PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Restaurimi i Gaotait
2014-11-10 16:01:19 CRI Komenti juaj Printoni

Zona Gaotai në qytetin Kashgar shtrihet në një pllajë dhe është mjaft e banuar. Në të ndodhen rreth 447 banesa me një vjetërsi 600 vjeçare, të cilat janë tepër të veçanta përsa i përket traditës së ndërtimit të tyre. Banorët e këtyre shtëpive duan ti rinovojnë ato, sepse disa janë gati të pabanueshme për shkak të vjetërsisë.

Strukturat e brishta të ndërtimit të këtyre shtëpive në qytetin e vjetër Kashgar kanë nevojë urgjente për riparim.

Autoritetet vendore kanë bërë përpjekje të mëdha për riparimin e disa prej shtëpive të dëmtuara gjatë tërmetit të vitit 2009. Bilanci irindërtimit apo riparimit të shtëpive përfshiu 28 distrikte me rreth 65 mijë banesa, që zinin një sipërfaqe prej 5.07 milion metra katrorë. Sipas autoriteteve vendore puna për rindërtimin e të gjitha banesave pritet të përfundojë në vitin 2017.

Megjithatë rinovimi i qendrës së qytetit të vjetër Gaotai ende nuk ka nisur. Autoritetet vendore kanë vendosur disa skelete për mbajtjen e shtëpive ekzistuese. Disa familje janë shpërngulur në vende të tjera për shkak të kushteve të rënduara të jetesës në banesat e vjetra dhe rrezikut të shembjes së tyre.

"Ne duhet të diskutojmë me kujdes rreth këtyre çeshtjeve. Ka disa skeptikë të cilët thonë se do të shkatërrojmë shtëpitë e vjetra dhe se puna e parashikuar nuk do të mund të realizohet sipas planit.," thotë He Tao, anëtar i Komitetit të PK, dega e Kashgarit, i cili është përgjegjës për ristrukturimin e qytetit të vjetër, në një intervistë për "Global Times."


Foto: Cui Meng/GT

Sfida të reja

Gjetja e rrugëve për mirëmbajtjen dhe restaurimin e ndërtesave të vjetra të qytetit Gaotai dhe banimi i tyre përbëjnë problem të mprehta për komunitetin dhe autoritetet vendore. Shtëpitë këtu janë të ndryshme dhe strukturat e brendshme të tyre dallojnë shumë nga njera-tjetra. "Çdo shtëpi ka formën e saj arkitekturore, të ndryshme nga banesat e tjera, madje dhe në të njejtën lagje.Ne duhet të realizojmë një plan ristrukturimi individual, për secilën banesë, thotë He Tao për "Global Times".

Në Gaotai ndodhen 447 shtëpi të vjetra, pjesa më e madhe e tyre, më tradicionalet të ngritura me baltë dhe dru, por disa edhe me tulla e dru. Strukturat jostabël dhe stili i veçantë i ndërtimit sjell vështirësi për punët rinovuese, madje dhe për gjetjen e specialistëve që do të kryejnë këto punë.

"Duhet restauruar jo vetëm fasada, por dhe pjesa e brendëshme e godinave të vjetra.", shprehet He.

Para 4 vjetësh autoritetet vendore të Kashgarit ftuan agjenci të arkitekturës dhe kompani të dizajnit për të ndërtuar modele shtëpish, bazuar në ato të vjetra si dhe duke përmirësuar stilin e ndërtimit. Atyre iu kërkua që përveç pamjes së ngjashme me shtëpitë e vjetra të zones modelet të siguronin dhe ndërtesën nga tërmetet përmes strukturave teknike të përparuara. Por nga modelet e realizuara nuk mbetën të kënaqur autoritetet vendore.

"Ne kërkuam të ndërtohen shtëpitë bazuar në metodën tradicionale. Por muret e reja që u eksperimentuan nuk ngjajnë me ato të vjetër., tregon Shi Shixiong, shef i zyrës së rehabilitimit të ndërtesave të vjetra të Kashgarit.


