20150511Hotpot02 |
"Lart në qiell është parajsa, ndërsa në tokë Hangzhou dhe Suzhou."
Kjo është një thënie kineze që daton 1 mijëvjeçar, por këto dy qytete vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e turistëve vendës dhe të huaj edhe në ditët tona, për natyrën e tyre të veçantë. Suzhou është një qytet ku takohesh shpesh me ujin dhe koptshtet e famshme . Për të huajt që jetojnë në Kinë apo turistët e shumtë të saj kjo është një mënyrë e mirë për të njohur nga afër kulturën e lashtë të Kinës. Disa të huajt mund të mendojnë se pasi ke parë një nga kopshtet e Kinës, të tjerët janë të ngjashëm, por kjo nuk është e vërtetë. Pasi çdo kopësht kinez është i rrethuar nga histori, mistere dhe legjenda. Për turistët që duan të njohin finesën e kulturës së lashtë kineze Suzhou është vendi i duhur.
Kodra e Tigrit ose Huqiu
Përshkimi i urës që të çon te Kodra e Tigrit me një anije karakteristike prej druri nëpër kanal sinjalizon fillimin e një udhëtimi metaforik në Kinën e lashtë. Kodra e Tigrit është një nga vendet historike më interesante të Suzhout. Pikërisht këtu He Lu, Mbreti i shtetit Wu, themelues i qytetit është varrosur. Sipas legjendës 3 ditë pas funeralit të tij një tiger i bardhë u pa në majë të kodrës, ndaj kjo është arsyeja përse është quajtur "Kodra e Tigrit".
Kjo zone piktoreske të pret me një pamje të mrekullueshme ujvarash të vogla. Në këtë zone ka koleksione të qindar pemëve bonsai të ndara në dy grupe:trungjet e bonsai dhe bonsai i shkëmbit në ujë. I frymëzuar nga natyra, ky lloj arti daton në Kinë 1,300 vjet më pare. Atëkohë pemëzat që i njohim si bonsai shiheshin si diçka luksoze dhe shpesh përdoreshin për dhurata. Ky koleksion pemësh bonsai është vërtet impresionues dhe vizitorët përshkohen nga ndjenja surrealiste,ndërsa shëtisin pranë këtyre miniaturave të pemëve Zen. Shumë turistë të huaj vijnë në Kodrën e Tigrit për të pare nga afër pemëzat bonsai.
Diku pranë lumit që rrethon kodrën ndodhet Çajtorja "Plum Blossum" ku shërbehet çaji i famshëm i bardhë, një specialitet i Suzhout. Në lartësinë e këtij ambjenti mund të soditësh qytetin dhe të ndjekësh interpretimin e operës tradicionale Pingtan.
Diku pranë ndodhet "Vendi i shpatave", pasi sipas legjendës gjatë varrimit të mbretit He Lu u varrosën edhe 3 mijë shpata, në nderim të tij.
Në anë të shkëmbit ndodhet një pagodë e famshme në mbarë Kinën, e cila konsiderohet si simbol i Suzhout. Kjo pagotë tetëkëndore shpesh krahasohet me Kullën e pjerrët të Pizës, por me dallimin se është ndërtuar rreth 200 vjet para veprës së famshme të arkitekturës italiane. Pagoda u ndërtua gjatë sundimit të 5 dinastive (907-960 p.e.s) dhe përfundoi ndërtimi i saj në vititn 961 p.e.s
Pasqyrimi i pagodës në ujrat e liqenit aty pranë dhe pylli i bambuve në anën tjetër e bëjnë këtë zone tepër të vizituar nga vendësit dhe të huajt. Të shumtë janë fotografët që fokusojnë me aparatet e tyre bukuritë e Kodrës së Tigrit veçanërisht në pranverë kur në liqen notojnë zambakët e ujit. Një legjendë e njohur kineze flet pikërisht për burimin Han Han, që përmban ujin më të pastër në Suzhou dhe përdoret për përgatitjen e çajit.
Sipas legjendës dy murgj budistë po kërkonin ujë në këtë zone. Ndërsa njeri ishte mosbesues, tjetri ishte I bindur se do të gjenin ujë. Murgu mosbesues tha se nëse do të gjenin një burim uji ai donte të shndërrohej në bretkocë. Sot në anë të burimit të ujit Han Han ndodhet një shkëmb që ka një formë të dukshme bretkoce.
Një tjetër legjendë për këtë burim thotë se një burrë i verbër nisi të shihte sapo sytë e tij u ngulën tek ujrat e burimit Han Han, që konsideroheshin si të shenjtë.
Kopshti Liu Yuan
Pak kilometra në jug të Kodrës së Tigrit ndodhet Kopshti Liu Yuan. Me një sipërfaqe prej 3 hektarësh ky është një ndër kopshtet më të mëdhenj të Suzhout. Ky kopësht u ndërtua fillimisht gjatë dinastisë Qing (1644-1911) nga një mjek, me qëllim kurimin e pacientëve të tij. Madje në hyrje të kopshtit ka një shenjë klinike edhe sot. Liu Yuan është një lloj tipik i kopshteve kineze, pasi në të gjen një kombinim të përkryer të shkëmbinjve me ujin dhe natyrën, duke simbolizuar harmoninë. Këtu vizitori shikon një pyll të vogël bambuje por edhe pemëzash ose bonsai, të cilat konsiderohen edhe si objekte meditimi.
Shumë vizitorë të këtij kopshti kalojnë orë të tëra duke admiruar bukurinë e tij, por edhe vetë kopshtarët që kujdesen për bimësinë dhe gjithçka i jep gjallëri këtij ambjenti, gati përrallor. Liu Yuan është krijuar si frymëzim nga kopshtet e Suzhout, të cilat datojnë nga dinastitë Qing dhe Ming. (Eda Merepeza)