PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shtëpitë e çajit në Kinë
2014-10-27 14:15:18 CRI Komenti juaj Printoni

Shtëpitë e çajit

Kina, atdheu i çajit është e pasur në shtëpi çaji. Por atë janë të ndryshme nga Pekini në Shangai. Kultura dhe traditat e dy metropoleve kineze i bëjnë këto shtëpi çaji tepër tërheqëse.

Shtëpitë më të njohura të çajit në Pekin

Çaji dhe kultura e tij janë një pjesë e rëndësishme e përditshmërisë kineze me një traditë mbi 1 mijë vjeçare që nga koha e dinastisë Tang.Gjatë pranverës shërbehet çaji i bardhë, gjatë verës çaji jeshil, në vjeshtë çaji i llojit oolong, ndërsa çaji i zi gjatë dimrit. Bashkë me kulturën e çajit u popullarizuan dhe shtëpitë e çajit, të frekuentuara nga shtresa të ndryshme të popullsisë. Këto shtëpi çaji mund ti frekuentojnjë njerëz të thjeshtë apo persona të njohur në fusha të ndryshme të jetës.

Ka shtëpi çaji tashmë mjaft popullore në metropolet Pekin dhe Shangai.

Shtëpia e Çajit Laoshe

Ndodhet 10 minuta me këmbë nga sheshi Tianamen në Pekin. Vendodhja e këtij lokali e bën atë të jetë i mbushur më së shumti me turistë të huaj por edhe vizitorë nga e mbarë Kina të cilët vizitojnë qendrën e Pekinit.


Foto: 旮旯 / 东方IC

Duke pirë çajin e servirur këtu në filxhanët karakteristikë, madje të shoqëruar me snacks, vizitori sodit Tiananmenin, një nga sheshet më të mëdha dhe më të njohur të botës.Kjo shtëpi çaji ka marrë emrin e shkrimtarit të njohur kinez Lao She, pasi një dramë e tij me titull "Shtëpia e Çajit" përshkruan dimensionet sociale të Pekinit të vjetër.

Shtëpia e Çajit Laoshe u krijua në vitin 1988 dhe shumë shpejt u popullarizua për servirjen e "Dawancha"( që do të thotë çajit në filxhanë të mëdhenj). Kjo është një traditë e vjetër pekinase që u ruajt për mbi 2 dekada në këtë lokal. Por interesante është se edhe në ditët tona çmimi i kësaj pije nuk ka ndryshuar. Me 2 juanë klienti ende mund të porosisë një filxhan të madh çaji në Shtëpinë e Çajit Laoshe.

Çdo mbrëmje në këtë lokal shfaqet për 90 minuta një traditë ekstravagante. Bëhet fjalë për servirjen e "Çajit Kungfu", një përzierje e dy simboleve kineze. Ky specialitet shërbehet në një enë të gjatë prej bronxi.

"Peace Art Co"

"Peace Art Co" vjen nga "Peace Painting Gallery". Para 50 vjetësh ky ishte një sallon mjaft i frekuentuar nga artistë dhe shkrimtarë. Poeti i njohur Guo Mouo dhe piktorët Xu Beihong dhe Qi Baishi e frekuentonin rregullisht këtë shtëpi çaji. Edhe në ditët e sotme kjo godinë ka një atmosferë artistike, pavarësisht se është një shtëpi çaji.

Kudo në lokal shfaqet kultura kineze nëpërmjet dekorimeve. Në katin e parë të godinës ndodhet një muzeum i vogël, ku ekspozohen piktura dhe vepra të vjetra arti. Ndërsa në katin e dytë shijohet çaji por edhe ndonjë ushqim tjetër. Në këtë lokal shërbehet dhe çaj japonez i shoqëruar me ushqime karakteristike kineze.

Shtëpia e çajit "City Impression"

Ky lokal ndodhet në një kopësht tradicional në pjesën e vjetër të Pekinit. Shtëpia karakteristike ka shërbyer si rezidencë e zyrtarëve të lartë gjatë dinastive Ming dhe Qing. Nëse dëshiron të ndjesh vërtet shijen e Pekinit të vjetër, kjo shtëpi çaji të ofron një ndjesi të tillë të veçantë. Serviset e vjetra prej porcelani, atmosfera e qetë dhe tepër miqësore e bën këtë lokal tepër të pëlqyer jo vetëm për vendësit por edhe për turistët dhe të huajt që jetojnë në Pekin.

Krahas listës së gjatë me llojet e çajrave që serviren, Shtëpia e Çajit "City Impression" ofron dhe disa gatime të ndryshme tradicionale. Madje këtu ofrohen dhe lojra të trashëguara nga Pekini i vjetër.

Shtëpia e Çajit Shangai i Vjetër

Banorët autoktonë të Shangait kishin traditë të frekuentonin rregullisht shtëpitë e çajit dhe kjo rutinë ishte mjaft interesante për ta. Shtëpitë e çajit në këtë metropol të Kinës zinin sipërfaqe të mëdha ku përfshiheshin në servirje dhe disa ushqime dhe çmimet e tyre ishin të lira. Mbi të gjitha këto shtëpi çaji ishin vend takime për njerëzit. Një shtëpi çaji shpesh shërbente si një ambjent shoqëror, ku liheshin takime për motive pune, miqësie, njohjeje.


Foto: 汤德伟 / 东方IC

E veçanta e Shtëpisë së Çajit Shangai i Vjetër është se aty nuk takon vendës, por vetëm të huaj që jetojnë në këtë qytet apo turistë. Dizenjimi i këtij lokali është tepër i veçantë që tërheq më së shumti turistët e huaj, të cilët edhe nëse nuk janë amatorë të çajit e vizitojnë këtë lokal për të veçantën e tij. Kur në tavolinë mbërrin një filxhan çaji i llojit Lung Ching ose Jasmine, ajo që tërheq vemendjen është mënyra e shërbimit të tij. Për turistët dhe të huajt e mësuar me qeskat e çajit në kuti kartoni, servirja e çajit këtu ngjan me një ritual vërtet interesant.

Por çaji nuk është i vetmi motiv i hyrjes në Shtëpinë e Çajit Shangai i Vjetër, pasi ajo që u intereson më shumë vizitorëve është atmosfera e këndëshme, relaksimi dhe " shpëtimi" nga rrugët plot njerëz të Shangait. Në këtë shtëpi çaji vizitori ndjehet si në një oaz qetësie dhe relaksi,pasi lokali ndodhet në zemër të qendrës historike të Shangait, pasi ke përshkuar me këmbë Kopshtet Yuyuan.

Pamja që të ofron nga jashtë dhe dizenjimi i brendshëm i lokalit të ndërtuar në dru, fenerët e kuq karakteristikë kinezë krijojnë një atmosferë të ngrohtë për klientët e shumtë. Menuja shumëgjuhëshe ofron disa lloje çajrash si Keemun, Jasmine, Lung Chin, Ti Kuan Yin. Të shumta janë fotot e realizuara nga turistët në këtë shtëpi çaji të Shangait, pasi këtu shpaloset këndshëm kultura tradicionale kineze e çajit. Këto kujtime fokusohen në kujtesën e turistëve, duke përhapur një kulturë mijëravjeçare në mbarë botën.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China