PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Të punosh në Tempullin Shaolin
2014-11-03 15:30:26 CRI Komenti juaj Printoni

Me siguri e kujtoni nga filmat e ndryshëm Tempullin kinez Shaolin, një manastir budist ambjentet e të cilit janë përdorur për filma me kung fu. Kohët e fundit drejtuesit e tempullit po kërkojnë një manaxher komunikimi.

Në shtator të këtij viti në media të ndryshme u botua njoftimi për një vend pune si manaxher komunikimi pranë tempullit të famshëm, që ndodhet në mes të pyjeve të malit Shaoshi në provincën Henan.

Burime nga Tempulli njoftojnë se kanë mbërritur rreth 300 aplikime për këtë vend pune. E veçanta e aplikuesve është se 1/4 e tyre kanë studjuar jashtë vendit, njofton Yang Tong, kryeredaktor i Sina Weibo, një portal lajmesh në Henan. Mes aplikantëve është një profesor, që ka punuar pranë universitetit të Harvardit, një reporter i njohur, dikur i punësuar në agjencinë kineze të lajmeve Xinhua si dhe një drejtues televiziv 24 vjeçar, i quajtur Hu.

"Unë kam lidhje me kulturën Shaolin dhe më tërheq shumë ideja për të punuar në një ambjent të qetë, ka thënë i riu Hu për gazetën "Metropolitan". "Nuk kam problem me dietën vegjetariane dhe mund të përshtatem mjaft shpejt me ambjentin atje.."

Jo të gjitha manastiret që kërkojnë personel vendosin rregulla për ta që të ndjekin rregullat e rrepta të jetës së murgjve, por të punosh në ambjente të tilla nuk është njësoj si të punosh në një kompani të zakonshme. Ditët e punës në manastir janë të strukturuara në mënyrë strikte dhe disiplina në punë në mjedisin fetar të shoqëron gjatë gjithë punës. Puna në manastirin Shaolin përfshin pak ditë festash pushim, madhe në disa manastire nuk pushohet as në fund-javë. Pagesa është modeste krahasuar me të punësuarit në kompani biznesi.

Përse të rinjtë duan të punojnë në tempull?

Për më shumë se tre vjet, 29-vjeçari Zhu Bingfan ka qenë nëpunës në Tempullin Shaolin. Çdo ditë, ai zgjohej në orën 6 të mëngjesit, i shoqëruar nga melodia mjaft popullore e filmit të Jet Li-së "Kung fu", realizuar në vitin 1982, në Tempullin Shaolin. Dita e tij kalonte në oborret me pluhur të tempullit, që ndodhet mes pyjeve si ato të portretizuara në shumë skena të filmit të njohur. Pas një filxhani çaji niste dita e punës për Zhunë. "Disa ditë unë merreshe me rregullimin e bibliotekës së tempullit budist, ndërsa kishte ditë kur ndihmoja në pritjen e vizitorëve. Ose të përfaqësuesve të medias.", tha Zhu.

Ai u njoh me Tempullin, ndërsa kryente punimet për disertacionin e tij për Master me temë "Prezantimi i Tempullit Shaolin në Perëndim", kur ishte student në Universitetin e njohur Sun Yat-sen të provincës kineze Guangdong. Pas diplomimit ai nisi punën në Tempullin Shaolin, por si mpunonjës i Korporatës së komunikacionit "China Telecom".

"Tempulli Shaolin është plot njerëz me eksperienca të ndryshme jete, " tregon Zhu, duke shpjeguar përse atij i pëlqen të punojë në një manastir. "Dëshiroja të takoja sa më shumë njerëz dhe të fitoja sa më shumë njohuri,tani që jam ende i ri. "

Pas 3 ditësh ai nisi të punonte në manastir si ndihmës i priftit budist Shi Yongxin. Pavarësisht emrit të madh të tempullit, prindërit e tij nuk ishin të kënaqur me zgjedhjen e të birit.

Zhu mendon se prindërit e tij si shumë të tjerë dëshironin që ai të fitonte sa më shumë të ardhura , ose të ngjiste shkallë[t e karrierës burokratike. Gjatë punës në Tempullin Shaolin, Zhu-së iu kërkua të ndiqte një dietë të rreptë vegjetariane, duke përjashtuar rregulla të tjera të cilave janë të detyruar tu binden murgjit e manastirit. Kjo punë kishte dhe vështirësitë e veta.

Zhu tregon se komunikimi me murgjit për të nuk ishte shumë i lehtë. Në fillim unë nuk e dija, tregon Zhu se murgjve nuk duhet tu drejtohesha me emër. Një tjetër rregull ishte se në ambjentet e manastirit nuk duhet të bëhet zhurmë. Në disa raste më thuhej se kisha ofenduar murgjit, por unë nuk e kuptoja se cila ishte arsyeja. Me kalimin e kohës Zhu u mësua me ritmin e jetës në manastir dhe rregullat e saj. Atij i pëlqente të lexonte librat e bibliotekës së Tempullit dhe të luante ping-pong. Ndonëse i pëlqente budizmi, nuk e praktikonte në jetën e përfidëshme. Ai aktualisht është shkëputur nga puna për të reflektuar dhe vendosur se çfarë do të bëjë më pas. Një nga dëshirat e tij është të nisë biznesit e vet për promovimin e kulturës tradicionale kineze. Zhu e pëlqen shumë budizmin pasi sipas tij është i thellë dhe një burim i pafund njohurish dhe dijesh. ."

Gjëra më të vlefshme se paratë

Shumë nga aplikantët për vendin e punës si menaxher komunikimi pranë Tempullit Shaolin nuk motivohen nga lekët. Zëvendës-dekani i Fakulteti të Filozofisë pranë Universitetit Renmin të Kinës, Wei Dedong thotë se " Ekzistojnë dy lloj inelektualësh, ndër ata që zgjedhin të punojnë në tempuj apo manastire.

Lloji i pare janë intelektualë që janë ndjekës të fesë budiste dhe punojnë në këto objekte kulti për bamirësi. Ndërsa në llojin e dytë bëjnë pjesë ata që mendojnë se të punosh në tempull apo manastir, nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një vend tjetër pune,me përjashtim të dietës vegjetariane dhe rregullave të sjelljes.

Pjesa më e madhe e aplikuesve për vendin vacant në Tempullin Shaolin i përkasin grupit të pare. Madje ka dhe disa prej tyre që punën në këto objekte kulti e konsiderojnë sit ë përkohëshme në karrierën e tyre, ndërkohë që kërkojnë një tjetër mundësi punësimi.

Një ndër aplikuesit për vendin vakant është dhe 39 vjeçari Qi Junzhao, i cili ka punuar si zëvendës drejtor ekzekutiv i Akademisë së Budizmit në Malin Putuo në provincën Zhejiang, si dhe ka një eksperiencë 12 vjeçare pune në disa manastire dhe tempuj. Sipas tij të punosh në një vend tjetër pune do të marrësh një shpërblim financiar për punën e bërë, port ë punosh në një tempull kompensohesh me të tjera vlera shumë më të mëdha se paraja. Ai është diplomuar në Universitetin Qingdao, në provincën Shandong në vitin 1997 për artet e bukura. Pas një pune 5 vjeçare si piktor, atij iu dha mundësia të punonte si editor artistic pranë Shoqatës Budiste Putuoshan në Zhejiang.

Atij i pëlqen jeta e thjeshtë. Në mëngjes e nis ditën me këngët e murgjve budistë dhe pas pune ushtron joga në zonën malore , ku ndodhet tempulli.

Kjo është zgjedhja e tij, me të cilën ndjehet i lumtur. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China