PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Avokat për divorcet
2014-09-29 17:57:06 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit në fokusin e mediave është vënë ndryshimi i konceptit të njerëzve për martesën, ose më saktësisht, për divorcin. Krahas zhvillimit ekonomik, numri i divorceve është rritur ndjeshëm në 10 vitet e fundit në Kinë. Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Çeshtjeve Civile e Kinës, vitin e kaluar, 3.5 milionë çifte kineze u regjistruan si të divorcuar, shifër kjo gati 13% më e lartë se e vitit 2012.

Përqindja e divorceve është rritur krahas zhvillimit ekonomik, sikur të jetë një mallkim, që vërehej në të kaluarën në vendet e zhvilluara, por tani ka prekur edhe botën shpirtërore të kinezëve. Lulëzimi ekonomik i bën femrat gjithnjë e më të pavarura nga meshkujt. Ndërkohë, ligji modern mbështet lirinë e individëve në martesë.

Por, jo të gjithë ish-të dashuruarit mund t'i mbyllin marrëdhëniet intime në qetësi, sidomos kur divorci ka të bëjë me ndarjen e pasurive familjare dhe rritjen e fëmijëve, apo çeshtje të tjera të ndërlikuara. Prandaj, gjithnjë e më shumë çifte preferojnë të ndjekin rrugën ligjore. Sipas të dhënave statistikore, gati 1/3 e çeshtjeve ligjore të gjykatave kanë të bëjnë me divorce. Për këtë janë dhe avokatët e posaçëm për të trajtuar mosmarrëveshjet në divorc, të cilët njerëzit i quajnë "avokatë profesionistë për divorce".

Çdo mëngjes, Shy Naiyi takohet me klientin e parë në orën 8.00. "Pres të paktën 6 ose 7 klientë në ditë. Nis punën në ora 8 në mëngjes, por mezi dal nga zyra para orës 9 në mbrëmje. Një drekë me orar normal duket e pamundur për mua. Të mos përmend se kam tre asistentë për të më ndihmuar në kryerjen e proçedurave dokumentare. Madje nuk kam kohë as për të fjetur", tha z. Shy.

Si avokati më i njohur i qytetit Nankin të Kinës Jugore, ai nuk ka asnjë ditë pushim sepse çeshtjet ligjore për divorc zakonisht janë të ndërlikuara dhe shumë prej tyre duhet të kalojnë në gjykim të shkallës së dytë. Kështu që përfundimi i çdo çeshtjeje nevojit mesatarisht një vit e gjysmë.

Z.Shy është një ndër avokatët e qytetit Nankin që e ka nisur më herët biznesin e avokatit të divorceve. Duke filluar nga viti 2008, ai u bë avokat që trajton vetëm raste divorcesh.

"Në të kaluarën, çiftet që divorcoheshin nuk kishin pasuri të shumta dhe gjykatat i trajtonin çeshtjet duke u ndalur në të drejtën e rritjes së fëmijëve dhe të ndarjes së banesës. Por, tani, pasuritë familjare janë shtuar shumë, si nga llojet ashtu dhe vëllimi. Kështu që avokatët profesionistë mund të bëjnë më shumë në mbrojtjen e klientëve të tyre", tha z. Shy.

Sipas tij, shumica e avokatëve për divorce janë në moshë të mesme dhe të martuar. "Duhet të jenë të martuar sepse avokatët pa eksperiencë për jetën martesore, nuk mund të trajtojnë si duhet rastet e divorcit. Megjithëse klientët vijnë për t'u ndarë në mënyrë ligjore, arritja e një rezultatit të pranueshëm nga të dyja palët ka nevojë për ndërhyrjen e ndjenjave", shtoi z. Shy.

Në intervistë, ai tha se tani mosha e çifteve që divorcohen po bëhet gjithnjë e më e re. Mbi 90% janë të sapomartuar dhe afërsisht të moshës 40. "Mbi 70% e klientëve të mi janë femra sidomos ato të reja që nuk kanë shumë vjet martesë. Kurse, përsa u përket arsyeve, tradhëtia bashkëshortore zë përqindjen më të lartë, pastaj vjen mospërputhja e karaktereve dhe konflikti midis çifteve të reja dhe prindërit e bashkëshortëve", tha z. Shy.

