PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një kinez i veçantë
2015-02-16 11:12:08 CRI Komenti juaj Printoni

Ai quhet Li Yizu, por nuk është një kinez tipik, pavarësisht emrit të tij. Zakonisht të huajt që punojnë në Kinë pagëzohen edhe me emra kinezë, por nuk është rasti i Liut. Ai është një burrë i gjatë me sy të kaltër dhe kur ishte i ri flokët e tij, sot të thinjur ishin biondë. Nëse e sheh në rrugë mendon se është një nga të huajt e shumtë që punojnë e jetojnë në Kinë, por Liu është vendës, me shtetësi dhe kombësi kineze.

Biografia e Liut

Në vitin 1938, një vit pas invazionit në shkallë të gjerë japonez në Kinë, një grua e bardhë me kombësi të panjohur lindi një djalë në spitalin katolik të Tianjinit. Pak pas lindjes nëna e re braktisi foshnjen e porsalindur, pa lënë asnjë dokument për të. Djali i bardhë me sy të kaltër u birësua nga një grua nga provinca Shandong e cila e rriti atë me sakrifica në vitet e vështira të luftës, por i kushtoi përkujdesje dhe dashuri prej nëne. Në vitet 50-të kjo grua kineze e regjistroi djalin e saj Liu në një kolegj të Pekinit. Për një periudhë 50 vjeçare Liu ka punuar si gjeolog në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgurit në veriperëndim të Kinës dhe ka patur rast të shëtisë gjithë zonën malore në kërkim të mineraleve.

Aktualisht Liu jeton me bashkëshorten në Urumqi. Pas daljes në pension, Li shërbeu si vullnetar pranë Komitetit të punës së brezit të ardhshëm, duke dhënë leksione shkence në shkollat e nivelit të ulët dhe të mesëm të Xinjiangut.

Liu tregon se njerëzit që e shohin për herë të parë mendojnë se ai është taxhik ose "Laowai", por ai e konsideron veten kinez me origjinë të huaj. Liu kujton me nostalgji nënën kineze që e rriti dhe shprehet se kurrë nuk e konsideruar veten një të huaj në Kinë.

Kujtimet e Liut

Ai ruan me shumë kujdes fotografinë e nënës së tij kineze të 50 viteve më parë, me veshje tradicionale kineze, duke e mbajtur djalin e saj të vogël bjond në krahë në oborrin e shtëpisë në Pekin. Prindërit birësues të Liut ishin të besimit të krishterë dhe e pagëzuan atë në Kishën Asbury të Pekinit. Babai birësues i Liut atëkohë ishte menaxher i përgjithshëm i zyrës në Kinë të Columbia Pictures. Pas sulmit japonez në Pearl Harbor filmat amerikanë nuk importoheshin më në Kinë. Lidhur me nënën e tij birësuese Li tregon se ishte një grua e thjeshtë me pak arsimim. Ai i është shumë mirënjohës pasi ajo e ka edukuar të rritet i fortë, sipas parimit "më mirë të vdesësh në këmbë, se sa të jetosh i gjunjëzuar".

I ati i Liut vdiq në moshë të re dhe nëna e rriti vetë djalin e birësuar bjond përmes vështirësive të kohës së luftës. Nënë e bir u kthyen në Pekin pas mbarimit të luftës, kohë kur Li u regjistrua në Universitetin e Gjeoshkencës në vitin 1957 dhe pas diplomimit nisi punën si inxhinier në Xinjiang. Liu kujton me mall se si nëna kineze kur e nisi për atë udhëtim të gjatë i dha deri tek treni mjaft këshilla të vlefshme për jetën si një i rritur.

Kinez apo i huaj ?

Ndonëse ka lindur dhe ka jetuar gjithë jetën në Kinë Li shpesh shihet si i huaj. Taksistët mbeten të befasuar kur ai nis e flet rrjedhshëm gjuhën kineze, pasi mendojnë se mund të jetë një i huaj që jeton në Kinë. Li kujton se disa e kanë konsideruar si të huaj, por disa të tjerë miq të afërt të tij e konsiderojnë kinez. Li ka mësuar anglisht sa për të komunikuar dhe asnjëherë nuk ka vizituar ndonjë shtet të huaj, jo se nuk ka patur mundësi.

Për Global Times ai tregon se një i afërm i tij jeton prej vitesh në SHBA dhe shpesh i ka ofruar ndihmë që të gjejë prindërit e tij biologjikë por Liu me mirësjellje nuk ka pranuar. Ai mendon se tashmë nuk ka kuptim të kërkojë origjinën e vërtetë të tij dhe është mjaft i kënaqur me jetën në rajonin autonom të Xinjiang Ujgurit.

Ai ka ardhur që i ri për të punuar vullnetarisht në këtë rajon, duke iu përgjigjur thirrjes së atdheut të tij, Kinës.

Pjesën më të madhe të jetës ai e kaloi duke punuar si gjeolog në malet e Xinjiangut, mes vështirësive që ka ky profesion në terrene të thyera malore. Pas njohjes së bashkëshortes në vitin 1965 çifti i ri nisi jetën familjare dhe ata kanë një vajzë e një djalë.

Tani pas pensionimit Liu vullnetarisht jep leksione të lëndëve shkencore të cilat i kanë ndjekur mbi 300 mijë të rinj nga Xinjiangu. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China