PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Foleja bosh" dhe pasojat psikologjike të saj
2015-03-23 15:43:09 CRI Komenti juaj Printoni

Familjet moderne bëhen gjithnjë e më të vogla. Me rritjen e fëmijëve dhe largimin e tyre nga vatra familjare prindërit vuajnë vetminë. Kjo është një dukuri e njohur në vendet perëndimore, por që dy dekadat e fundit është përhapur edhe në një vend të madh si Kina, pa harruar se edhe familja shqiptare sa vjen e "tkurret".

65 vjeçarja Susan Fan nga Hengshui i provincës kineze Hebei jeton e vetme në një apartament 100 metra katrorë. Kur vajza e saj e vetme u largua pas vitit të ri kinez në Lhasa të Rajonit Autonom të Tibetit, ku punon dhe jeton prej vitesh, Susan u zhyt sërish në vetmi. Ajo shpesh provon ti telefonojë së bijës për ti dëgjuar zërin e çmallur sadopak, por mendon se mund ta pengojë gjatë punës dhe rikthehet në vetminë e saj. Tani nga jeta pranë së bijës kanë mbetur vetëm foto dhe kujtime. Por e bija Xu ka në plan të hapë një hotel të vogël në Rajonin Autonom të Tibetit dhe të marrë atje nënën e saj për të jetuar sërish bashkë.

Modernizimi i Kinës ka sjellë dukurinë e largimit të të rinjve drejt qyteteve të mëdha, por edhe jashtë vendit për studime apo punë. Kështu gjithnjë e më shumë vatra prindërore mbeten të vetmuara. Krahas rritjes së numrit të prindërve të vetmuar, një dukuri që njihet si "foleja bosh", ata psikologjikisht përballen me depresionin.

Familjet tradicionale kineze para 3 dekadash ishin më të mëdha në numër, madje në një banesë bashkëjetonin 2-3 breza. Edhe në ditët tona prindërit përpiqen të banojnë sa më pranë fëmijëve të tyre. Në median e qytetit kinez Nanjing u njoftua se pas vitit të ri kinez dy nëna 80 vjeçare u vetëvranë, pasi nuk e përballonin dot vetminë pas largimit të fëmijëve të tyre.

Zhang Chun, themelues i Qendrës së parandalimit të krizave psikologjike në Nanjing shprehet se pas festimit të vitit të ri kinez, që zgjati rreth dy javë, në qendrën e tyre ka patur mjaft telefonata nga prindër të vetmuar me prirje vetëvrasjeje.

Statistika

Në vitin 2012 mbi 50 % e 202 milion qytetarëve mbi 60 vjeç jetonin të vetmuar, njofton Komiteti Kombëtar për të moshuarit në Kinë. Ndërkohë 13.5% e popullsisë në moshën 55 vjeç vuajnë nga depresioni dhe 1/3 e tyre janë prindër të vetmuar, bën të ditur Qilu Evening News.

Përfaqësues të pushtetit vendor kanë shtruar këtë çeshtje edhe gjatë zhvillimit të dy sesioneve në Pekin, duke propozuar që Dita e të moshuarve të jetë ditë pushimi, për tu krijuar bijve të prindërve të vetmuar të kthehen pranë tyre, qoftë edhe për një ditë. Të tjerë përfaqësues të rajoneve të ndryshme të Kinës propozuan ndërtimin e më shumë shtëpive të pleqve dhe të lehtësive për të moshuarit në komunitet.

Opinioni i psikologut

Psikologu Zhang thotë se ka disa rrugë për të dalluar shenjat e depresionit tek të moshuarit e vetmuar. Sipas tij bijtë e prindërve të vetmuar që jetojnë në qytete të tjera duhet të jenë më prezentë në jetën e tyre, nëpërmjet telefonatave. Por nga ana tjetër ai thotë se prindërit e vetmuar të prekur nga depresioni nisin të komentojnë numrin e telefonatave të fëmijëve të tyre, zërin e tyre në telefon, mënyrën e të komunikuarit.

Psikologu këshillon fëmijët e këtyre prindërve tu tregojnë atyre sa më shumë dashuri edhe nëpërmjet telefonit,të thonë atyre se u mungojnë. Madje ai sugjeron që fëmijët duhet të nxisin prindërit të kalojnë kohën e lire me veprimtari kulturore apo artistike, duke u marrë me hobet e tyre, për të qenë më të pavarur dhe me një jetë të pasur. Psikologu shprehet se edhe fëmijët e prindërve të vetmuar do të ndjeheshin më të qetë nëse ata e kanë të zënë kohën e lire me veprimtari që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e tyre fizik dhe mendor.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China