PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Edi Rama dhe Kina
2014-12-29 09:32:32 CRI Komenti juaj Printoni

Viti 2014 është në ditët e fundit të tij dhe bilanci për atë çfarë është arritur gjatë tij është i pashgmangshëm si për politikën, ekonominë, shoqërinë në tërësi por edhe individët në veçanti. Gjatë këtij viti kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka patur një axhendë të pasur, ku spikat lidhja e tij me Kinën. Kjo lidhje nuk mbetet vetëm në aspektin zyrtar dhe protokollar të vizitave si kreu i ekzekutivit por ka dhe një vemendje të spikatur të zotit Rama ndaj Kinës, që shpesh përcjell dhe qëndrimin e tij dashamirës ndaj këtij vendi të madh mik të Shqipërisë.

Nëse do të shohim kronologjikisht kontaktet e kryeministrit Rama me Kinën, liderët e saj, ekonominë apo kulturën kineze do të zbulojmë një marrëdhënie intensive, hera herës në linjën largpamëse të drejtuesit të ekzekutivit në Shqipëri.

Rama takon artistët kinezë në Tiranë

Kryeministri Rama e nisi lidhjen shumëplanëshe me Kinën ,pas marrjes së këtij posti që në dhjetorin e vitit 2013, kur pas koncertit të Ansamblit kinez të artistëve me aftësi të kufizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë "theu" protokollin dhe u ngjit në skenë për të përshëndetur këta artistë të veçantë. Ishte emocionuese për të rinjtë dhe të rejat me aftësi të kufizuara nga Kina jo vetëm pjesëmarrja në koncert e një kryeministri, por dhe përshëndetja e tij me ta. Ata po zhvillonin një turne në vende ballkanike, por vetëm në Tiranë patën një pritje të nivelit të lartë, madje dhe përshëndetje me kryeministrin.

Rama në premierën e "Zheng He-Lundrimi i jashtëzakonshëm"

Nis viti 2014 dhe përsëri një ngjarje kulturore në pranverë e takon kreu e ekzekutivit shqiptar Rama me Kinën. Një ngjarje kulturore, që në shikim të parë duket e thjeshtë, mbrëmjen e 8 majit në ambjentet e kinema Millenium në Tiranë mbledh në një takim të përzemërt zotin Rama të shoqëruar nga bashkëshortja Linda me delegacionin e Radios së Jashtme të Kinës, të kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i saj Wang Geng Nian, në praninë e ambasadorit të Kinës në Tiranë Ye Hao si dhe të drejtores së CRI shqip Qu Ning. Shfaqej për herë të parë në Tiranë premiera e filmit të animuar "Zheng He-Lundrimi i jashtëzakonshëm".

Kreu i qeverisë Rama pasi u takua përzemërsisht me miqtë nga Kina ndoqi me interes filmin në 3D të realizuar në gjuhën shqipe nga CRI, seksioni i shqipes, pas përkthimit, redaktimit dhe dublimit nga stafi kinezo-shqiptar i CRI shqip. Gjatë ditëve të qëndrimit në Tiranë të delegacionit të medias kineze, ai u prit në Këshillin e Ministrave nga kryeministri Rama, në prani të ambasadorit të Kinës Ye Hao.

Rama në Forumin e Davosit në Tianjin

Kalon vera e nxehtë dhe në 10 shtator kreu i qeverisë shqiptare mbërrin në Pekin si pjesmarrës në Forumin Veror të Davosit, që u zhvillua në Tianjin të Kinës veriore.

Me këtë rast Rama takohet me homologun kinez Li Keqiang, i cili u shpreh se Kina i kushton vemendje të madhe miqësisë tradicionale me Shqipërinë. Li vuri në dukje se me rastin e 65 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, pala kineze dëshiron të bashkëpunojë me Shqipërinë për forcimin e shkëmbimeve të nivelit të lartë dhe nxitjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjelltë.

Kreu i qeverisë Li theksoi se Kina dhe Shqipëria kanë perspektiva të gjera bashkëpunimi në energjitikë, industrinë minerare, bujqësi, infrastrukturë etj. Ai shprehu gatishmërinë e qeverisë kineze për të importuar më shumë produkte cilësore bujqësore dhe minerare nga Shqipëria si dhe përkrahjen e kompanive kineze në ndërtimin e infrastrukturës, veçanërisht në ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë.

