishte rrëzuar në një rrugë të Nanjing-ut. Gruaja e moshuar më vonë akuzoi qytetarin që e ndihmoi se në fakt ai e kishte rrëzuar dhe i kerkoi një kompensim të 40% të shpenzimeve spitalore të zonjës.Pavarësisht kësaj ngjarjeje që u diskutua gjerësisht atëkohë nga opinioni publik në Kinë, gjatë sondazhit del se 91.6% e studentëve i janë përgjigjur se në çdo rrethanë ata do të ndihmojnë një të moshuar, kur rrëzohet në rrugë.

Shen Zhuanghai, drejtor i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Universitetit të Wuhanit thotë se studentët në këtë raport tregojnë se kanë një shpirt të zhvilluar vullnetarizmi dhe devotshmërie. Ndërsa 19 vjeçarja Li Ruixue, studente e Universitetit të Kimisë Teknologjike në Pekin i është përgjigjur pyetjes se ajo do të njoftonte menjëherë shërbimin mjekësor, nëse shihte një të moshuar të rrëzuar në rrugë. Sipas saj ajo mund të rrezikonte jetën e të moshuarit nëse do ta ngrinte, sepse nuk ka kulturë të mjaftueshme mjekësore për të ndihmuar dikë. Tao Chuanjin, drejtor i Qendrës kërkimore dhe të bamirësisë në Universitetin Normal të Pekinit thotë se njerëzit nuk duhet të jenë shumë optimistë për entuziasmin e studentëve për punë vullnetare. Sipas tij, studentët duhet të mësojnë për të dhënë një ndihmë më cilësore, duke u trajnuar nga profesionistë të fushave të ndryshme për dhënien specifike të ndihmës së tyre, në raste fatkeqësish natyrore, ndihme në arsim apo ndihmë mjekësore.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China