PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lajme në Hotpot
2014-10-08 09:36:43 CRI Komenti juaj Printoni

Lëkurë si porcelan- e preferuar në Kinë

Kur viziton Kinën, kryesisht gjatë verës sheh se sa shumë femrat kineze e mbrojnë fytyrën dhe trupin nga dielli. Pavarësisht moshës, ato nuk lëvizin në diell pa kapele, çadra, madje në disa raste edhe doreza verore. Femrat kineze ruhen shumë të mos u bien drejtpërdrejt rrezet e diellit, pasi duan që lëkura e tyre të mbetet sa më e bardhë. Sipas mentalitetit të tyre, femrat me fytyrë të nxirë nga dielli u përkasin shtresave të ulta shoqërore dhe ngjajnë si fshataret që punojnë arën. Për sytë e tyre një lëkurë e bardhë është më e pëlqyer.


Foto: 东方IC

Mbrojtja e lëkurës nga rrezet ultravjollcë që në disa orë të pikut të vapës janë të dëmshme për të gjitha llojet e lëkurave, këshillohet gjerësisht nga dermatologët. Por mbrojta e lëkurës nga kinezet nuk mbetet me kaq. Mjafton të hysh në qendra tregtare dhe të ndalesh te sektori i kozmetikës dhe do të shohësh prodhime që kanë si shtesë termin "zbardhues". Në fillim befasohesh se për çfarë bëhet fjalë. Sigurisht efekti zbardhues takohet kryesisht te kremrat apo kremrat pudër, të përdorur gjerësisht nga femrat e grup-moshave të ndryshme.

Zbardhja e lëkurës nuk është një dukuri vetëm kineze, por aziatike. Çdo farmaci në Tajlandë, Kamboxhia, Vietnam, Kore, Japoni apo Mongoli tregton "kremra zbardhues për fytyrën", për femrat që duan të zbardhin lëkurën e tyre.


Foto: 周俊祥 / 东方IC

Në mendësinë aziatike një lëkurë e bardhë si porcelani e femrës është shenjë mirëqenieje, ndërsa një lëkurë e errët tregon se personi është disi i vuajtur dhe punon shumë për të jetuar.

Madje për ta përforcuar këtë dukuri mund ti referohemi një thënie kineze, të vjetër , sipas të cilës "Lëkura e bardhë mbulon qindra gabime".

Cigaret elektrike të dëmshme

Të rinjtë që përdorin cigaret elektrike kanë një dëshirë më të madhe të konsumojnë cigare të zakonshme, krahasuar me ata që nuk kanë konsumuar kurrë e-cigaret. Këtë e deklaron një studim i fundit i kryer nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin e tyre, në SHBA (CDC).


Foto: 张国荣 / 东方IC

Studimi, i botuar në gazetën " Kërkime për nikotinën dhe duhanin", tregon se 43.9 % e nxënësve amerikanë të shkollave të mesme dhe të larta, që kanë përdorur e-cigare, janë më të predispozuar për të përdorur cigare normale pas një viti, krahasuar me 21.5 % e atyre që nuk kanë përdorur kurrë e-cigare.

Ndër të tjera, më shumë se 263 mijë të rinj amerikanë, kanë përdorur vetëm cigare elektrike gjatë vitit 2013, ndërsa në 2011 numri I tyre ishte 79 mijë ,thuhet në studimin e CDC i cili bazohet në sondazhin për duhanin tek të rinjtë në nivel kombëtar në vitet 2011, 2012, dhe 2013.

"Na shqetëson shumë përdorimi i duhanit nga të rinjtë, sidomos i atyre që më pare kanë përdorur cigare elektrike ose prodhime duhani. Nikotina jo vetëm krijon varësi të lartë, por mund të dëmtojë zhvillimin e trurit tek adoleshentët. " thotë Tim McAfee, drejtor i Zyrës CDC për "Duhanpirjen dhe shëndetin". Cigaret elektrike punojnë me bateri dhe çlirojnë nikotinë dhe kimikate të tjera. Ato promovohen si një alternative e shëndetshme e cigareve të zakonshme dhe për lënien e duhanit, madje mund të kenë shije çokollate apo luleshtrydhesh, që ndalohen tek cigarette e zakonëshme.

Në prill të këtij viti, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së propozoi një rregullore për ndalimin e shitjes së cigareve elektrike për të rinjtë nën moshën 18 vjeç.

"Rritja e numrit të të rinjve që përdorin cigaret elektrike, është bërë shqetësim për prindërit e tyre por dhe komunitetin e shëndetit publik Kjo pasi konsumuesit e cigareve elektrike , kishin dyfish prirje për konsumimin e cigareve të zakonshme, krahasuar me ata që kurrë nuk kishin provuar cigare elektrike," thotë Rebecca Bunnell, zëvendësdrejtore për shkencën e Zyrës CDC për duhanin.

Studimi i CDC u botua në të njejtën ditë kur Shoqata amerikane për sëmundjet e zemrës (AHA) kërkoi zbatimin ndaj cigareve elektrike të të njëjtave ligje si për cigaret e zakonshme.

"Studimet e kohëve të fundit kanë shtuar shqetësimin se cigaret elektrike mund të jenë si trampoline për te cigarette e zakonshme për moshat e reja, kjo do të shtonte numrin e duhanpirësve në shoqërinë tone," vëren Nancy Brown, drejtore ekzekutive e shoqatës.

Sipas CDC, mbi 3,200 të rinj amerikanë provojnë çdo ditë cigaren e tyre të pare. Pavarësisht uljes së nivelit të duhanpirjes, kjo e fundit vret gjysmë milioni amerikan çdo vit dhe mbi 16 milion amerikanë vuajnë nga sëmundje të shkaktuara nga pirja e duhanit, që sjellin një kosto prej 132 miliard dollar në vit në shpenzimet shëndetësore, njofton CDC.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China