PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forcohen lidhjet Kinë-EQL
2014-12-15 18:22:37 CRI Komenti juaj Printoni

Në nëntorin e vitit të kaluar, kryeministri kinez u takua me homologët e Europës Qendrore e Lindore në Bukuresht. Pas takimit, u publikua plani i përgjithshëm i nxitjes së zhvillimit të marrëdhënieve midis dy palëve, masat e të cilit përfshijnë dhënien e kredive bankare prej 10 miliardë dollarësh amerikanë, forcimin e bashkëpunimit të organeve financiare etj. Gjatë zbatimit njëvjeçar të dokumentit, shkëmbimet dypalëshe janë zgjeruar në fushën politiko-kulturore, turistike, arsimore, bujqësore, të investimeve, të ndërtimit infrastrukturor etj. Në prag të takimit të 3-të të kryeministrave, le të bëjmë një retrospektivë për përparimet e arritura pas publikimit të planit.

Ekonomia botërore dhe ajo e Europës Qendrore e Lindore u ndikua rëndë pas shpërthimit të krizës financiare në vitin 2008 e të krizës së borxheve dhe rimëkëmbja e ekonomisë u bë fokusi i liderëve të këtyre vendeve. Ndërkohë, Kina po zbaton masa të reja të reformës dhe të hapjes ndaj botës, duke fokusuar shpejtimin e mëtejshëm të industralizmit, të urbanizimit dhe të modernizimit. Gjatë këtij procesi, pritet që në 5 vjetët e ardhshëm, tregu kinez për importimin e mallrave të kalojë 10 trilionë dollarë amerikanë. Ndërsa, investimet kineze në botë do të arrijnë edhe deri në 500 miliardë dollarë amerikanë.

Nga ana tjetër, për 16 vende të Europës Qendrore e Lindore, Kina është partnerja më e madhe në import-eksport. Me një rritje vjetore mbi 27%, vëllimi i përgjithshëm tregtar midis dy palëve ëshë rritur nga 4.3 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2001 deri në 52 miliardë dollarë amerikanë vitin e kaluar. Megjithatë, në krahasim me shumën e shkëmbimeve tregtare midis Kinës dhe vendeve të tjera europiane(559 mld $), kjo shifër është ende e vogël. Lidhur me këtë, Kina propozoi nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik në mënyrë që vëllimi i saj tregtar me partnerë të Europës Qendrore e Lindore të dyfishohet e të ngrihet deri në 100 miliardë dollarë amerikanë brenda 5 vjetëve. Pra, zhvillimi i Kinës do të përmirësojë jo vetëm jetën e popullit, por do të sjellë shanse të mëdha për biznesin në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë pa tjetër edhe vendet e Europës Qendrore e Lindore.

Kjo dihet edhe nga liderët e të dy palëve.

Në takimin e zhvilluar shtatorin e sivjetshëm me kryeministrin rumun Victor Ponta, kryetari kinez i shtetit Xi Jinping u shpreh se Kina mirëpret vendet e ndryshme të botës të përfitojnë nga zhvillimi i saj për zhvillimin e përbashkët.

Për këtë, ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se "Meqë kemi dy këmbë, pse rrimë vetëm me një?" Ai propozoi që vendet rajonale të "rrinë me një këmbë" në BE, kurse tjetrën ta kenë në ekonomitë e reja, siç është Kina. Faktikisht, në bazë të Sistemit të Bashkëpunimit Kinë-EQL 16+1, kontaktet dypalëshe janë duke u shtuar pandërprerë në fusha të ndryshme.

Sivjet është Viti i Nxitjes së Investimeve dhe të Bashkëpunimit Ekonomiko-Tregtar midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore.

Në gushtin e sivjetshëm, zv.kryeministri kinez Zhang Gaoli mori pjesë në mbledhjen e dytë të liderëve lokalë Kinë-EQL që u organizua në Pragë, ku ishin të pranishëm mbi 1300 përfaqësues të qeverive të këtyre vendeve , të ndërmarrjeve kineze e të Europës Qendrore e Lindore. Në shtator kryeministrat e Shqipërisë, Rumanisë dhe Serbisë mbërritën në Pekin për të marrë pjesë në Forumin Veror të Davosit që u mbajt në Tianjin të Kinës Veriore.

