PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Prerja e flokëve dhe tradita e lashtë kineze
2015-03-09 16:02:42 CRI Komenti juaj Printoni

Jemi në muajin e parë të vitit Hënor, sipas kalendarit bujqësor kinez dhe do të flasim për traditat që i shoqërojnë kinezët gjatë këtyre ditëve, nëse ata janë të lidhur fort me to. Një ngjarje që ka lidhje me traditën e lashtë ka krijuar grindje në një familje kineze dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave. China.cnr.cn raportoi në website-n e saj javën e kaluar se një i ri i quajtur Jiang nga qyteti Changchun, i provincës Jilin u grind me dajën e tij pasi kishte prerë flokët në këtë periudhë të vitit.

 

Grindja ndodhi pasi kinezët kanë një traditë që njihet si "zhengyue titou sijiujiu", dhe përkthehet "Nëse pret flokët gjatë muajit të parë hënor, daja juaj do të vdesë." Bazuar në këtë supersticion të lashtë ka ende kinezë që besojnë se muaji i parë hënor nuk është koha e duhur për prerje flokësh.

Periudha e vitit të ri hënor është e mbushur me rregulla dhe kufizime tradicionale, që mund të cilësohet edhe si bestytni . Ndër to është dhe moslarja e trupit gjatë ditës së vitit të ri hënor, pasi kështu do të largohet fati i mirë. Një tjetër bestytni ka lidhje me mos hedhjen e mbeturinave atë ditë.

Edhe pse këto kufizime të lidhura me bestytnitë e ndryshme duken shumë të largëta me zhvillimin dhe modernizimin aktual të shoqërisë kineze, ka ende njerëz kryesisht të moshuar që i zbatojnë ato madje kërkojnë dhe nga më të rinjtë që të mos i harrojnë.

Një trashëgimi nga Dinastia Qing

Ka shumë bestytni për traditën e prerjes së flokëve, por më popullorja është ajo e quajtur "sijiu" (死 舅 – daja i vdekur) . Kjo lidhet me një ndodhi në kohën e sundimit të dinastisë kineze Qing (1644-1911) . Atëkohë sundimtarët Manchu në Kinë kërkonin që të gjithë meshkujt e rritur të rruanin pjesët anësore të kokës duke kënë në mes të saj flokë të mbledhura me një bisht të gjatë. Kjo tashmë është diçka e prapambetur, madje ka qenë dhe një shenjë revolte e popullsisë Han kundër sunduesve të tyre Manchu.

Por ngjashmëria në shqiptim e kësaj fjale me shqiptimin e "dajës së vdekur" krijoi bestytninë që nëse në muajin e parë hënor pret flokët do të ndjellësh vdekjen e një anëtari të afërt të familjes, që më pas u saktësua si vdekja e vëllait të nënës.

Zhao Shu, një shkrimtar dhe ekspert i zakoneve popullore kineze jep një shpjegim të ndryshëm. Në një intervistë dhënë Global Times ai ka thënë se janë faktorë të tjerë që lidhen me traditën e prerjes së flokëve.

Së pari, 15 ditët e para të muajit të parë të kalendarit hënor lidhen me Bainian (koha e vizitave te të afërmit dhe miqtë). Fëmijët duhet të jenë të pastër dhe të rregullt kur takohen me të afërmit e tyre të moshuar,ndaj ata zakonisht prisnin edhe flokët para ardhjes së vitit të ri hënor.

Së dyti, sipas Zhu ka arsye shëndetësore. Muaji i parë i Vitit të Ri hënor zakonisht përkon me një stinë të ftohtë të vitit , ndaj në shumë vende fëmijëve nuk u priten flokët për të shmangur ndonjë ftohje të mundshme të tyre. Por studjuesi Zhu shkon më tej për të shpjeguar thënien se nëse priten flokët në periudhë të gabuar, daja vdes. Ai mendon se ka patur dhe shkaqe politike që e kanë nxitur këtë bestytni.

Gjatë dinastisë Qing, Perandori shpesh martohej me princesha nga familjet e prijësve mongolë apo kancelarët e rangut të lartë. Çdo fëmijë që lindte nga ky bashkim e kishte perandorin si dajë, ndaj përmendet vëllai i nënës dhe jo i babait në bestytni.

Sipas njerëzve të ndryshëm këto tradita janë të vjetëruara dhe paragjykuesepor sipas mendimit t; studjuesit Zhu çdo traditë ka origjinën e vet sociale dhe historike.

I njohur me emërtesën "taitou" prerja e flokëve në ditën e dytë të muajit të dytë të kalendarit hënor konsiderohet si një ditë e mbarë për një prerje të re flokësh.

Origjina e kësaj dite është e lidhur ngushtë me astrologjinë tradicionale kineze dhe 28 yjet në qiell. Shtatë nga këto yje takohen së bashku për të krijuar atë që njihet si dragoi i qiellit. Një herë në vit, zakonisht kur afrohet pranvera dhe moti nis të ngrohet yjet në formë dragoi mund të shihen lart në qiell. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme sipas besimit tradicional kinez ka ndodhur në ditën e dytë të muajit të dytë hënor ,ndaj u bë e njohur si "taitou" ose prerja e flokut.

Shumë nga bestytnitë e kësaj natyre lidhen me fëmijët, kurse për të rriturit ato janë më të pakta.

Sipas zodiakut kinez të përbërë nga 12 shenja që u korrespondojnë kafshëve të ndryshme dhe ndryshojnë çdo 12 vjet në cikle të ndryshme, mosha 24 dhe 36 vjeçare është shumë e rëndësishme. Lidhur me këtë po ti referohemi Operas së Pekinit, nëse një personazh mashkull është nën moshën 36 vjeç ai shpesh quhet Xiao Sheng, pasi kështu quhen të rinjtë në moshë dhe të bukur në pamjen fizike të tyre,ndërsa është mbi 36 vjeç quhet Lao Sheng, që u referohet burrave të moshuar që zakonisht në këto role mbajnë një mjekër të rremë për të treguar moshën e kaluar.

Në traditën e vitit të ri hënor 5 ditët e para të pushimeve zakonisht janë më të rëndësishmet kur anëtarët e familjes festojnë sëbashku, duhe uruar mbarësi. Ndërsa pas ditës së pestë kthehet rutina normale e jetës dhe me hapjen e dyqaneve dhe veprimtarive të ndryshme, rinis jeta e përditëshme. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China