PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe robotët
2014-09-15 17:20:12 CRI Komenti juaj Printoni

Robotët në Kinë kanë një përhapje të gjerë, pasi këtu ekziston tregu më i madh i industrisë së makinave automatike. Një drejtues i këtij sektori është i mendimit se e ardhmja e robotëve në Kinë do të jetë për përdorim shtëpiak si dhe për tu ardhur në ndihmë të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Një robot i prodhuar në Japoni mund të zgjidhë me shpejtësi kubin e Rubikut apo edhe puzzle të tjerë ,sipas udhëzimeve. Ka dhe robotë që përdoren për të përzgjedhur karamele për fëmijët në qendra tregtare. Kurse në Kinë ka një vemendje të madhe të konsumatorëve ndaj robotëve dhe shfrytëzimit të tyre në jetën e përditëshme. Në ekspozitat e robotëve janë të shumtë të rinjtë vizitorë, të tërhequr pas ndërtimeve metalike.

Shërbimet e kryera nga robotët nuk janë vetëm për argëtim, pasi ata mund të kryejnë shërbime konkrete. Një nga këto është të shërbejnë së një bar. Krijimi i robotëve që kryejnë shërbime po shtohet në industrinë kineze të robotëve, por dhe në bashkëpunimin me partnerët e huaj.

"Kemi planifikuar promovimin e shërbimeve tona robotike. Shpresojmë që robotët e prodhuar prej nesh të gjejnë përdorim në stacionet e autobusëve, në vende argëtuese por edhe në hapësira të tjera publike. Robotët me shërbimet e orfuara prej tyre lehtësojnë jetën e vizitorëve në këto hapësira, ," thotë Hirota Hiroyasu, drejtor i Yaskawa Electric.

Në nivel global funksionojnë mbi 3 robotë industrial për çdo shërbim robotic, ndërsa në Kinë kjo diferencë është më e madhe. Federata Robotike e Kinës ka bërë të ditur se ekziston një treg i madh i shërbimeve të ofruara nga robotët për vendet publike por edhe në banesë.

"Në 3-5 vitet e ardhshëm, shërbimet e robotëve do të zhvillojnë edhe vetë industrinë e robotëve. Po të kemi parasysh numrin e madh të të moshuarve si dhe rreth 100 milion personave me aftësi të kufizuara fizike në vend, robotët do të përbënin një mundësi të shkëlqyer për tu shërbyer atyre. Është vetëm çeshtje kohe masivizimi i shërbimeve të robotëve për publikun", shpjegon Song Xiaogang, sekretar i përgjithshëm i Federatës Robotike të Kinës.

Madje Song është i mendimit se tregu i robotëve do të ketë një zhvillimi të madh në vitet e ardhshëm, dhe do të mund të krahasohet me zhvillimin e industrisë së makinave gjatë dekadës së kaluar në Kinë. Për ta bërë më konkrete idenë e tij, për shërbimet e robotëve në ambjente familjare, Song thotë se robotët mund të kryejnë me cilësi punët e shtëpisë ndër të cilat rradhit pastrimin me fshesë me korrent të tapeteve, apo larjen e xhamave.

Shohim filma me robotë dhe mendojmë se janë të përshtatshëm për fantazinë fëminore apo rinore. Aktualisht robotët nuk përbëjnë më një fantazi por siç mësohet nga vetë dinamika e zhvillimit dhe promovimit të tyre, ata shume shpejt do të jenë pjesë e jetës së qytetarëve. Ky zhvillim teknologjik i vënë në shërbim të njeriut përbën një nga sukseset e shkencës, ndaj duhet përshëndetur.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China