20150518Hotpot02 |
Huairou Tianxianyu Village do të ketë një qendër të re të komunitetit të pensionistëve, ku përfshihen 30 shtëpi me kopshte. Shtëpitë dhe kopshtet përreth tyre kanë nisur të rinovohen qysh nga korriku i vitit të kaluar.
Madje në kopshtet e kësaj zone rezidenciale janë përshtatur elemente të Operas tradicionale kineze por edhe të mjekësisë tradicionale kineze. Këtu ndodhet dhe një qendër shëndetësore me një staf mjekësor professional dhe të gjitha pajisjet e nevojëshme. 1/3 e shtëpive do të përdoren si rezidenca për pensionistët ndërsa të tjerat do të jepen me qira për një periudhë afatshkurtër. Aktualisht çmimi i banesave për klientelën e lartë varion nga 60,000 deri në 120, 000 yuan për njeri në vit, e barabartë me 10 mijë deri në 20 mijë dollar amerikanë.
Një nga zyrtarët e zones rezidenciale Sun Jiankun thotë se komuniteti i pensionistëve sjell përfitim ekonomik për banorët e kësaj zone rurale në periferi të Pekinit. Për vetë pensionistët të jetuarit në këtë komunitet i shërben uljes së stresit dhe lehtësive që të krijon jeta larg zhurmës së metropolit. Sipas një punonjësit të Grupit Guo'ao Group i cili punon në komunitetin e pensionistëve, kompania ka paguar tashmë 17 milion yuan për të paguar pronarët e banesave, që më pas janë rinovuar për pensionistët.
Krijimi i komunitetit të pensionistëve dhe shërbimet që u ofrohen krijojnë vende pune për banorët e kësaj zone, kryesisht në ndihmën mjekësore ndaj të moshuarve. Kompania bën të ditur se ata do ti ofrojnë 10% të fitimit fshatit, që do të thotë 2,500 yuan për banor.
Aktualisht shumë banorë të zonave rurale migrojnë drejt qyteteve të mëdha në kërkim të një jete më të mirë dhe shtëpitë e tyre mbeten të braktisura. Kjo dukuri ka krijuar mundësinë e zhvillimit të komuniteteve rurale të pensionistëve. Një nëpunës i distriktit Huairou thotë se vendosja e një komuniteti pensionistësh në zonën rurale do të jetë një mënyrë e re për të trajtuar problemet me të cilat përballet mosha e tretë. Bazuar në këtë model do të mund të krijohen dhe komunitetet të tjera pensionistësh në krahina të tjera të vendit.
Përkthim falas për pakicat kombëtare në Kinë
Përkthim falas do të ofrohet në Pekin për qytetarët e grupeve të ndryshme të pakicave kombëtare në Kinë, të cilët kanë nevojë për tu këshilluar me një mjek, avokat, apo të tjerë. Grupi i parë i ekipit të përkthimit u formua zyrtarisht në ditët e para të majit në kryeqytetin e Kinës.
Grupi është organizuar nga Shoqata e grupeve etnike e Pekinit dhe mbulon 20 dialekte, përfshirë atë ujgure, tibetiane dhe mongole. Grupi përbëhet nga ekspertë të dialekteve të pakicave por edhe nga studentë dhe pritet që deri në fund të këtij viti të pëbëhet nga 100 anëtarë.
Investim gjerman në hoteleri
Pekini si një qendër e politikës, biznesit dhe kulturës prej shumë kohësh është në qendër të vëmendjes së investitorëve të huaj dhe firmave të tyre. Të gjitha firmat e huaja që duan të promovojnë prodhimet në kryeqytetin kinez kërkojnë të gjejnë një hapësirë sa më afër qendrës së Pekinit, por ditët e fundit disa hotele kërkojnë dhe hapësira të tjera, madje edhe larg qendrës së mbipopulluar të kryeqytetit.
I ndodhur në veri të Unazës së 5-të të Pekinit, në distriktin Chaoyang, rreth 45 minuta nga Sheshi Tiananmen Square Hoteli Maximilian ofron për mysafirët e tij ajër të pastër, afërsi me aeroportin ndërkombëtar të Pekinit si dhe lehtësi qarkullimi në trafik.
Ky hotel u hap zyrtarisht në mars të këtij viti dhe është i pari në Kinë nga një kompani gjermane e hotelerisë. Manaxheri i përgjithshëm Dieter Gamper nga Austria thotë se biznesi po ecën mirë. "Ndonëse i hapur disa muaj më pare dhomat e hotelit tone janë 60% të zëna, një tregues i mirë për një biznes të ri hotelier " thotë menaxheri.
Hoteli Maximilian në Pekin ndodhet pranë 3 godinave si Qendra e Trajnimit Audi, e para e këtij lloji në Kinë, e pajisur me një hotel me 4-5 yje në brendësi të saj si dhe një restorant ku shërbehet birra karakteristike gjermane.
Manaxheri Gamper thotë se vendodhja e hotelit ka dhe disavantazhe për sa i përket mungesës së turistëve, por është i fokusuar për udhëtarët për motive biznesi, pasi është afër distriktit pekinas të biznesit Wangjing.
"Në këtë zone nuk ka shumë hotele ndërkombëtare, pasi është Unaza e pestë e Pekinit që përfshin periferinë. Ndaj ne nuk kemi konkurrencë direkte në këtë zone," thotë Gamper .
Në hotel kultura gjermane reflektohet në shumë mënyra, që nga ekipi manaxhues, e deri tek ushqimet dhe pijet e importuara direct nga Gjermania, për restorantin. Madje stafi drejtues po punon edhe për mësimin e kulturës së hotelerisë gjermane tek personeli kinez.
Manaxheri Gamper duket optimist kur flet për të ardhmen e hotelit dhe shton se duke filluar nga viti i ardhshëm do të happen dhe hotele të tjerë të këtij lloji në Kinë. Madje sipas tij në 5 vitet e ardhshëm do të happen 10-15 biznese të tilla hotelerie në mbarë Kinën. (Eda Merepeza)