PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gatimi i luleve
2014-10-20 17:28:18 CRI Komenti juaj Printoni

Kuzhina kineze, një nga më të shquarat dhe më të pasurat në botë, ndër recetat e larmishme të saj ka dhe gatimet me lule. Në disa restorante në Kinë, por edhe në restorantet kineze anembanë botës, klientët e të cilave janë gjithnjë e më të shumtë në menu me siguri do të gjeni dhe gatime me lule, të cilat janë pjesë e gatimeve më të rafinuara.

Lulet nuk janë thjesht për dekor, objekt zbukurimi, por ato edhe mund të përdoren në gatime të ndryshme. Kina e njohur për çajrat e larmishëm të përgatitur me lule e ka zgjeruar që nga lashtësia përdorimin e tyre. Lule të përhapura në mbarë botën si trëndafilat, peonia, zambakët, manjolat apo lulet e qershive janë përdorur në kuzhinën kineze rreth 2 mijë vjet më parë.

Yin Yin, njëri nga zyrtarët e dinastisë kineze Shang, që ka sunduar në vitet (1600-1046 p.e.s) njihej si një ekspert i përdorimit të luleve në kuzhinë. E vetmja perandore femër e Kinës, Wu Zetian, që ka sunduar në periudhën e dinastisë Tang në vitet 624-705, thuhej se përdorte si ushqim disa lloj kekrash të gatuara me lule. Ngrënia e luleve u përhap dhe në periudhën e mëvonëshme, duke u shndërruar në një art të të jetuarit. Në ditët tona në disa nga restorantet e Kinës gjatë përgatitjes së pjatave tradicionale, përdoren edhe lulet.

Embëlsia e luleve

Vjeshta është stina e rritjes dhe lulëzimit të lules së njohur me emrin "osmanthus", e cila ka një aromë të këndëshme.Kjo lule në Kinë përdoret për dekorim gjatë dasmave tradicionale. Por ajo përdoret dhe për gatimin e mishit të patës, të ëmbëlsirave me oriz dhe verë,por edhe mbushet me lotus dhe oriz, duke i dhënë ëmbëlsi dhe aromë të veçantë gatimit. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, çaji i lules së osmanthus shëron kollën, hap oreksin dhe pastron toksinat e trupit.

Jasemini

Një lule tjetër e njohur edhe në Kinë është jasemini. Thuhet se emri i kësaj luleje e ka origjinën nga persishtja që do të thotë "dhuratë e Zotit". Në Kinë është një këngë e njohur me titull "Lulja e jaseminit", e cila vjen që nga koha e dinastisë Qing (1644-1911).Kjo lule u bë e famshme edhe në operan e kompozitorit të madh italian Puçini, "Turando", ku ai flet edhe për aromën kineze të lules.

Çaji i lules së jaseminit është mjaft i njohur në Kinë. Por petalet e kësaj luleje mund të përdoren në gatim dhe sipas mjekësisë tradicionale kineze përdoren për të shtuar oreksin. Shpesh në kuzhinën kineze lulja e jaseminit përdoret për aromën e veçantë të saj. Madje një nga recetat e gatimit të jaseminit është me vezë të rrahura.

Krizantemi

Është simbol i fisnikërisë dhe i bashkangjitet në kulturën e lashtë kineze luleve simbolike që janë gonxhet e qershisë, të orkidesë dhe të bambusë.Në një poemë të njohur të poetit të famshëm kinez Li Sao thuhet "Në mëngjes pi çajin e manjolës dhe në mbrëmje të krizantemit". Thuhet se në kuzhinën kineze lulja e krizantemit është përdorur për herë të parë në shekullin e 15-të p.e.s Në Kinë prodhohej verë nga lulja e krizantemit dhe thuhej se të sillte fat të mbarë. Shija e ëmbël e krizantemit përdoret për ëmbëlsira të ndryshme.

Kërkimet e kohëve moderne kanë vërtetuar vlerat e larta mjekësore të krizantemit, në sëmundjet e stomakut, në ethe, përmirëson shikimin dhe dëgjimin, parandalon tensionin e lartë të gjakut si dhe ndikon në rënien nga pesha. Një nga recetat e restoranteve tradicionale kineze është ajë e sallatës me krizantem të egër.

Këshilla për përdorimin e luleve në gatim

Kujdesuni që lulet e përdorura për gatim të mos jenë rritur me toksina.

Mos përdorni për gatim lule të blera në dyqanet e luleve dekoruese, sepse mund të jenë spërkatur me pesticide.

Shmangni zierjen e petaleve, sepse kështu do të shkatërroni delikatesën e tyre.

Mos konsumoni gatime me lule nëse vuani nga alergjia e shkaktuar prej polenit të tyre.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China