PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rrjetet sociale po humbin terren në Kinë
2015-03-16 09:36:22 CRI Komenti juaj Printoni

Rrjeti social si WeChat ( i ngjashëm me What's Up) etj., ka ndryshuar jetën e kinezëve. Për shumë të rinj dita nis me zgjimin dhe pastaj merr celularin,duke parë në rrjet social. Vetëm pasi mbarojnë leximin e lajmeve dhe komentet e miqve online,shumica e të rinjve çohen nga krevati. Kurse tërë ditën, sa herë shohin gjëra interesante apo kanë ndonjë ide të papritur, ata e shpërndajnë menjëherë në rrjetin social.

Analistët thonë se rrjetet sociale po ndikojnë gjithnjë e më thellësisht jetën e njerëzve. Ata preferojnë të tallen me njerëzit virtualë sesa të bisedojnë me ata që gjenden fizikisht afër. Por, ditët e fundit, një raport zbulon se po shtohen shqetësimet e përdoruesve kinezë për ndikimet negative të këtij mjeti modern komunikimi. Ata nisin të ankohen dhe të mendojnë për nëse është e mirë apo jo që rrjeti social të mbizotërojë jetën reale.

Muajin e kaluar, Kantar Group, pranë kompanisë së njohur botërore për reklamimin WPP publikoi raportin "Ndikimet e Mediave Social Kineze". Sipas tij, përqindja e të intervistuarve të vitit 2014 që menduan se rrjeti social ka sjellë ndikime pozitive është 12 pika më e ulët se niveli i vitit 2013. Ndërsa, mbi 12% e pjesëmarrësve të sondazhit shprehen se rrjeti social ka keqësuar jetën e tyre, shifër kjo dyherë më e lartë krahasuar me vitin 2013. Lidhur me ndikimet negative, gati 36% e përdoruesve janë të mendimit se mediat sociale u kanë ngrënë kohën për leximin e librave. 24.9% shqetësohen për rreziqet dhe ekspozimin e privatësisë dhe mbi 21% mërziten se rrjeti social që ka zënë kohën e gjumit, ka dëmtuar shëndetin e njerëzve.

Sondazhi i kësaj here kryhet në bazë të teknikave BIG DATA, intervista individuale, duke analizuar 66 mijë përdorues të rrjetit social në 60 qytete të Kinës. Ndër rezultatet, studiuesit zbuluan se artikujt më të klikuar përqendrohen në tema si showbiz(25.4%), lajme(19.6%),shëndet dhe kozmetikë(15.7%), mësim dhe punë(14.3%) dhe turizëm(12%). Por pasi kombinohen pikat e pëlqimit, del se pëlqimi i njerëzve për rrjetin social është ulur në mënyrë të dukshme.

Pse ndodh kështu?

Mbase fjalët e dy të intervistuarve mund të shpjegojnë disi arsyen.

"Nuk jam shumë e kënaqur sepse gjitnjë e më shumë përdorues po shfrytëzojnë platformën në WeChat për reklamim, gjë që ka shfuqizuar kuptimin origjinal të mediave sociale për njohjen e të tjerëve. Po të harxhoj më shumë kohë për këtë, do të thotë pakësim i kohës për gjëra me më shumë kuptim", tha një e intervistuar.

Kurse një djalë i ri ankohet:"Në të kaluarën, e hapja mbi 20 herë rrjetin social. Po tani, nuk kam aq shumë interes se kam vënë re që shumica e miqve në profilin tim janë të panjohur, të cilët publikojnë informacione që s'më pëlqejnë. Prandaj, tani, vetëm e vizitoj rrjetin social një here në ditë, para

gjumit".

Harxhimi i kohës së tepërt dhe ulja e cilësisë së përmbajtjes janë dy arsye kryesore që shkaktojnë pakënaqësinë e përdoruesve të medias sociale. Sondazhi zbuloi se duke shpenzuar më shumë kohë në rrjetet sociale, njerëzit vënë re se rrethi i të njohurve të tyre është zmadhuar shumë herë, por me informacione të përsëritura ose pa vlerë. Për individë që dëshirojnë vetëm të krijojnë një qoshe të vogël në hapësirën kibernetike, ekspozimi ndaj aq shumë përdoruesve të panjohur dhe marrja e pandërprerë automatike e informacioneve përbën vetëm një telash që të harxhojnë kohën.

