PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mjekët online
2015-05-11 17:39:14 CRI Komenti juaj Printoni

Me ndihmën e platformave kibernetike si Sina Web, WeChat dhe haodf.Com (një uebsit i krijuar për komunikimin online midis mjekëve specialistë dhe të sëmurëve), Kina dëshiron të ndryshojë situatën e shpërndarjes së pabalancuar të burimeve mjekësore në vend.

Kohët e fundit, pas një dite pune, Yu Keyi, mjeku ortoped i Spitalit të Kolegjit Mjekësor të Unionit të Pekinit(Peking Union Medical College Hospital), nuk çlodhet kur kthehet në shtëpi, por ulet para kompjuterit për të dhënë këshilla mjekësore, për të sëmurët që jetojnë larg kryeqytetit.

"Mesatarisht, çdo ditë u jap këshilla 3 ose 5 pacientëve nëpërmjet bisedave audio-vizuale në internet", tha Yu. Kjo nismë, sipas tij synon të zgjidhë problemet e banorëve nga zonat më pak të zhvilluara rurale,ku mungojnë shërbimet mjësore cilësore. Tani, mjekët dhe pajisjet më të mira mjekësore përqendrohen kryesisht në qytetet e mëdha të Kinës.

Sipas një raporti të publikuar në të përditëshmen "Guangzhou Daily", vitin e kaluar numri i spitaleve të nivelit të parë në Pekin, Shangai dhe Guangzhou të provincës Guangdong të Kinës jugore ishte 196. Ndërkohë në krahinat e prapambetura veriperëndimore, ku ndodhen rajonet Xinjiang-Ujgur, Ningxia-Hui, Tibet dhe në provincën Qinghai ky numër shkon në 37.

Për këtë arsye, në spitalet e metropoleve të Kinës ka gjithmonë pacientë të ardhur nga të katër anët e vendit. Sidomos në spitalet më të njohura, mjekëve u duhet të vizitojnë një numër dy herë më të madh pacientësh, se sa në spitale të tjera.

Por, tani mjeku Yu thotë se gjërat kanë ndryshuar. "Interneti pa kufi mund të ndihmojë të sëmurët në qyteza të vogla dhe fshatrat e largët të marrin këshilla nga mjekët specialistë të qyteteve të mëdha, duke kursyer udhëtimin prej mijëra kilometrash", u shpreh Yu në intervistë.

Mirëpo, ai vuri në dukje gjithashtu se këshillimi online nuk mund të zëvendësojë diagnostikimin ballë për ballë. Sipas ligjit aktual është e paligjshme nëse mjekët japin diagnozën e plotë pa kryer një vizitë konkrete të të sëmurit.

Megjithatë, sipas mjekut Yu platformat online mund të ndikojnë te pacientët për sa i përket kërkimit të ndihmës mjekësore, si dhe për parandalimin aktiv të sëmundjeve.

Ndryshe nga gjendja në Britaninë e Madhe apo ShBA, ku ka klinika familjare për njerëzit që banojnë në një lagje, mjekët në spitalet e Kinës rrallë e njohin historinë mjekësore të të sëmurëve që vizitojnë .

"Mjekët mund të përcaktojnë më mirë diagnozën, nëse njohin nga afër pacientin dhe familjen e tij ", tha Yu, duke theksuar se këshillimet online mund të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve më të ngushta midis mjekëve dhe të sëmurëve, gjë që favorizon zbulimin ose parandalimin e problemeve shëndetësore.

Edhe pse mjekët nuk mund të kryejnë në internet atë detyrë që kryejnë në spital, vizitat online u ofrojnë pacientëve këshilla të vlefshme, që nuk realizoheshin në të kaluarën.

Sipas një artikulli të publikuar në shkurtin e sivjetshëm në uebsitin lifetimes.cn, midis mjekëve dhe pacientëve në krahina të ndryshme të Kinës u kryen afro 80% këshillime .

