PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Këshillues ndarjesh-një profesion i ri
2014-09-01 10:19:32 CRI Komenti juaj Printoni

Këshillues ndarjesh-një profesion i ri

Ndarjet e një çifti, të martuarish, të fejuarish apo të dashuruarish, nuk janë kurrë të lehta. Ndërsa nismëtar i ndarjes është njëri nga partnerët, tjetri është ai që vuan ndarjen. Marrëdhëniet në çift përbëjnë një pjesë të rëndësishme të jetës së njeriut, ndaj dhe prishja e një marrëdhënie me pasojë ndarjen është pjesa e hidhur e tyre. Në epokën e internetit edhe ndarja mes një çifti mund të realizohet virtualisht, pa praninë e njërit, kryesisht atij që e ndërmer ndarjen. Ndodh që një çift ndahet dhe komunikimi i vendimit të ndarjes përballohet me vështirësi nga ai që e kërkon atë.

Por tashmë kjo dramë në çift në Kinë merret përsipër nga një agjenci e specializuar për ndarjen, me ndërmjetësimin e të cilës çifti e përballon më lehtë këtë moment, të trishtuar në jetën e tij.

Qi Linlin, është një agjente ndarjesh, e cila kërkohet nga klienti apo klientja e saj, që do të realizojë me sa më pak dhimbje ndarjen nga partneri. Puna e agjentes së ndarjeve konsiston në informimin e njërit prej partnerëve, nëpërmjet telefonit për kërkesën për ndarje të bërë nga klienti apo klientja e saj. Kështu agjentja e ndarjes shërben si palë e tretë në këtë ngjarje. Si pjesë e procesit të ndarjes, Qi duhet që së bashku me porositësin e ndarjes, që është njëri prej partnerëve të këshillohet me të për tekstin e telefonatës, duke mos lënë jashtë skenarit asnjë pjesë të kërkesës për ndarje. Para telefonatës me atë që do të jetë ish-partneri apo ish partnerja e klientit të saj, agjentja e ndarjes duhet të jetë përgatitur mire. Pas arritjes së ndarjes me sukses , për këtë telefonatë ajo paguhet me 50 yuan (ose 8 $) , por ajo mund ta realizojë këtë edhe duke shkruar një letër për ndarjen e çiftit.

Si lindi profesioni i këshilluesit të ndarjeve?


Guru i ndarjes

Të frymëzuar nga filmi artistik "Guru i ndarjes" i shfaqur në kinematë kineze më 27 qershor të këtij viti, biznesi i ndarjes së çifteve, duket se ka nisur të ketë sukses dhe në jetën reale.

Në website-n më të madh komercial kinez Taobao ofrohen 20 agjenci ndarjesh. Ndërsa në tritter-in kinez, Sina Weibo, propozohen të tjera shërbime profesionale për ndarjen e çifteve.

Qi tregon për "Global Times " se ajo punon për Taobao , dhe madje pranon se shërbimet e ndarjes së çifteve kanë nisur të ofrohen pas suksesit që pati në Kinë filmi " Guru i ndarjes ".

Me një ekip prej 10 vetësh që diskutojnë me klientët kërkesat për ndarje, shërbimet e këtyre kompanive ofrojnë ndarje me shkrim, ku nënkuptohen letrat e shkruara nga agjenti, telefonata ndarjeje, apo mesazhe telefonike ndarjeje, por edhe shpërndarje të mesazhit të ndarjes njërit prej partnerëve personalisht nga agjenti. Çmimet nisin nga 50 yuan (ose 8$) për një letër të thjeshtë apo telefonatë të thjeshtë, duke u rritur nëse skema e ndarjes është më e sofistikuar.

Qi thotë se agjenti i ndarjes duhet të njohë shumë mire rastin e ndarjes përpara se të përfshihet në realizimin e letrës apo telefonatës. Ajo tregon se ka realizuar deri tani me sukses ndarje, ndër të cilat dhe lidhje dashurie online mes çiftit por dhe ndarje të një çifti që jetonte në distance. Muajin e fundit lindi një biznes i ri ndarjesh. Ky website kërkon 30 yuan ( ose 5$) për email, bazuar në historinë e klientit. Drejtuesi i këtij website Xinniang Yijiao, mendon se agjencia e ndarjeve është një sipërmarrje afatshkurtër. Ai mendon se klientët që i kanë kërkuar këtë shërbim e kanë bërë nga kurioziteti, pas filmit "Guru i Ndarjes".

Agjencitë e ndarjes dhe e ardhmja e tyre

Në opinionin publik ka mendime të ndryshme lidhur me këto agjenci. Disa janë të mendimit se ato dëmtojnë privatësinë e personave. Madje një nga punonjësit e agjencisë së ndarjeve thotë se ka dëshirë që në të ardhmen të krijojë një agjenci për të ndihmuar çiftet e ndara të ribashkohen, jo të ndahen dhe të humbasin njeri-tjetrin. Kjo duket një ide interesante që mund të sjellë në të ardhmen krijimin e një biznesi të ri.

Mendimi i sociologut

A është normale që një çift të martuarish, të fejuarish apo të dashuruarish të ndahet në këtë mënyrë ?


Guru i ndarjes

Kjo duket si një mënyrë aspak njerëzore, madje fyese për partnerit që e mëson ndarjen nga një agjenci. Ka diskutime të shumta në rrjetet sociale në Kinë lidhur me këtë dukuri të re në shoqëri. Por për këtë janë shprehur në media edhe sociologët .

Shao Zhouying, këshilltar për marrëdhëniet në çift, është i mendimit se ata që përdorin agjencitë e ndarjes për ti dhënë fund lidhjes së tyre me partnerit apo partneren, janë një shembull i " mungesës së ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë". Madje ai e krahason funksionin e agjentit të ndarjes me ndihmën që u kërkonin çiftet në vitet 70-të, 80-të prindërve për të zgjidhur marrëdhëniet në çift.

Sipas tij marrëdhënia është çeshtje e çiftit, ndaj partnerëve në një lidhje u takon ta zgjidhin edhe ndarjen, duke marrë të gjitha përgjegjësitë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China