Gjatë takimit me homologun shqiptar Edi Rama, kreu i qeverisë kineze Li Keqiang u shpreh se Kina i kushton vëmendje të madhe miqësisë tradicionale me Shqipërinë. Kina dhe Shqipëria kanë perspektiva të gjera bashkëpunimi në fushën e energjetikës, të industrisë minerare, bujqësisë, infrastrukturës etj. Kina është e gatshme të importojë më shumë produkte cilësore bujqësore dhe minerare nga Shqipëria dhe përkrah pjesëmarrjen e kompanive kineze në ndërtimin e infrastrukturës shqiptare, veçanërisht në ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë, për të arritur sukses në realizimin e projekteve të mëdha mes dy vendeve.

Ndërsa, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se qeveria shqiptare i mirëpret kompanitë kineze të investojnë në Shqipëri dhe do t'u ofrojë atyre lehtësi. Rama kërkoi gjithashtu edhe forcimin e këtij bashkëpunimi, në të mirë të nxitjes së paqes e zhvillimit të rajonit.

Projektet e mëdha në fushën e infrastrukturës janë një ndër kanalet e rëndësishme të zgjerimit të investimeve kineze në Europën Qendrore e Lindore. Vjet, Kina nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Budapest në bashkëpunim me qeverinë hungareze dhe serbe. Më vonë, Rumania nënshkroi një sërë dokumentesh me Kinën në fushën e shfrytëzimit të energjisë bërthamore. Ndërkohë, ndërmarrjet kineze po marrin pjesë edhe në shumë projekte në Hungari, Bullgari, Rumani etj.

Gjatë këtij viti, janë organizuar gati 10 forume të nivelit të lartë dhe janë krijuar dy sekretariate për bashkëpunim midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore. Por, përveç forcimit të bashkëpunimit ekonomik, po forcohen edhe lidhjet në arsim, bujqësi etj.

Më 22 shtator, përfaqësuesit e 12 universiteteve të Europës Qendrore e Lindore dhe të 16 universiteteve kineze nënshkruan "Deklaratën e Krijimit të Shoqatës Universitare Kinë-EQL", duke shpallur zgjerimin e shkëmbimeve dypalëshe arsimore. Në bazë të konsultimeve rutine, anëtarët e shoqatës do të ndajnë informacionet dhe burimet dhe do të nxisin njohjen reciproke të diplomave. Brenda kësaj kornize, unversitetet do të zhvillojnë edhe bashkëpunimin për dhënien e bursave, në studimet shkencore.

Nga 8 deri më 11 qershor, në qytetin Ningbo të Kinës Lindore u zhvillua Panairi i Mallrave të Europës Qendrore e Lindore, në të cilin u ekspozuan produktet e 16 vendeve.

Ndër produktet e shumta, mallrat shqiptare u lanë konsumatorëve kinezë një përshtypje të thellë, pasi ato ishin me cilësi të lartë dhe biologjike.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Kinë, Idriz Çelmeta, u shpreh se kjo është hera e parë që kompanitë shqiptare marrin pjesë në një panair ndërkombëtar në Kinë.

"Kemi parë që, si hera e parë, produktet shqiptare në Kinë janë të mirëpritura nga konsumatorët kinezë dhe ka pasur një interesim të vazhdueshëm qysh nga dita e parë deri më sot. Edhe disa sasi të vajit, mjaltit dhe të verërave janë blerë nga konsumatorët. Janë marrë edhe mostra për t'u paraqitur. Kemi interesim nga firma të ndryshme kineze, të cilat kanë ardhur dhe kanë shkëmbyer informacion, me qëllim që të lidhen në një kohë sa më të shpejtë," tha Çelmeta.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China