Foto: Cui Meng/GT

Sipas tij është e lehtë të ndërtosh shtëpi, por e vështirë të ndërtosh sipas një stili të caktuar arkitekturor.

Në gusht të vitit të kaluar, autoritetet vendore të Kashgarit shpallën tenderin në

China Construction News, duke ftuar kompani dhe agjenci dizenjimi për rinovimin e rezidencave të vjetra të qytetit Gaotai, duke ruajtur karakteristikat e tyre ndërtimore.

Kaloi koha dhe pjesmarrja në tender ishte e ulët.

"Ruajtja dhe rinovimi i ndërtesave të qytetit të vjetër Gaotai paraqitet një problem i vështirë. Nëse nuk realizohet puna banorët do të mbeten të pakënaqur. Ndaj mendojnë se kjo është arësyeja që agjencitë e dizenjimit hezitojnë të punojnë për këtë projekt, thonë autoritetet vendore.

Pas shumë kërkimesh dhe përpjekjesh, autoritetet zbuluan se një Institut kërkimor i arkitekturës pranë Universitetit Jiaotong, në veriperëndim të Kinës, ka një përvojë të pasur profesionale për konservimin e trashëgimisë arkitekutorore. Madje stafi i këtij instituti shquhet dhe për ruajtjen e banesave nga tërmetet. Para disa muajsh përfaqësues të autoriteteve vendore të Kashgarit vizituan institutin dhe I ftuan të marrin pjesë në tenderin e restaurimit të ndërtesave të vjetra të qytetit Gaotai.

Tashmë është kompletuar plani për rinovimin e ndërtesave dhe pas nënshkrimit nga autoritetet e Xinjiang-ut do të nisë puna.

Për këtë trashëgimi arkitekturore të Kinës ka patur mjaft projekte pilot në drejtim të rinovimit të qytetit të vjetër. Në qershor të vitit 2009 një delegacion i UNESCO-s vizitoi Kashgarin dhe vlerësoi pozitivisht punën e qeverisë për rinovimin , kryesisht të zones pilot, duke nxitur banorët të marrin pjesë aktivisht në procesin e rinovimit.

Në gusht të 2010 8 departamente dhe ministry, duke përfshirë Komisionin Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformën si dhe Ministrinë e Strehimit dhe të Zhvillimit urban dhe rural si dhe administrate shtetërore për trashëgiminë kulturore miratuan planin e rinovimit në 28 distrikte të kësaj zone, ku përfshihet dhe qyteti Gaotai. Investimi i përgjithshëm për këtë projekt është 7.05 miliard juanë (ose $1.15 miliard).

Nisma të banorëve


Foto: Cui Meng/GT

Disa prej banorëve të zones i kanë rinovuar vetë shtëpitë e vjetra. Njeri prej tyre është 60 vjeçari Adili Mamat, i cili ka jetuar në këtë rajon prej dekadash. Ai ishte dakord për ristrukturimin e shtëpisë së vjetër dhe për këtë u shpërngul në prill të vitit të kaluar në një banesë tjetër. Ai gjithmonë kishte dashur të jetonte në një shtëpi të rinovuar, por nuk e kishte realizuar këtë për mungesë të ardhurash. Pas miratimit të planit të restaurimit Adili shiti shtëpinë e vjehrrit të tij që ndodhej në qendër me një çmim prej 250,000 yuan, me të cilat do të niste rindërtimin e shtëpisë së re.

Tashmë në shtëpinë e re që kushtoi 870 mijë yuan, të pajisur me dy kate dhe 6 dhoma jetojnë 6 anëtarë të familjes. Për të paguar kredinë që mori për përfundimin e punimeve Adili hapi një market të vogël dhe dha me qira 3 dhoma të katit të pare, me të cilat siguron çdo vit rreth 40,000 juanë.

"Jam i lumtur që mora këtë vendim, ndonëse më duhet të paguaj kredinë. Pavarësisht vështirësive familja ime jeton tani në një shtëpi të re dhe të bukur, thotë Adili.

Nismat e banorëve janë një kontribut i veçantë në ruajtjen e ndërtesave të vjetra të trashëgimisë kulturore në Kinë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China