20150330Hotpot02 |
Shtohen artikujt në duty-free
Gama e artikujve të importuar në dispozicion në dyqaneve duty-free në Hainan po rritet në përpjekje për të nxitur zhvillimin e turizmit në krahinën ishull, për tu shndërruar në një destinacion turistik ndërkombëtar.
Një shtesë prej 17 produktesh janë shtuar në prodhimet e duty-free, duke arritur numrin e përgjithshëm të tyre në 38.
Ky projekt i Ministrisë së Financave të Kinës lehtëson kufizimet lidhur me blerjen deri në 10 artikuj të importuar. Ndryshimet janë kryer tashmë në artikuj kozmetikë dhe ora që janë dhe ndër më të shiturit në duty-free shop. Zëvendësdrejtori i Departamentit të financave në Hainan tha se këto ndryshime janë një përgjigje ndaj ankesave të turistëve lidhur me numrin e kufizuar të artikujve në dispozicion të klientëve në duty free shop-et. Programi për këto kufizime kishte nisur që në prill të vitit 2011. Tashmë në këto njësi shitjeje turistët e huaj apo nga rajone të tjera të vendit si dhe banorët e Hainanit mbi 16 vjeç mund të blejnë artikuj të importuar deri në shumln 8 mijë yuan ose 1.283 dollarë, para se të fluturojnë në destinacione të ndryshme. Në firmat outlet të prodhimeve të importuara banorët e Hainanit mund të blejnë një herë në vit, ndërsa të tjerët 2 herë në vit. Sipas të dhënave vendore para inicimit të këtij programi e deri në fund të vitit të kaluar, dyqanet duty-free në Hainan patën mbi 4 milion klientë të cilët shpenzuan mbi 10 miliardë yuanë. Në këtë provincë të Kinës në kryeqendrën Haikou ushtrojnë aktivitetin e tyre 2 duty-free shop,ndërsa një tjetër ndodhet në qytetin resort Sanya.
[foto nga Xinhua]
Liu Deqian, këshilltar pranë Akademisë Kineze të Shkencave Sociale për turizmin thotë se këto ndryshime të programit do ta bëjnë këtë provincë më tërheqëse për vizitorët dhe do të kontribuojnë në forcimin e ekonomisë. Ndër të tjera ai ka theksuar për median kineze se "Gjatë ditëve të festave shumë turistë kinezë kryejnë blerje, ndërsa vizitojnë vende të tjera. Një nga arësyet është se firmat e njohura shiten jashtë më lirë se sa brenda Kinës:"
Rishikimi i programit do të ndryshojë këtë situatë dhe artikujt e shtuar në dyqanet duty-free do të plotësojnë kërkesat e shumë turistëve kinezë, të cilët i blinin ato jashtë vendit. Programi, sipas studjuesit të turizmit Liu është i njejtë si për turistët kinezë dhe ata të huaj, gjë që mund të sjellë mjaft turistë të huaj përveç turizmit të zakonshëm edhe për blerje në Hainan. Ndaj ky program i ri që ka nisur të zbatohet shihet si një mundësi e re mjaft fitimprurëse.
Dashuria nuk njeh kufizime
Kinezja Hai Lulu vuan eshte e gjatë një metër por kjo nuk e ka penguar të gjejë shokun e jetës me të cilin ka shkuar në altar në qytetin Luoyang të provincës kineze Henan më 20 mars, raporton Chinanews.
Si gjithë çiftet e tjerë të fejuar dhe Hai me të dashurin e saj kanë bërë plane për një martesë të lumtur duke nisur nga dasma me përgatitjet e saj. Ata kanë përgatitur veshjet për nuse dhe dhëndërr dhe sigurisht e kanë përjetësuar këtë bashkim dashurie në fotot dhe videon e dasmës.
"Çdo njeri ka të drejtë të dojë dhe ta duan. Edhe ne dëshirojmë si gjithë të rinjtë të kemi një dasëm të bukur dhe pas saj një jetë të lumtur" është shprehur e reja Hai në median kineze. Njerëzit xhuxha në Kinë ashtu si dhe në vende të tjera të botës kanë vështirësi në integrimin e tyre shoqëror, duke nisur nga gjetja e një vendi pune, të jetuarit në komunitet pa dallime etj. Por edhe pse ka hasur vështirësi kjo e re kineze e cila ka përfunduar shkollën e mesme vitin e kaluar, nuk heq dorë nga planet e saj për të ardhmen.
Të jetosh duke udhëtuar
76 vjeçari Han Shigui ka shpenzuar 1.2 milion yuan ose 200 mijë dollarë amerikanë për të blerë një rulot me të cilin udhëton anembanë Kinës bashke me të shoqen, Shi Shuzhi.
[foto nga www.cfp.cn]
Turi i tyre ka nisur që në vitin 2003, njofton media kineze. I pyetur nëse ja vlen një shpenzim i tillë për këtë çift pensionistësh zoti Han thotë se "tashmë kjo makinë është shtëpia e tyre dhe i ka shëtitur në mbi 50 qytete të vendit. " Çiftin u pëlqejnë më shumë shëtitjet në fshatra, ku ajri është i pastër dhe natyra plot larmi, por ndër të gjitha vendet që kanë parë veçojnë qytetin-resort Sanya në provincën Hainan. Ata e pëlqejnë Sanyan jo vetëm për natyrën e mrekullueshme tropikale dhe si vend që tërheq miliona turistë vendës dhe të huaj në çdo stinë, por edhe për banorët bujarë dhe dashamirës te saj." (Eda Merepeza)