"Të paktën mjekët online mund të këshillojnë të sëmurët nëse ka apo s'ka nevojë të shkojnë në spitale të mëdha për diagnostikim të mëtejshëm, duke u treguar dhe detajet e mjekimit të mundshëm", tha ortopedi Yu.

Këshillimi online ndikon edhe për dhënien e opinionit të mjekut speicalist nga një tjetër këndvështrim.

Në korrikun e vitit të kaluar, 29 vjeçari Li Zhilin kontaktoi nëpërmjet Sina Weibo, kardiologun Zhuang Shaowei të Spitalit Dongfang pranë Universitetit Tongji të Shangait, për të pyetur për shëndetin e së ëmës.

Nëpërmjet internetit, Li i dërgoi Zhuang-ut një CT skanim që e ëma mori në një spital në qytetin Jingdezhen të provincës Jiangxi. Ai tha mjekut se nëna e tij ishte shqetësohej prej vitesh për dhimbjet në gjoks dhe vitet e fundit, kjo situatë ishte përkeqësuar. Mjekët që e kishin vizituar këtë zonjë nuk kishin vërejtur ndonjë patologji te pacientja .

"Në bazë të simptomave që më përshkroi i biri online dhe skanimit të CT, mendoj se nëna e tij vuan nga zemra dhe ka rreziqe të mëdha për një krizë zemre", tha kardiologu Zhuang.

Pasi mori këshillat e Zhuang-ut, Li e dërgoi menjëherë të ëmën në spitalin më të madh të qytetit Nanchang, kryeqendra e provincës Jiangxi. Pas mjekimit prej disa muajsh, tani, ajo ndodhet në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore. "Nuk mund të imagjinoj nëse do të kisha pritur edhe disa muaj, pa vajtur në spital ", tha Li. Ai tregon se i ruan ende kontaktet me mjekun Zhuang dhe me këshillat e fundit, ka vënë re ndryshime pozitive në shëndetin e së ëmës.

Kërkesat e mëdha të tregut për shërbimin mjekësor online kanë tërhequr edhe vëmendjen e investuesve . Kompanitë e mëdha të internetit si Tencent, Alibaba dhe Baidu kanë shpejtuar zhvillimin e biznesit në këtë drejtim. Deri tani, këto tri kompani kanë publikuar planet e tyre ambicioze.

Një zëdhënës i Tencentit(kompania e Wechat dhe QQ, MSN të Kinës) tha se nëpërmjet rrjetit të tyre në WeChat, përdoruesit mund të bëjnë regjistrim parakohe për mjekët në më shumë se 1200 spitale në mbarë vendin. Disa spitale anëtare të këtij rrjeti pranojnë që të sëmurët, kundrejt pagesës të marrin rezultatet e skaninimin dixhital të CT-it nëpërmjet platformës online. Tencenti ka investuar edhe 70 milionë dollarë amerikanë në uebsitin Dingxiangyuan, që mjekët specialistë të fushave të ndryshme të ofrojnë njohuritë e tyre profesionale.

Planet e ardhshme përfshijnë krijimin e një databaze me historinë mjekësore të pacientëve për paralajmërimin e rreziqeve të mundshme për prekjen e sëmundjeve në bazë të analizave.

Ndërsa, Alibaba(pronari i Taobao-së, platforma më e madhe në botë për shitjen online) bëri të ditur se nëpërmjet platformës së saj "Cloud", përdorimi i medikamenteve të pacientëve mund të ndahet nëpër inventarët farmaceutikë, të spitaleve të vendit. Kështu që të sëmurët, pavarësisht në çfarë spitalesh shkojnë, mjekët atje mund të paraqesin ilaçet më të përshtatshme për ta. Gjithashtu, me APP-in e lëshuar nga Alibaba, njerëzit mund të bëjnë edhe regjistrim, të paguajnë dhe të mësojnë më shumë për ilaçet që blejnë nëpërmjet skanimit të kodit dy-dimensional.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China