PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Heremitët modernë të Kinës
2015-05-11 14:28:27 CRI Komenti juaj Printoni

Një shpellë brenda së cilës ndodhet një krevat i improvizuar mbi shkëmbinj, disa litarë ku varen rrobat dhe një qiri për ndriçim. Në këtë ambjent jeton Zhang Baoyi, një murg Taoist në malin Wangwu, rreth 35 kilometra në perëndim të qytetit Jiyuan në Provincën kineze Henan.

Si është e mundur që në ditët e sotme dikush të jetojë në këto kushte? Historia e Zhangut flet për ulje-ngritjet e jetës së tij dhe vendimin për tu tërhequr nga jeta e qytetit dhe përgjegjësitë e saj.

Pasi biznesi i tij falimentoi para një viti, Zhang nga provinca Heilongjiang në verilindje të Kinës vendosi të konvertohej në Taoist dhe të vendosej në malin Wangwu. Pasi jetoi në një shpellë, një praktikë kjo e përhapur e ndjekësve të taoizmit, Zhangu u zhvendos në një tempull, ku tashmë jeton duke medituar. Pjesë e përditshmërisë së tij është dhe leximi i veprave klasike të taoizmit, pastrimi i ambjentit dhe kaligrafia.

Zhvillimi ekonomik dhe heremitët

Gjatë zhvillimit 30 vjeçar ekonomik të Kinës janë shfaqur shumë dukuri sociale. Një ndër to është dhe rritja e numrit të heremitëve , që shfaqet me një numër në rritje individësh që braktisin jetën materiale dhe i kushtohen asaj shpirtërore.

Personazhi I rubrikës sonë Zhang është njeri ndër 40 taoistët heremitë që jeton në malin Wangwu. Nuk ka të dhëna të sakta se kur taoizmi u përhap në këtë zone, pork jo dukuri shpesh shoqërohet me legjenda dhe rrëfenja.

Disa thonë se kjo prirje nisi kur Altari Qiellor u vendos në lartësinë 1.715 metra, që lidhet me ekzistencën e Perandorit të Verdhë. Një legjendë e lashtë kineze flet për një burrë që vendosi të jetonte në malet Wangwu. Gjatë sundimit të dinastive Han dhe Wei, ky mal dhe shpellat e tij u bënë të famshme për ndjekësit e taoizmit, duke u bërë objekt frymëzimi për shumë poetë dhe vizitorë.

Përveç Zhang-ut atje ndodhet dhe Shen Lixing, e cila shërben me taxi për vizitorët nga mali deri në kryeqendrën e provincës Zhengzhou. Ajo jeton në një dhomë të thjeshtë në tempullin Taoist në mal.

Kur flet për eksperiencën e saj të veçantë Shen thotë se para se të vendoste të bëhej taoiste ishte mjaft egoiste dhe me një temperament të vështirë. Jetën e tanishme si një taoiste e bindur ajo e përfshkruan si pa pretendime. Tashmë ajo ka mësuar sit ë ndezë zjarr dhe të rrisë zarzavate.

Ndonëse jetojnë në kushte primitive, Zhang dhe Shen mbajnë lidhje me botën nëpërmjet internetit. Që të dy heremitët thonë se i ndjekin lajmet dhe ngjarjet e ditës.

Të dhëna mbi taoizmin

Taoizmi buron nga i njejti terren kulturor ku lindi Konfucianizmi dhe përdor të njejtat elemente të tij, të cilat krijojnë trashëgiminë intelektuale të Kinës në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit para erës sonë. Por ndërsa Konfucianizmi jep shembuj për tu ndjekur, duke u bazuar në virtytet morale të mbretërve të lashtësisë të quajtur "shenjtë", taoizmi propogandon natyrën dhe spontanitetin.

Duke qenë se Lao Tzu dhe Konfuci kanë qenë bashkëkohës, në periudhën historike të degradimit të dinastisë Chou, që sundonte prej 6 shekujsh dhe kishte humbur aftësinë reformuese të sovranëve të parë të vendit, të dy filozofët evokonin kohët e arta ku adhurohej thjeshtësia e Taos për Lao Tzu dhe drejtësia e të shenjtëve, perandorëve e Konfucit.

Lao Tzu bëri të njohur doktrinën e tij të Tao te ching-ut. Vepra e Lao Tzu-së ndahet në dy pjesë, të njohura si Tao dhe Te. Më pas ajo u nda në 81 kapituj sipas numrit mistik dhe u pagëzua me emrin Tao Te ching. Libri nis me një përshkrim të Tao-s. Fjala ka domethënien e "rrugës", apo të mënyrës së udhëheqjes apo të sistemit. Tao është një kuptimi metafizik i ligjit të universit dhe natyrës.

Sipas taoizmit, jeta jetohet mirë kur njeriu është në harmoni të plotë me të gjithë universin dhe kur veprimi i tij është veprim i universit i përcjellë përmes tij. E mira nuk realizohet kur veprimi nxitet nga dëshira, por nga mosveprimi (wu wei), që frymëzohet nga thjeshtësia e Tao-s.

Njeriu duhet të bëjë vetëm atë që është e domosdoshme dhe natyrale. Të jetosh në thjeshtësi do të thotë të jetosh një jetë pa përfitime, me një shkallë të ulët egoizmi dhe pakësim të dëshirave. Nuk duhet reaguar por duhen lënë gjërat të kryhen natyrshëm në spontanitet. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China