PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Proverbat dhe parashikimi i motit
2015-04-27 15:16:45 CRI Komenti juaj Printoni

Në përcaktimin e UNESCO-s "Trashëgimia kulturore jomateriale" përfshin elemente të kulturës së trashëguar nga të parët, siç janë traditat folklorike, ritualet shoqërore, ngjarjet festive, shfaqjet artistike, njohuritë në fushën e traditës dhe të natyrës si dhe aftësia për të prodhuar vepra artizanale. Të gjitha këto mund të jenë në të njejtën kohë elementë tradicionalë, bashkëkohorë dhe mënyrë jetese, që përfaqësojnë komunitetet të caktuara. Ruajtja e trashëgimisë kulturore jomateriale përbën një faktor të rëndësishëm të diversitetit kulturor përballë globalizimit në rritje. Mënyra e të kuptuarit nga komunitete të ndryshme të trashëgimisë kulturore ndihmon në dialogun ndërkulturor dhe nxit respektin reciprok. Pushteti lokal në Shangai ka hartuar një listë prej 157 elementësh të trashëgimisë kulturore jomateriale.

Sipas një shprehjeje kineze "Moti në pranverë ngjan me fytyrën e një foshnje, që e përcakton me vështirësi."

Pavarësisht teknologjisë moderne, parashikimi i motit mbetet një shkencë jo e saktë. Çdokush që pret të ngrohet koha mund të kujtojë proverbat e bujqve nga Ishulli Chongming lidhur me ndryshimet pranverore të motit, të cilat kanë trashëguar ndër breza. Parashikimi i motit për banorët e Ishullit Chongming ka qenë gjithmonë shumë i rëndësishëm, të cilët jetojnë me bujqësi dhe peshkim.

Në vitin 2007, proverbat për motin të banorëve të Chongmingut u përfshinë në listën e trashëgimisë kulturore të qytetit të Shangait.Kjo u bë në përpjekje për të ruajtur këtë traditë kulturore jomateriale , ashtu siç është trashëguar nga të parët.

Proverbat

Proverbat që lidhen me dukuritë e motit mund të mbahen mend lehtë dhe janë të njohura edhe nga banorët rreth lumit Yangtze, për shkak të ngjashmërive gjeografike që kanë me ishullin Chongming.

Me kalimin e viteve proverbat e ishullit Chonglimg rrezikonin të zhdukeshin, por në vitin 2005 Qin Weitang i mblodhi ato dhe në vitin 2009 Qin njihej si studjues i kësaj pjese të trashëgimisë kulturore. 85 vjeçari Qin është interesuar gjithmonë për dukuritë metereologjike, që në rininë e hershme. Pasioni për mbledhjen e proverbave i lindi në vitin 1974, kur punonte si mësues i gjuhës kineze dhe angleze në shkollën e mesme të ishullit Chongming .Në atë periudhë bujqit vendës dhe peshkatarët e ndërtonin ditën e punës së tyre bazuar në proverbat për motin, por dhe duke qenë të vëmendshëm ndaj sjelljeve të kafshëve apo insekteve që ata i lidhnin me ndryshimet e motit. Duke u marrë me interpretimin e motit Qin shpenzonte shumë kohë dhe energji duke takuar bujqit dhe peshkatarët në port, për të mësuar proverbat e tyre. Qin nisi kështu të ndërthurte proverbat për motin me shkencën moderne të metereologjisë dhe duke punuar pranë stacionit metereologjik të ishullit ai dha një ndihmesë të madhe për komunitetin. Kështu mësohet se stacioni metereologjik ku ai punonte jepte të dhëna më të sakta dhe më të shpejta për parashikimin e motit se sa të 31 stacionet e tjera metereologjike në ishullin Chongming. Madje në një konkurs të organizuar në vitin 1979 stacioneve metereologjike iu kërkua të bënin parashikimin e motit për gjithë vitin.

Parashikime të kujdesëshme të motit

Qin tregon se ndërsa stacione të tjera metereologjike thjesht transmetonin të dhënat në stacionin qendror metereologjik të Shangait dhe të provincave të tjera fqinje, ai përpiqej të jepte dhe të dhëna shtesë të motit për zonën Chengqiao dhe kontenë Chongming. Proverbat përfshijnë dukuri të tilla atmosferike si erën, retë, vetëtimat, shkrepëtimat, ylberin, diellin, hënën, planetet, yjet por edhe kafshët dhe insektet duke krijuar të gjitha bashkë një parashikim afatshkurtër të motit. Duke përdorur këtë metodë, Qin mund të parashikonte motin një orë para se të ndryshonte por edhe për një vit të tërë. Duke iu referuar proverbave Qin thotë se ato varen nga rrethanat e ndryshme të motit. Njera prej tyre thotë "Nëse bie shumë shi gjatë Ditës së Qingming-ut, kur lulet e pjeshkës çelin, do të kemi më pak reshje gjatë çeljes së lules së kumbullave." Ai ka verifikuar konkretisht se në periudhën 26 mars deri në 15 prill niveli i reshjeve arrin deri në 80 milimetër.

Kjo periudhë përkon me dy sezonet e çeljes së luleve të pjeshkëve dhe të kumbullave. Sipas Qin vërtetësia e proverbit lidhur me parashikimin e motit është 80%. Libri i parë i Qin për lidhjen midis proverbave dhe kushteve atmosferike u botua në vitin 2005 dhe në të përfshihen 609 proverba. Botimi i dytë i librit do të bëhet këtë vit dhe pritet të shtohen dhe 134 proverba të tjera si dhe 141 shpjegime për proverba të botimit të parë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China