Z. Shen Xuewei është avokat për divorcet. Sipas tij, avokatët profesionistë në këtë fushë nuk janë siç mendojnë njerëzit, që i kushtojnë më shumë vëmendje përfitimit nga çeshtjet, por ndonjëherë janë edhe ndreqës të marrëdhënieve martesore në rrezik.

"Një rast që s'mund të harroj kurrë ishte një çift i ri, ish-shokë shkolle, martuar me dashuri. Për shkak të disa keqkuptimeve të vogla, pas gjykimit për dy herë, ata u ndanë. Më vjen shumë keq sa herë kur i kujtoj ata", tha z. Shen, që ka 7 vjet eksperiencë në çeshtjet ligjore të divorcit.

Por, ka edhe raste të mira. "Një burrë më kërkoi ndihmë ligjore se gruaja e tij kërkonte divorc. Ai, si përgjegjës i sektorit të shitjes së kompanisë, ishte aq i zënë me punë, sa nuk kishte kohë ta shoqëronte gruan. Me ndëmjetësim të avokatëve të të dy bashkëshortëve dhe praninë e

Gjykatësit, më në fund, gruaja e tij tërhoqi padinë dhe bashkëshorti, që ishte klienti im, ndërroi punë. Tani ata jetojnë të lumtur", tha Shen duke buzëqeshur.

Ndërkohë, me një profesion aq të veçantë, z. Shen shpreh mësimet që ka marrë nga trajtimet e rasteve. "Fatkeqësisht, në qarqet e avokatëve, përqindja e divorceve nuk është e ulët. Kam disa miq që janë kthyer beqarë. Kurse në familjen time, para lindjes së djalit, ishim shumë të lumtur. Por pas shtimit të këtij anëtari të ri, në jetën tonë ka pasur edhe grindje. Megjithatë, sa herë kujtoj rastet që kam hasur ku një familje përfundon e ndarë për gjëra të vogla, duke lënë fëmijët e pafajshëm dhe kujtime të hidhura,i mbush mendjen vetes të marr përgjegjësinë si burrë dhe baba", tha z. Shen.

Në krahasim me dy kolegët meshkuj znj. Li Jingjing lufton më shumë si shpëtimtare e martesës së dëmtuar. Ajo ka një vajzë 1 vjeçe dhe klientët e saj janë kryesisht femra.

"Sa herë kur marr një rast, dua të dëgjoj klientet e mia në radhë të parë dhe pastaj të kontaktoj me bashkëshortin. Ndryshoj nga të tjerët, dua në fillim të gjej mundësinë e rivendosjes së marrëdhënieve midis dy palëve në martesë", tha znj. Li.

Nëse nuk ka mundësi për pajtim, do të nisë "punë zyrtare", pra, kryerja të proçedurave ligjore. Në krahasim me avokatët meshkuj, ajo e merr më shumë parasysh pakësimin deri në minimum të dëmit ndaj fëmijëve.

"Për shembull, sipas ligjit të vendit tonë, fëmija që jeton me njërin nga prindërit prej 2 vjetësh mund të konsiderohet si një faktor që tregon prishjen e plotë të marrëdhënieve martesore dhe favorizon gjykimin përfundimtar për divorc. Por si të vërtetohet nëse është mbushur apo jo ky afat? Shpesh herë, për leverdi, klientët e mi propozojnë që fëmijët e tyre të jenë dëshmitarë. Por unë mendoj se pavarësisht se për çfarë shkaqesh mund të jenë, ata nuk duhet të bëjnë kështu sepse fëmijët do të vuajnë dhe do të ndihen keq në sallën e gjyqit. Prandaj, gjithmonë i këshilloj të gjejnë mënyrë tjetër", tha znj. Li.

Kurse, pas përfundimit të rastit, Li Jingjing do të luajë rolin si eksperte psikologe dhe i thotë klientes së saj kur është koha më e përshtatshme tu thonë fëmijëve për ndarjen e prindërve.

Megjithëse pavarësia ekonomike dhe ngritja e pozitës shoqërore të femrave kanë pasqyruar përparimin e shoqërisë, ato përbëjnë edhe arsyet kryesore të shtimit të divorceve. Martesa, kjo lidhje të shenjtë midis dy njerëzve mbetet gjithmonë një enigmë për njerëzit në kohën moderne.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China