PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si garantohet ushqimi i 1.4 miliard banorëve?
2015-01-26 11:03:10 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin që sapo kaloi, vëllimi i drithërave të prodhuara në Kinë kaloi 607 milionë tonë, 0.9% më shumë se një vit më parë, duke shënuar edhe një rritje për 11 vjet rradhazi. Megjithatë, shifrat statistikore doganore tregojnë njëkohësisht se importimi i drithërave është rritur edhe 1/3 vjet.

Gjatë viteve të kaluara, Kina realizoi një arritje madhështore, duke zënë 10% të tokës së punueshme të botës, ka realizuar veshmbathjen e 22% të popullësisë së përgjithshme botërore. Por me kalimin e kohës shfaqen sfida të reja .

Së pari është keqësimi i mjedisit natyror për prodhimin e drithërave.

Studimet shkencore vërtetojnë se ngritja e temperaturës globale, do të ulë prodhimin e drithërave. Sipas studimeve, ngritja e temperaturës do të favorizojë përhapjen e insekteve të dëmshme, do të shtojë mungesën e ujit në sektorin bujqësor në veri të Kinës, duke sjellë pasoja të rënda.Thuhet se ngritja me 1℃ e temperaturës do të pakësojë 10% prodhimin e orizit.

Parashikohet që ngritja e temperaturës dhe faktorë të tjerë negativë të ndikojnë që në vitin 2050, niveli i prodhimit të përgjithshëm i drithërave në Kinë të ulet mbi 14% në krahasim me vitin 2005.

Së dyti, rritja e kërkesës së brendshme të Kinës. Në të kaluarën, eksportimi i drithërave të Kinës ishte më i lartë se importimi i tyre. Mirëpo, që nga viti 2008, vëllimi i drithërave të importuara tejkaloi atë të eksportuara krahas rritjes së kërkesës së brendshme.

Përveç këtyre, raportohet se popullsia e Kinës do të arrijë në 1.4 miliard në vitin 2020. Por sipas zëdhënësit të Ministrisë së Bujqësisë të Kinës, Bi Meijia, vëllimi vjetor i drithërave që tregtohen në botë luhatet mes 250 miliardë kg dhe 300 miliardë kg, shifër kjo më e ulët se gjysma e sasisë së konsumimit në Kinë.

Këto të dhëna paralajmërojnë se zgjidhja e ushqimit të aq shumë njerëzve do të ndikojë jo vetëm në zhvillimin e Kinës, por edhe në furnizimin e sigurtë të drithrave në tregun ndërkombëtar.

Qeveria kineze ka deklaruar me vendomëri se zgjidhja e ushqimit të popullit kinez duhet të mbështetet kryesisht në forcat brendshme, ndaj po merren masa për të përballuar sfidat aktuale.

Lidhur me rritjen e 11-të të prodhimit të drithërave, shefi i Departamentit të Sondazhit Ekonomiko-Shoqëror në zonat rurale pranë Drejtorisë Kombëtare të Statistikave të Kinës, Song Yuezheng tha se megjithëse vjet krahinat veriore të vendit vuajtën nga thatësira, shfrytëzimi i teknikave të reja luajti një rol të rëndësishëm në garantimin e korrjeve të drithrave. Saktësisht ky rezultat u arrit në bazë të dy përpjekjeve, të cilat përkatësisht janë teknikat që ndihmojnë në ngritjen e aftësisë prodhuese të drithërave dhe zgjerimi i sipërfaqes së mbjellë me drithëra.

Por, duhet theksuar se gjatë këtyre vjetëve, kur prodhoheshin gjithnjë e më shumë drithëra, toka dhe burimet natyrore si ujrat nëntokësorë etj., janë përballur me shumë vështirësi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në bazë të standardeve botërore të klasifikimit, mbi 70% e tokës së punueshme në Kinës qëndron nën nivelin e mesëm. Ndërkohë, Kina konsumon gati 1/3 e vëllimit të përgjithshëm të plehrave kimike, por prodhon vetëm 1/5 e sasisë së përgjithëshme botërore të drithërave. Mbi 40% e tokës së punueshme paraqet shenja të uljes së aftësisë prodhuese dhe një pjesë e saj është e ndotur.

Lidhur me masat përballuese,drejtori i Departamentit të Kontrollit të Mbjelljeve të Ministrisë së Bujqësisë Zeng Yande tha :

"Ne po punojmë në katër aspekte për ngritjen e cilësisë së tokës së punueshme,ndër të cilat përmirësimi i strukturës përbërëse të tokës nga gërryerjet, ngritja e përqindjes së elementeve të dobishme në tokat e varfra , mbrojtja e aftësisë prodhuese të tokës së begatë dhe sistemimi i tokës së ndotur. Po të ngrihet 0.5% e nivelit të cilësisë së tokës, vëllimi i prodhimit mund të rritet 100 miliardë kg, duke mbështetur fort sigurinë e furnizimit me drithëra.".

Sipas tij, Kina do ti kushtojë më shumë rëndësi nxitjes së shfrytëzimit të plehrave organike, duke synuar realizimin e ngritjes deri në 60% të elementeve organike në përbërjen e plehrave kimike që përdoren në mbjelljen e drithërave.

Ndërkohë, për garantimin e sigurisë së drithrave në fillim të këtij viti qeveria kineze ka vendosur pataten si ndjë ndër ushqimet parësore. Kjo politikë ka për qëllim përhapjen e përdorimit të më shumë patateve ndër produktet ushqimore që përshtaten me mënyrën e të ushqyerit të popullit kinez,që ndryshon nga ajo e vendeve të tjera. Patatja , në konceptin kinez përbën një ushqim suplimentar, por jo kryesor.


[foto nga Jia Jinglong/www.foodcaas.ac.cn]

Por, krahas procesit të integrimit me botën e jashtme, njerëzit po provojnë të hanë më shumë patate. Sipas z. Pan Wenbo, zv.drejtori i Departamentit të Kontrollit të Mbjelljes pranë Ministrisë së Bujqësisë të Kinës, për një kohë të gjatë, kërkesa e tregut për drithëra do të vijojë të shtohet. Mirëpo, gruri, orizi dhe misri kanë shance të paktapër rritje të vazhdueshme pa kosto tepër të larta.

Kurse nga ana tjetër, patatet paraqiten më mirë se drithërat e sipërpërmendura në përballimin e temperaturave të ulta apo thatësirës. Në qoftë se arat e orizit e papunuara gjatë dimrit në jug të vendit do të përdoren për mbjelljen e patateve, siguria ushqimore e Kinës për 1.4 miliard banorë mund të garantohet me lehtësi më të madhe.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China