Nga ana e tij kryeministri Rama u shpreh se marrëdhëniet dypalëshe kanë shënuar një zhvillim pozitiv dhe projektet e bashkëpunimit janë realizuar në mënyrë të qëndrueshme. Ai u bëri thirrje kompanive kineze të investojnë në Shqipëri dhe shtoi se atyre do tu ofrohen lehtësira. Rama kërkoi forcimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Rama intervistë ekskluzive për CRI shqip

Gjatë qëndrimit të kryeministrit Rama në Tianjin gazetarja e CRI shqip Zhang Yuan, realizoi një intervistë ekskluzive me të më 11 shtator. Në një bisedë krejtësisht spontane kreu i qeverisë shqiptare theksoi se aktualisht është hapur një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe, në një epokë krejt të re strategjish zhvillimi dhe qasje tërësisht të reja në raport me të ardhmen dhe me njëri tjetrin. Dhe natyrshëm Shqipëria nuk është ajo që ishte dikur për Kinën, dhe pesha e Shqipërisë në raportet e Kinës me botën është shumë më relative, por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që ne të mos i bëjmë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të tërheqë vëmendjen e opinionit publik në Kinë dhe të tërheqë vëmendjen e njerëzve që në radhë të parë janë të dhënë pas udhëtimeve, destinacioneve të reja, për ta bërë Shqipërinë një destinacion të ri turistik edhe për kinezët. Këto ishin disa nga vlerësimet e kryeministrit Rama në intervistën ekskluzive për CRI shqip, ku spikat një strategji e re e zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën.

Rama në Universitetin e Tianjinit

Vizita në Tianjin e zotit Rama pati dhe një ndalesë të tij në 12 shtator Universitetin e këtij qyteti të Kinës Veriore, ku mbajti një fjalë për marrëdhëniet dypalëshe, por dhe iu përgjigj interesimit të studentëve kinezë. Ai madje e befasoi auditorin që e ndiqte kur u tha se Universiteti i tyre nuk ishte i panjohur për të. Pasi kryeministri shqiptar nënvizoi në fjalën e tij se një ish basketbollisti si ai nuk mund ti shpëtonte lajmi se Universiteti i Tianjinit është fitues i 9 kampionateve kombëtare universitare.

Ndërsa duke folur për Shqipërinë kryeministri i saj Rama u tha të pranishmëve se pavarësisht sipërfaqes dhe popullsisë së saj, Shqipëria përbën një përjashtim për Kinën, pasi njohja e saj është krejtësisht në shpërpjesëtim me madhësinë e territorit. Këtë njohje të Shqipërisë në Kinë zoti Rama ia dedikoi seriozitetit me të cilin autoritetet kineze e kanë trajtuar bashkëpunimin me jashtë, por i ka gjithashtu rrënjët edhe në një histori të përbashkët domethënëse.

Madje për këtë zoti Rama iu referua një fjalës së urtë kineze thotë: "Shiko të shkuarën dhe do të njohësh të ardhmen".

Rama theksoi para studentëve të Universitetit të Tianjinit se "Në një vend që arrin të ushqejë 1.4 miliardë njerëz, teksa ka vetëm 10 % të tokës së punueshme të botës, por, nga ana tjetër, siguron mbajtjen e 20 % të popullsisë botërore, është e qartë se shumë e dinë se çfarë do të thotë t'i bësh gjërat."

Kjo është një arsye shtesë pse ne duam të kemi më shumë marrëdhënie bashkëpunimi me Kinën dhe i nxitim investimet kineze në fusha të ndryshme, si bujqësia, turizmi, energjetika, infrastruktura etj. Ai përmendi me këtë rast se që nga fundi i viteve '80, Shqipëria dhe Kina kanë përjetuar një prirje në rritje të shkëmbimeve, veçanërisht në sektorin privat. Ka mbi 30 lloje të ndryshme marrëveshjesh në zbatim midis dy vendeve. Në planin ballkanik të marrëdhënieve me Kinën, kryeministri Rama tha se "ky është një çast i ri në historinë e Ballkanit dhe mund të përbëjë një nxitje për t'i kthyer marrëdhëniet shqiptare kineze në një trampolinë për Kinën në rajon dhe në Bashkimin Europian, në mënyrë të veçantë derisa Shqipëria të anëtarësohet në BE."

Duke referuar para një auditori pedagogësh dhe studentësh Rama nuk kishte si të mos ndalej te veprimtaria e Institutit Konfuci. Ai ndër të tjera tha se kur Instituti Konfuci hapi dyert e tij në Universitetin e Tiranës nëntorin e kaluar ai kishte shprehur idenë për të kthyer Instituin Konfuci në Tiranë në një qendër rajonale të mësimit të gjuhës kineze dhe kulturës së lashtë të tij.

