PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çaste jete në Kinë
2014-12-22 16:03:34 CRI Komenti juaj Printoni

Krishtlindje në Pekin

Një atmosferë festive përshkoi këto ditë ambjentet e Hotelit Hilton në Pekin ku për të 20-in vit rradhazi u organizua Ceremonia e Krishtlindjeve. Pjesmarrës në ceremoni ishin nxënës dhe stafi pedagogjik i shkollës Yew Chung International të Pekinit si dhe të Morning Tears, të cilët me këtë rast organizuan një treg bamirësie, ku kontribuan me fonde për shtresat në nevojë.

Menaxheri i përgjithshëm i hotelit Hilton në Pekin Stefan Schmid, ku u organizua veprimtaria festive dhe tregu për bamirësi theksoi se "Krishtlindja nuk është një festë ku vetëm merren dhurata, por edhe jepen dhurata. Këtë vit kemi mbledhur një fond prej 120 mijë RMB për të cilin falenderojmë partnerët tanë të biznesit si dhe komunitetin. Këto fonde sivjet do tu akordohen fëmijëve që vuajnë nga trauma emocionale, apo fëmijëve që jetojnë me njerin nga prindërit dhe kanë të drejtë si gjithë të tjerët të rriten me dinjitet dhe të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ofron jeta. Në festën e Krishtlindjeve organizuar nga shkolla ndërkombëtare e Pekinit në Hilton nxënësit pjesmarrës kënduan, vallëzuan duke krijuar një atmosferë mjaft festive.

Resorti Disney në Shangai

Resorti Disney në Shangai do të jetë i pari në botë i frymëzuar nga animacioni amerikan Toy Story. Ai do të jetë i pajisur edhe me një hotel me 800 dhoma. Ndërsa një tjetër hotel me 420 dhoma i quajtur Disneyland Hotel në Shangai frymëzohet nga Art Nouveau por edhe nga imagjinata e filmave të animuar të Disney-t.

Ky resort përveç hoteleve do të përfshijë dhe hapësirën e quajtur Qyteti Dizney ose Disneytown me një sipërfaqe prej 46 mijë km katrorë ku do të ketë qendra tregtare, ristorante, bare dhe qendra argëtimi.

Nuk do të mungojë hapësira pikante " The Spice Alley" ku vizitorët do të gjejnë restorante me kuzhinë aziatike,ndërsa teatri me emrin "The Walt Disney Grand Theater" në premierë do të shfaqë për publikun premierën e filmit të animuar "Mbreti luan" në gjuhën kineze.

"Resorti Disney i Shangait do të ofrojë të njejtën energji si ajo e përhapur nga familja e spektakleve dhe argëtimit Walt Disney para 60 vjetësh" ka bërë të ditur për mediat Philippe Gas, menaxher i resortit Disney të Shangait.

Ky është resorti I gjashtë në botë i bazuar në karakteristikat e Disneyt. Ndërtimi i tij nisi në vitin 2011 në Distriktin e ri Pudong të Shangait dhe pritet të përurohet në fund të vitit 2015. Parku Disney me një sipërfaqe prej 3.9 km katrorë, sa 56 fusha futbolli do të jetë i pari park Disney në pjesën kontinentale të Kinës. Përveç elementeve të Disneyt tashmë të njohura dhe të përhapura në mbarë botën resorti i Shangait do të ketë edhe karakteristika kineze si "Kopështi i 12 miqve", bazuar në 12 kafshët e horoskopit kinez.

Binjakët e famshëm të Universitetit të Pekinit

Binjakët kinezë Yuan Ziwen dhe Yuan Zihao janë bërë të famshëm në rrjetet sociale të vendit, veçanërisht në Sina Weibo. Ndonëse gjatë shkollës së mesme nuk dalloheshin për rezultate të mira në mësime, binjakët tashmë janë ndër studentët më t mire të Universitetit të Pekinit, që është ndër shkollat e larta më prestigjioze të Kinës Përveç kësaj binjakët Yuan dallohen dhe për bukurinë fizike dhe paraqitjen e jashtme, gjë që I ka cilësuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale si " binjakët më të pashëm në historinë e Universitetit të Pekinit."

21 vjeçarët vëllezër binjakë kanë lindur në provincën Hebei dhe studjojnë me bursën e akorduar nga shteti për rezultatet e mira në studim.Njëri prej tyre, Yuan Ziwen përveç studimeve ka talent si shkrimtar i ri dhe sapo ka prezantuar një linjë të re prodhimesh kozmetike. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China