PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Imamet e Kinës
2014-12-08 14:26:03 CRI Komenti juaj Printoni

Në komunitetin mysliman të Kinës ka edhe femra imame, të cilat njihen me emrin "ahong". Misioni i tyre është të shërbejnë si udhëheqëse shpirtërore dhe të mësojnë fenë islame për femrat e tjera të këtij komuniteti. Gratë imame të Kinës kanë arritur në këtë pozicion përmes shumë sfidave, duke thyer shumë tabu dhe duke fituar besimin e grave besimtare të fesë islame. Pasi mësojnë doktrinën islame dhe pajisem me certifikatë, mbi 80 femrat imame të Ningxia-s janë pajisur dhe me licensë nga qeveria kineze. Ato udhëheqin gratë myslimane në lutjet në xhami, u mësojnë atyre vargjet e Kuranit dhe kulturën islame si dhe ofrojnë shërbime fetare. Gjithashtu imamet kineze shërbejnë si ndërmjetësuese në çeshtje të komunitetit që lidhen me gratë dhe vajzat.Gratë imame kanë ndikuar shumë në përmirësimin e barazisë gjinore dhe të rritjes së cilësisë së jetës fetare dhe shoqërore të femrave të komunitetit mysliman në Kinë.

Jin Meihua, ndër të parat imame të Kinës

Çdo mëngjes para se alarmi i orës të bjerë në 5.00, 50 vjeçarja Jin Meihua, një grua myslimane banore e Wuzhong, në Rajonin Autonom Ningxia Hui në veriperëndim të Kinës, çohet dhe shkon në dhomën e ndenjes. Ajo nis të lexojë vargje kuranore.Më pas përgatit mëngjesin për familjen e saj dhe niset për në xhami kur drejton studimin e Kuranit. Çdo mëngjes dhjetra gra të komunitetit presin Jin-in tu mësojë atyre fenë islame. Përveç kursit 2 orësh Jin i drejton këto gra edhe në këndimin në arabisht të vargjeve kuranore si dhe të përkthejnë shkrimet e shenjta. Kjo është përditshmëria e Jin prej 18 vjetësh, pasi ajo është një "ahong"-grua imame.

Të dhëna për gratë imame

Kohët e fundit në Ningxia numërohen mbi 80 imame të cilat janë pajisur me liçencë nga qeverisja vendore pas provimit zyrtar. Në këtë rajon të pavarur ndodhen mbi 3,760 xhami të regjistruara dhe 8 mijë imamë, njofton agjencia kineze e lajmeve Xinhua. Këto institucione fetare dhe predikuesit e fees islame u shërbejnë 2.32 milion banorëve myslimanë të Ningxia-s , që përbëjnë 1/3 e banorëve të Rajonit.

Vendlindja e imams Jin, Wuzhongu ka përqëndrimin më të madh të komunitetit mysliman të pakicës etnike Hui krahasuar me qytete të tjera të vendit dhe ata përbëjnë rreth 53 % të popullsisë së këtushme.

Sipas drejtorit të Zyrës së pakicave etnike dhe feve në Wuzhong, Ma Yuzhong, kontributi I femrave imame ndikon në stabilitetin dhe harmoninë komunitetin fetar të rajonit.

Thyerja e tabuve

Në disa komunitete myslimane, siç ndodh rëndom në shoqëritë tradicionale, ka paragjykime për rolin e femrës në shoqëri. Në Ningxia, shumica e vajzave martohen në moshë të re, duke iu mohuar shkollimi dhe punësimi. Këto mbyllje të mundësive shoqërore i drejton ato në jetën fetare, ndonëse ato nuk lejohen të luten në xhami bashkë me burrat. Gjendja e gruas myslimane e ka shqetësuar Jin Meihua ndaj ajo është përpjekur ta ndryshojë atë prej 30 vjetësh. Kur ishte 30 vjeç ajo vendosi të bëhej imame. Jeta e saj kishte kaluar përmes mungesave të shumta edhe për shkak të gjendjes ekonomike të familjes. Pas mbarimit të shkollës së mesme ajo nuk kishte mundur të ndiqte studimet e larta dhe ishte martuar në moshën 18 vjeçare. Kur ishte vetëm 30 vjeç Jin ishte nënë e 3 fëmijëve. Ashtu si gra të tjera myslimane edhe Jin nisi të mësonte vargjet kuranore, por nuk e kishte idenë për domethënien e tyre. Për të kuptuar Kuranin i duhej të mësonte arabishten, gjuhën e librit të shenjtë. Me ndihmën e një imami të moshuar ajo mori leje të mësonte në xhami, por rruga e saj për tu bërë imame nuk ishte e lehtë. Imami i moshuar vendosi ti mësonte Jinit arabishten dhe Kuranin, pavarësisht se shumë familjarë përfshirë bashkëshortin e saj nuk e përkrahën. Ajo këmbënguli dhe në vitin 1996 mori provimin e Kuranit të cilit iu nënshtruan dhe 400 burra. Kështu Jin u bë e para grua imame e cila tashmë prej 18 vjetësh meson femrat myslimane për tu bërë imame.

Historia e shkollave fetare për femra

Në mesin e shekullit 17-të shkollat fetare për femra të komunitetit mysliman ekzistonin në mbarë Kinën. Tradita e femrave imame daton gjatë dinastisë Qing (1644-1911). Këto praktika fetare u ndaluan me ligj gjatë revolucionit kulturor (1966-76), por u rikthyen në vitet 80-të bashkë me hapjen e Kinës ndaj botës dhe pikërisht në këtë periudhë nisi sërish eksperienca e femrave imame. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China