Duke theksuar se në fund të vitit 2013, 222 studentë shqiptarë siguruan një bursë nga qeveria kineze kryeministri Rama tha se ka më shumë mundësi bashkëpunimi.

Rama takon Li Keqiang në Beograd

Axhenda e kreut të qeverisë shqiptare me Kinën shënoi kulmin e saj në Samitin e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore që u zhvillua në mes të dhjetorit në Beograd.

Në ditën e parë të Samitit ku u diskutua për bashkëpunimin ekonomik me Kinën, zyrtarët kinezë premtuan 10 miliardë dollarë investime, kryesisht në energji, hekurudhë, transport dhe fusha të tjera strategjike. Sipas medias shqiptare, kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi se shpreson që kontaktet me Kinën të kthehen në një fuqi për bashkëpunim rajonal dhe zhvillimin ekonomik. Ai shtoi se rajoni është i lodhur nga reformat e gjata dhe u bëri thirrje homologëve të shpejtojnë në këtë bashkëpunim.

Kryeministri Edi Rama komentoi në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter se me homologun kinez pati "mirëkuptim të plotë për nevojën që Kina të rrisë mbështetjen financiare ndaj Shqipërise dhe rajonit." Shqipëria nënshkroi një memorandum me Kinën në kuadër të Samitit të Beogradit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit duke synuar një epokë të re bashkëpunimi midis dy vendeve që rigjejnë lidhjet e vjetra. Nënshkrimi i memorandumit midis qeverisë shqiptare dhe bankës kineze Exim, për dhënien me koncesion të ndërtimit të Rrugës së Arbit, ka gjetur jehonë pozitive në shtypin shqiptar dhe midis studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Beograd, kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për Top Channel e ka vlerësuar samitin midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore si mjaft të rëndësishëm për rajonin.

"Samiti është me një rëndësi për të gjithë vendet e rajonit sepse bëhet fjalë për një nismë konkrete dhe për projekte konkrete. Besoj dhe shpresoj që të finalizojmë një përpjekje 1vjeçare, që na ka çuar në një formulë të re inovative për financimin e Rrugës së Arbërit." Rama e vuri theksin dhe në një sërë marrëveshjesh të tjera me palën kineze në marrëdhëniet dypalëshe për infrastrukturën, zonat industriale dhe për mbështetjen e rilindjes së bujqësisë përmes një financimi të ndjeshëm në rehabilitimin e gjithë sistemin e ujitjes dhe kullimit".

Rama takon specialistët kinezë në Bulqizë

Përpara përfundimit të vitit 2014 përgjatë turit të vizitave në veri të vendit, më 22 dhjetor kryeministri Edi Rama u ndal në Bulqizë, ku u njoh me investimin që po kryhet në minierën e kromit, e marrë me konçesion nga kompania "Albcrom".

Mediat shqiptare fokusuan pritjen që ju bë kreut të qeverisë Rama nga minatorët kinezë që punojnë për një firmë nënkontraktore për zgjerimin e thellësisë së minierës, si dhe hapjen e traverbankut të Klosit. Rama u takua me ta përzemërsisht dhe ndau disa mendime me specialistët kinezë që punojnë në minierën e kromit në Bulqizë.

Siç shihet nga ky kalendar i pasur i takimeve të kreut të qeverisë shqiptare me homologun kinez Li Keqiang, zyrtarë të lartë kinezë pjesë e delegacionit qeveritar në Beograd, apo bisedat në Forumin e Davosit me ta janë hapa të rëndësishëm në marrëdhëniet Kinë-Shqipëri. Por në këtë kronologji takimesh dhe ngjarjesh nuk mungon vemendja e kryeministrit shqiptar ndaj Institutit Konfuci dhe misionit të tij për promovimin e gjuhës dhe kulturës kineze, ndaj artistëve kinezë që performojnë në Shqipëri por dhe takimet me drejtues dhe gazetarë të CRI dhe seksionit të gjuhës shqipe。Viti 2014 shënoi mjaft takime, marrëveshje në vazhdën e bashkëpunimit midis Kinës dhe Shqipërisë, por spikat prania dhe lidhja e veçantë me Kinën e kryeministrit Edi Rama. Ndaj shpresojmë që viti 2015 të çelë frutet e këtij bashkëpunimi në interes të të dy vendeve dhe popujve. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China