PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një hotel i pajisur me antikuare
2014-11-24 17:06:32 CRI Komenti juaj Printoni

Në periferinë e Pekinit, në zonën e quajtur Shunyi ndodhet një hotel tepër i veçantë, pasi shquhet për dizenjimin e brendshëm të tij me vepra antike, të cilat do ti kishin zili shumë muze. Ky hotel i tipit Boutique ka një klientelë tepër të zgjedhur, njerëz të dashuruar pas antikuareve.

Hoteli njihet me emrin "Lv Garden" dhe klientët e tij darkojnë apo drekojnë në tavolina me du të rrallë sandal, të zbukuruar me perla, por edhe flenë në shtretër të stilit antik, të punuar në drurë të rrallë. Në dhomat e këtij hoteli gjenden karrige prej fildishi dhe mbulesa prej mëndafshi origjinal, por edhe ndenjëse prej brirësh dreri, të cilat e kanë prejardhjen nga pajisjet e fisnikëve mançurë.

Mënyra më e mire për të vlerësuar objektet antike është prekja e tyre. E pikërisht në këtë hotel të Pekinit vizitori mund të soditë finesën e objekteve antike, të ruajtura mjaft mirë, që megjithë kalimin e shekujve shkëlqejnë me madhështinë e kohës kur janë krijuar.

Hoteli " Lv Garden" është një vend i mrekullueshëm për klientë që nuk e kanë problem çmimin. Klientët e tij sa herë që e vizitojnë hotelin kanë rastin të njohin nga afër historinë e lashtë të Kinës, lavdinë e saj, por dhe mjeshtërinë e artizanëve kinezë të punimit të drurit, që në këtë hotel i sheh në formën e karrigeve, tavolinave dhe pajisjeve të tjera.

"Thesaret" e hotelit

Hoteli i përbërë nga 38 dhoma ruan dhe koleksionin e librave të një autori të njohur kinez, dhe kjo godinë më parë shërbente si shtëpi e tij, të cilën ai e quan "galeri arti me dhoma". Në inventarin e hotelit gjenden rreth 100 relike që i përkasin dinastisë kineze Qing (1644-1911) disa prej tyre me dru "zitan",por edhe gurë të rrallë, vepra në kaligrafi dhe piktura të 400 vjetëve më parë.

Por krenaria e hotelit janë 500 objekte të rralla "huanghuali" (dru trëndafili i parfumosur) që i përkasin dinastisë Ming (1368-1644),të shpërndara në dhoma të ndryshme, në kthinat e të cilave ngjajnë me kopshtet klasike të aristokracisë së Qytetit të Ndaluar.

Klientët e hotelit që përdorin këto dhoma me siguri përjetojnë ndjesi të të shkuarës, ndërsa flenë në shtretër antikë.

Druri legjendar "huanghuali" i cili nga jashtë ka ngjyrë të artëndërsa në brendësi të tij është i murrmë, ishte mjaft i përdorur gjatë sundimit të dinastisë Tang (618-907 p.e.s) dhe është zbuluar në provincat kineze Hainan dhe Guangdong.

Pas periudhës së mesme të sundimit të dinastisë Ming ekonomia lulëzoi dhe pajisjet me drurë të rrallë e të shtrenjtë ishin pjesë e banesave të zyrtarëve të lartë perandorakë. Ndërsa në periudhën e mëvonshme të dinastisë së fundit të Kinës, Qing druri aromatik i trëndafilit kishte nisur të zhdukej.

Pikërisht kjo e rriti vlerën e këtij druri të rrallë si dhe të punimeve të realizuara me të.

Wang Shixiang, një njohës i artit kinez gjithmonë kishte ëndërruar të kishte një muze sipas stilit arkitekturor të dinastive Ming dhe Qing, ku të vendoste pajisjet e asaj kohe. Ai donte të krijonte një muze eksperimental ku vizitorët të shijonin etikën tradicionale kineze.

Hoteli "Lv Garden" ka pikërisht këtë qëllim, ku klientët e tij të jetojnë një kohë të shkuar, mes hijeshisë dhe artit të së bukurës.

Kopshtet në formë katrore të tipit verior perandorak, ndërsa dhomat e hotelit i kanë muret në ngjyrë të kuqe dhe mbahen në shtylla simetrike.

Këtu mund të shohësh 9 ura të vogla të cilat përshfaqin për vizitorët tablo të ndryshme me pamje mahnitëse.

Praktika e lashtë e ndarjes së zones së banuar midis pjesëtarëve të moshuar dhe të rinjve në një familje ka krijuar në këto ambjente privatësi.

Çdo dhomë e hotelit gëzon privatësi, pamja e së cilës bllokohet nga bambutë, në nivelet e ndryshme të shkallëve.

Salla e ndenjes dhe ato të mbledhjeve lidhen me korridorët në dhomat private. Secila prej zonave publike të hotelit ha një dritare të gjerë që lejon depërtimin e plotë të pamjes nga urat mbi uje dhe kopshtet.

"Lv Garden", pavarësisht veçantësisë së tij si çdo hotel u ofron klientëve komoditet modern si sallë fitnessi e pajisur tërësisht me mjete të teknologjisë së larte, apo salla konferencash, po ashtu të pajisura me teknologjinë e fundit.

Përsa i përket kuzhinës, hoteli ofron pjata të kuzhinave kineze, japoneze dhe perëndimore, sipas shijeve të klientëve. Një nga kuzhinat më të parapëlqyera të hotelit është kuzhina Yan, e quajtur kështu sipas emrit të pronarit dhe bazohet në gatimet kineze. Perimet, zarzavatet dhe vezët në kuzhinën e hotelit sillen nga ferma e pronarit të tij.

"Lv Garden" është një hotel i pajisur vetëm me suita, ku çmimi për një natë varion nga 4,000 -16,000 yuan ($654-2,614).Ky hotel menaxhohet nga kompania shtetërore Hotel-Kunlun e cila është në bashkëpronësi me grupin "Jinjiang International Hotels", me seli në Shangai. (Eda Merepeza, foto: China Daily)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China