Për këtë, znj. Shen Ying, specialiste për studimet mediatike dhe të konsumatorëve shprehet: "Në fillim ne kishim interesa pa fund për të njohur një gjë të re. Por pasi e njohëm, dëshira u pakësua dhe kjo është një normë universale. Përsa i përket rrjetit social, i cili në fillim synon për ndarjen e gjërave interesante me miqtë, zgjerimi i shpejtë i rrethit të të njohurve ndikon kënaqësinë e njerëzve. Sapo nis lodhja nga informimi rreth përdoruesve, fillon lodhja e syve, por edhe shqetësime të tjera. Të dhënat tregojnë se përqindja e përdoruesve që vetëm lexojnë informacionet, por nuk bëjnë komente dhe as komunikojnë me publikuesin e tyre është rritur nga 39% deri në 46%. Njerëzit pë përtojnë të reagojnë ndaj aq shumë përdoruesve të rrjetit social.".

Sondazhi i kryer nga Kantar Group tregon gjithashtu se përdoruesit aktualë në metropole kanë një rënie të pëlqimit të rrjeteve sociale. Megjithatë, media sociale po "depërton" në qytete të mesme e të vogla, madje edhe në fshat. Kurse, për grupmoshën, ata që kanë lindur në vitet 90-të të shekullit të kaluar zënë mbi 1/3 dhe përqindja e përdoruesve mbi 50 -60 vjeç është rritur shpejt. Kështu popullariteti i rrjetit social shkakton jo vetëm shqetësime tek përdoruesit por edhe te familjarët e tyre.

Distanca më e largët në botë nuk është ajo midis peshkut dhe zogut, por është kur ulem pranë teje dhe përdor celular. Kjo është një shprehje me humor për të përshkruar ndjenjat e njerëzve në një dilemë sociale. Fatkeqësisht, kjo nuk është shaka, por është e vërtetë.

Festa e Pranverës(Viti i Ri Kinez) që sapo kaloi në shkurt është festa më e rëndësishme për popullin kinez. Bashkimi familjar ka rëndësi të jashtëzakonshme me këtë rast dhe me të gjithë të afërmit, sigurisht që kjo është edhe një festë për jetë sociale. Mirëpo, vitet e fundit, janë shtuar reagimet midis njerëzve të tipit "të lëmë celularët dhe të bisedojmë me të moshuarit" sepse me përhapjen e mediave sociale, jeta reale sociale po rrezikon të humbë magjinë e vet.

Në të kaluarën, vizitat nëpër shtëpitë e miqve ishin mënyra më e mirë për një jetë të shëndetëshme shoqërore. Ndërsa, tani në qytete të Kinës, jeta sociale njihet me emërtesën "jetë e lehtë sociale". Kjo prirje ka ardhur aq shpejt sa që sociologët ende nuk kanë gjetur një emërtesë për të. Mbase për njerëzit e sotëm vizitat dhe takimet duken si "detyrë e rëndë", prandaj, kontakti në rrjetet sociale që është më "i lehtë" është mirëpritur. Sipas z. Mo Xingbang, zv.drejtor i Shoqatës së Këshilluesve Psikologjikë të provincës Gansu të Kinës veriperëndimore, thelbi i jetës së lehtë sociale është "kontakti i cekët". "Në hapsirën kibernetike, njerëzit që kanë interesa të ngjanshme mund të bashkohen shumë shpejt. Ndërkohë, njohja pa u takuar favorizon edhe mbajtjen e distancës së përshtatshme se në internet njerëzit mund të fshehin enatyrën e vërtetë me anën e mjeteve elektronike. Ata që janë pas kësaj metode kontakti, do ta kenë të vështirë të komunikojnë me njerëzit në botën reale dhe do të kenë një aftësi të dobët komunikimi", tha z. Mo.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China